2 November 2026, 19:28
Nga G.M
pamje
AUSTRI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun e tyre 20-vjeçar në një lartësi prej 2,600 metrash, pasi i riu u rraskapit dhe shfaqi shenja hipotermie gjatë një stuhie të fortë dëbore. Tre të rinjtë kishin nisur ngjitjen në malin Hochkönig, në zonën e Salzburgut, pavarësisht paralajmërimeve për përkeqësimin e motit. Kur 20-vjeçari nuk mundi të vazhdonte më, dy shoqëruesit e lanë vetëm dhe vijuan rrugën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, i riu arriti të telefononte shërbimet e emergjencës rreth orës 19:00, duke kërkuar ndihmë. Për shkak të stuhisë dhe errësirës, ndërhyrja me helikopter ishte e pamundur, ndaj 11 shpëtues u nisën drejt tij në këmbë. Pas më shumë se pesë orësh ngjitjeje në kushte ekstreme, ekipet arritën ta gjenin pak para mesnatës. Operacioni i kthimit rezultoi edhe më i vështirë për shkak të borës së dendur, akullit dhe rrezikut të ortekëve të vegjël.
Shpëtuesit arritën ta nxirrnin të riun në siguri në orën 08:18 të mëngjesit, pas një operacioni që zgjati më shumë se 13 orë. Ndërkohë, policia malore austriake ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e dy alpinistëve që e lanë shokun e tyre në mal. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e ngjitjeve malore pa marrë parasysh kushtet atmosferike dhe paralajmërimet e autoriteteve./Dosja.al
Alpet Austriake
Bota
2 November 2026, 19:08
G.M
pamje
INDI- Një zjarr i madh ka përfshirë rafinerinë e naftës Hindustan Petroleum Corporation Limited (HPCL) në Visakhapatnam t&...
Bota
2 November 2026, 19:01
G.M
pamje
FRANCA- Mbi 1 milion euro janë mbledhur për restaurimin e bashkisë historike të Limoges në Francë, e cila u dëmtua r&...
Bota
2 November 2026, 18:57
E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka humbur shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 27 tetorit, ndërsa ...
Bota
2 November 2026, 18:45
E.d
Foto ilustruse
HOLANDA- Fëmijët e lindur nga marrëdhëniet incestuale në Holandë do të kenë të drejtë t...
Bota
2 November 2026, 18:43
G.M
Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë pranimit të humbjes në zgjedhjet parlamentare. Beograd, 25 tetor 2026.
Aleksandar Vuç...
Bota
2 November 2026, 18:29
G.M
Ryanair
EVROPA- Ryanair po shqyrton ngrirjen e përkohshme të pagave të punonjësve dhe masa të tjera për uljen e shpenzimeve, p&e...
Bota
2 November 2026, 18:18
E.d
Elaina Gomez-Vileda
SHBA- Një konflikt mes fqinjëve për muzikën e lartë ka përfunduar me një ngjarje tragjike në Albuq...
Bota
2 November 2026, 18:00
E.d
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka theksuar potencialin ekonomik të Europës, duke nënvizuar se kontinenti nuk &eum...
Bota
2 November 2026, 17:49
G.M
dronë
ARABIA SAUDITE- Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka kapur dhe shkatërruar dy dronë në zonën e kryeqyteti...
Bota
2 November 2026, 17:39
G.M
Khamenei dhe Trump
IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka dhënë dritën jeshile qeverisë iraniane pë...