22 November 2026, 14:29
Nga G.M
Edi Rama
QAFË THANË- Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për një opinion personal dhe jo për një ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit fqinj. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Hristijan Mickoski në Qafë Thanë, Rama u shpreh se nuk do t’i jepte leksione qeverisë apo popullit maqedonas për vendimet që duhet të marrin.
Ai shpjegoi se deklarata ishte bërë gjatë një interviste për një televizion bullgar, ku kishte folur për kushtet e vendosura nga Bullgaria për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Rama theksoi se Shkupi ka të drejtë të ketë rezerva për këtë çështje, por sipas tij, përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Ai shtoi se Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin europian të vendit fqinj.
“Së pari, është shumë interesante por edhe argëtuese që pavarësisht se jemi në anën tjetër të kufirit pyetjet dhe ngacmimet dhe kapjet pas fjalëve janë fiks njësoj. Jemi njësoj. Deri tani pyetjet janë vetëm për të ngacmuar artificialisht plagë që nuk ekzistojnë. Dua të them që unë kam qenë në mënyrë të vijueshme një zë nganjëherë i lartë në mbështetje të procesit të afrimit dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Asnjëherë nuk do ia lejoja vetes që ti tregoja qeverisë apo popullit maqedonas se çfarë duhet të bëjë. Ajo të cilës iu i referoheni është përgjigja për një televizion bullgar ku do shkoj për pak ditë në një vizitë për një pretendim të Bullgarisë ndaj Maqedonisë në një marrëveshje mes të dyja këtyre palëve. Unë kam bërë një shpjegim më të gjatë sesa fjala që u kapën mediat në Maqedoni duke thënë se sa shumë sakrifica ka bërë Maqedonia dhe ka arritur të ndryshojë emrin e prapë BE nuk ka bërë atë që ka premtuar.
Pala maqedonase me të drejtë shqetësohet dhe dyshon se mund të ketë diçka tjetër në rast se hedh këtë hap për të përfshirë në kushtetute pakicën bullgare. Nga ana tjetër kam shtuar se kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe e kam të vështirë të shoh diçka tjetër. Ne nuk bëhemi pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në BE. E kam për të dy gazetarët që pyetën sa mik e kanë. Nuk e di ku qëndron kontradikta mes miqësisë reciproke dhe momenteve të caktuara kur kemi nuanca në mënyrën si flasim por mes meje e Mickoski nuk ka asnjë lloj dallimi substancial për miqësinë tonë. Përkundrazi miqësia jonë më kalimin e kohës bëhet shumë më e qartë sepse themi atë që mendojmë e mendojmë atë që themi”, tha Rama./Dosja.al
edirama
Politike
22 November 2026, 14:11
G.M
pamje
QAFË THANË- Një përplasje verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut ës...
Politike
22 November 2026, 12:43
G.M
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke shprehur mirënjohje për Rilindasit dhe f...
Politike
22 November 2026, 11:23
G.M
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, përmes nj&...
Politike
22 November 2026, 10:55
G.M
pamje
QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë inauguruar sistemin e int...
Politike
22 November 2026, 10:46
G.M
Erisa Xhixho
TIRANA- Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar nivelin e pensioneve në Shqipëri, duke deklaru...
Politike
22 November 2026, 10:07
G.M
pamje
QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku pritet të zhvi...
Politike
22 November 2026, 10:00
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se TVSH-ja për 54 produkte do të ulet nga 20% në 6%, me synimin për të leht&...
Politike
22 November 2026, 09:40
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar nismën e 'Pasqyrës së Çmimeve', duke e cilësuar si një instrumen...
Politike
21 November 2026, 21:00
E.d
Erjon Veliaj
TIRANA- Urdhri zyrtar që përcaktoi transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit dr...
Politike
21 November 2026, 21:57
E.d
Rigers Sheqeri, Zhaneta Beqiri dhe Elona Lalaj
TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur largimin nga detyra të dy zyrtarëve të lart...