Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Humbja 2-0 në “Stamford Bridge” thellon krizën e “Djajve të Kuq”. Një pjesë e dytë katastrofike, kartoni i kuq i Lisandro Martinez dhe penalltia e Cole Palmer e bënë edhe më të vështirë situatën për skuadrën e Michael Carrick.
ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë dhe humbja 2-0 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge” ka shtuar edhe më shumë presionin mbi trajnerin Michael Carrick. Në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të Premier League, “Djajtë e Kuq” nuk arritën të reagonin në pjesën e dytë, duke u larguar pa pikë nga Londra.
Pjesa e parë ishte më premtuese për miqtë, me Bruno Fernandes dhe Amad Diallo që shpërdoruan raste të mira përballë portierit Mike Penders. Manchester United mendoi se kishte kaluar në avantazh në minutën e 34-t, kur Matheus Cunha dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Pas pushimit, Chelsea përfitoi nga hapësirat e lëna në mbrojtjen kundërshtare. Morgan Rogers zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, duke finalizuar një aksion të shpejtë pas rikuperimit të topit në gjysmën e Manchester United.
Problemet për skuadrën e Carrick u shtuan në minutën e 64-t, kur Lisandro Martinez u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje me bërryl ndaj Wesley Fofana. Nga penalltia e akorduar, Cole Palmer dyfishoi shifrat, duke i dhënë Chelsea një avantazh të rëndësishëm.
Londinezët mund të kishin shënuar edhe golin e tretë, por rrjeta e Estevaos në minutën e 71-të nuk u konfirmua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Për Manchester United, kjo humbje përfaqëson një tjetër goditje në një periudhë të vështirë, ndërsa e ardhmja e Carrick në stol është vënë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Presioni mbi trajnerin pritet të rritet, në një moment kur skuadra ka nevojë urgjente për rezultate dhe stabilitet.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Frenkie de Jong do të bashkëpunojë sërish me Xavi Hernandez, këtë herë në përfaqësuesen e Holandë...
ANGLI - E ardhmja e Lisandro Martinez te Manchester United është vënë seriozisht në pikëpyetje. Marrëdhënia mes mbrojt&e...
SHBA - Një rikthim i Lionel Messit te Newell’s Old Boys, klubi ku hodhi hapat e parë në futboll, duket gjithnjë e më larg. Pavar&...
ITALI - Gerry Cardinale e ka të qartë se çfarë pret nga Milani në derbin ndaj Interit. Pronari i kuqezinjve organizoi një dark&e...
ITALI - Fabio Cannavaro nuk e fsheh ambicien për të drejtuar një klub të madh. Në një intervistë për Betsson.Sport, ish-...
FRANCE - Achraf Hakimi zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut në fito...
FRANCE - Sezoni i tij i parë te Bayer Leverkusen (5 gola dhe 7 asiste në 44 ndeshje) dhe performancat e tij në Kupën e Botës i dhan&eum...
ANGLI - Aston Villa ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm pas një fillimi zhgënjyes të sezonit. Skuadra e Unai...
ITALI - Serie A rikthehet me një fundjavë të mbushur me përballje të rëndësishme, ku vëmendja kryesore është t...
ANGLI - Fituesit e “Topit të Artë” 2026 u shpallën të hënën, me Harry Kane dhe Alexia Putellas që morën &cce...