Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Sport
Ceferin zbulon bisedën: “Rama më garantoi tërheqjen e politikës, kam besim tek ai”
3 February 2022, 18:16Nga DOSJA
TIRANE – Në vizitën e tij në Tiranë, Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, pas takimeve me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin Duka, ka dhënë një prononcim vetëm për agjencinë amerikane të lajmeve “AP”, ku mes të tjerave ka deklaruar:
“Erdha sot për të vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe për të takuar z. Armand Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në parim UEFA nuk ndërhyn në proceset zgjedhore, por ne duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera. Pata gjithashtu një takim me Kryeministrin Rama sot, ne ishim të pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media. Jam i kënaqur që ramë dakord me Kryeministrin, që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit.
Sa i përket situatës dhe mbarëvajtjes së procesit, Ceferin ka shtuar: “Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo situatë nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Duhet të ketë qetësi, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë. Nuk dua të hyj në deklaratat e askujt që vijnë nga aktorë lokalë.”
Në mbyllje të fjalët së tij, numri 1 i futbollit europian, tregon garancinë e marrë nga Kryeministri Edi Rama: “Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference Leaguë në histori.”
FRANCË– Gjendja fizike e Sergio Ramos është bërë një temë kryesore në Francë, me mbrojtësin që nuk është në gjendje të luajë për shkak të problemeve ...
INDI – India nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, të planifikuara për të premten, në mesditë me oren e...
ITALI – Në shtëpinë e Juventusit ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për ndeshjen kundër Veronës, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në stadium. Sot...
KANADA – Pas fitores në shtëpi të dielën ndaj SHBA (2-0), Kanadaja nuk po humbet momentin. Ata kanë arritur të fitojnë përsëri 2-0 në transfertën në El Sa...
SPANJE – Clément Lenglet, qendërmbrojtësi francez i Barcelonës, është lënduar në stërvitje. Nga ekzaminimet rezultoi një dëmtim i kofshës në këmbën e majt...
ANGLI – Ish-mbrojtësi i majtë i Chelseas dhe Arsenalit, Ashley Cole i bashkohet Frank Lampardit te Everton. Anësori me 107 ndeshje me “Tre Luanët” është e...
SHBA– SHBA-Honduras (3-0) do të mbahet mend si “ndeshja më e ftohtë” në historinë e CONCACAF. Termometri në Allianz Field, Minesota ishte -16º kur filloi ...