LIVE UPDATES
Bota

Çdo ditë “zgjohemi më të varfër”/ Iranianët përballen me telashe ekonomike

Tani, ajo punon në dy ndërrime për të shlyer një kredi, teksa së bashku me bashkëshortin e saj e kalojnë shumicën e kohës së tyre duke punuar.

2 November 2026, 20:51 Nga G.M
Çdo ditë “zgjohemi më të varfër”/
Për shumë iranianë, frekuentimi i restoranteve është i papërballueshëm.

 

Për një grua të sapomartuar në Teheran, paratë që ishin të destinuara për festën e dasmës përfunduan si kapar për banesën. Tani, ajo punon në dy ndërrime për të shlyer një kredi, teksa së bashku me bashkëshortin e saj e kalojnë shumicën e kohës së tyre duke punuar.

“Shtëpia jonë është shndërruar në një vend ku thjesht flemë”, i tha ajo Radio Farda të Radios Evropa e Lirë. “Çdo ditë kur zgjohemi e dimë se jemi më të varfër se një ditë më parë”.

Rrëfimi i kësaj gruaje, e cila kërkoi që emri i saj të mos i publikohej, nxjerr në pah vështirësitë gjithnjë e më të mëdha me të cilat përballen iranianët e zakonshëm, pasi rritja e kostos së jetesës po i detyron familjet të rishqyrtojnë se çfarë mund të përballojnë, nga ushqimi dhe banimi tek udhëtimet, ngrënia jashtë dhe kursimet për të ardhmen.

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit që janë në fuqi për vite të tëra, inflacioni i vazhdueshëm dhe zhvlerësimi i pandërprerë i rialit e kanë goditur rëndë ekonominë e Republikës Islamike. Vështirësitë ekonomike ishin një nga faktorët kryesorë që nxitën protestat e janarit, të cilat autoritetet iraniane i shtypën me dhunë vdekjeprurëse. Presioni ekonomik është shtuar edhe më shumë që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Ndërkaq, tregtia është penguar nga të dyja palët: bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane, e cila ka kufizuar ndjeshëm eksportet e naftës dhe importet e mallrave, si dhe përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit përmes sulmeve që kanë penguar edhe më shumë transportin detar. Në gusht, Departamenti amerikan i Thesarit nisi një fushatë të re sanksionesh, të cilën zyrtarët amerikanë e quajtën “Dita D ekonomike”. Fushata synon izolimin edhe më të madh financiar të Teheranit. Këto presione e kanë thelluar një krizë ekonomike që tashmë po e gërryente fuqinë blerëse të iranianëve.

Ndryshimi i prioriteteve në blerje

Një hulumtim në terren i Radios Farda në qendër të Teheranit zbuloi se presioni nuk kufizohet vetëm te rritja e çmimit të vakteve të posaçme. Familjet po ndryshojnë prioritetet e blerjeve dhe po zgjedhin se cilat nevoja bazike do të duhet të lënë pa i plotësuar, teksa po heqin dorë gjithnjë e më shumë nga aktivitete që dikur konsideroheshin pjesë e zakonshme e jetës së shtresës së mesme. Në fakt, iranianët nuk kanë nevojë të shohin më larg se tryezën e tyre të kuzhinës për ta kuptuar realitetin.

Për të përgatitur në shtëpi pulë me barberi, një lloj bime me kokrra të kuqe që përdoret në kuzhinën iraniane, tani kushton pothuajse dyfish më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa një vakt me ghormeh sabzi me oriz – një gjellë tradicionale me barishte që konsiderohet gatimi kombëtar i Iranit – mund të kushtojë 23 milionë rialë (8.45 dollarë). Një tjetër gatim tradicional persian, qoftet me patate (kookoo sib zamini), që përgatiten me patate dhe vezë, tani kushton rreth 4 milionë rialë.

Një grua i tha Radios Farda se familja e saj tani e ruan pjesën më të madhe të mishit të kuq dhe pulës për fëmijët, të cilët janë ende po rriten. Ajo dhe bashkëshorti i saj, në vend të mishit, hanë ushqime të tjera sikurse bishtajore dhe produkte të tjera që zëvendësojnë mishin. Megjithatë, ata kanë frikë se rritja e vazhdueshme e çmimeve mund t’i detyrojë përfundimisht ta heqin mishin dhe pulën edhe nga dieta e fëmijëve.

Sipas një vlerësimi të publikuar nga Factnameh, një platformë për verifikimin e fakteve me seli në Kanada, një shportë me 11 produkte ushqimore bazë kushtonte 56 milionë rialë (20.70 dollarë) për person në shtator. Për një familje treanëtarëshe, kjo shumë arrinte në më shumë se 168 milionë rialë (61.70 dollarë).

Ndërkohë, kuponi ushqimor prej 10 milionë rialësh (3.67 dollarë) i ofruar nga qeveria mbulon më pak se 18 për qind të kostos për person, nga rreth 30 për qind në dhjetor të vitit 2025. Në një vend ku norma vjetore e inflacionit arriti në 89.9 për qind në shtator dhe paga mujore vlerësohet të jetë rreth 100 dollarë, familjet po e ndiejnë çdo ditë e më shumë presionin ekonomik.

Më 23 tetor, guvernatori i Bankës Qendrore, Abdolnaser Hemmati, e pranoi “barrën e rëndë” që iranianët po mbajnë si pasojë e situatës aktuale, por shtoi se përpjekjet për ta izoluar ekonominë e vendit nuk kishin arritur objektivin e tyre kryesor. Për një grua që është në pension, e cila merr 180 milionë rialë (66 dollarë) në muaj, kjo deklaratë mund të mos ketë shumë rëndësi, pasi pasojat tashmë po ndikojnë drejtpërdrejt në vaktet e saj ushqimore.

Ajo tha se që nga fillimi i vitit iranian, në mars, i është dashur të pakësojë numrin e vakteve që përmbajnë mish dhe burime të tjera të rëndësishme proteinash, teksa është e shqetësuar për ndikimin që dieta e saj do të ketë në shëndetin e saj. Megjithatë, ajo thotë se e konsideron veten me fat, pasi nuk ka nevojë të paguajë qira.

Vështirësitë e përditshme nuk po i ndiejnë vetëm ata që ndodhen në pjesën e poshtme të shkallës ekonomike. Edhe personat që fitojnë më shumë se paga mesatare po preken nga kriza. Një burrë i moshës së mesme nga pjesa perëndimore e Teheranit i tha Radios Farda se paga e tij, së bashku me të ardhurat nga qiraja, çojnë të ardhurat mujore të familjes në një miliard rialë (367 dollarë). Të ardhurat mesatare mujore të një familjeje në Teheran janë rreth 600 milionë rialë (220 dollarë), që janë më të lartat në vend.

“Për sot mund t’ia dal, por nuk kam kursime për të nesërmen”, tha ai. “Përveç udhëtimeve dhe ngrënies jashtë, nga jeta ime janë zhdukur edhe kursimet”.

Për një grua 28-vjeçare në Teheran, të ardhurat mujore prej 400 milionë rialësh (147 dollarë) kanë nënkuptuar ndryshimin e mënyrës se si shoqërohet me të tjerët. Kur del me shoqet në kafene, ndonjëherë porosisin një pjatë për dy persona, në mënyrë që ta ndajnë koston. Ajo tha se grupi i saj shoqëror dikur shkonte në kafene çdo javë. Tani, ndarja e pjatave është pothuajse e vetmja mënyrë për ta bërë një dalje të përballueshme./REL

iran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin