Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Cikalleshi rikthehet në Superligën turke, sulmuesi firmos me skuadrën ku ka luajtur ish-mesfushori shqiptar
11 September 2020, 16:42Nga DOSJA
TURQI-Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi është rikthyer në Superligën turke, pasi pasditen e sotme ka firmosur për dy sezone me klubin e Konyasporit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, që ka bërë edhe prezantimin zyrtar të 30-vjeçarit nga Kavaja.Sokol Cikalleshi luan prej 5 sezonesh në Turqi, teksa pjesën më të madhe, ose plot 3 sezone e gjysmë ka qenë pjesë e Superligës turke, ndërsa vetëm një sezon e gjysmë ka luajtur në ligën e parë.
Sulmuesi kavajas u transferua fillimisht te skuadra e Istambul Basaksehir, ku shënoi 13 gola në 37 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa më pas veshi edhe fanellat e skuadrave si Akhisar, Osmanlispor e Goztepe.Tani sulmuesi rikthehet sërish në Superligën turke, ku do të ketë një sfidë në distancë edhe me shokun e tij te kombëtarja shqiptare, Armando Sadikun, i cili pak ditë më parë firmosi me Erzurumsporin.
Me Konyaspor është aktivizuar edhe ish-mesfushori i Kombëtares Alban Meha, i cili ka luajtur për dy sezone, duke zhvilluar paraqitje pozitive dhe ku tifozët vazhdojnë të ruajnë kujtime të mira me futbollistin shqiptar
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO– Marcelo Brozovic është kthyer në objektivin konkret të skuadrës së Monacos. Ish-trajneri i lojtarit Niko Kovac, i cili është në stolin e francezëv...
AUSTRALI-David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, është akuzuar për sulm seksual ndaj katër femrave që njohu në aplikacionet e njohura të takimev...
MILANO-Ganluigi Donnarumma dhe Milan duken larg njëri-tjetrit. Portierit kuqezi i skadon kontrata në qershor të vitit 2021 dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën...
GJIROKASTËR-Situata financiare te klubi i Luftëtarit shpesh ka qënë problematike. Rroga të prapambetura, ndryshim pronësie dhe shumë borxhe të akumuluara n...
TORINO– Oliver Giroud, sulmuesi i Chelseat është në kërkim të një aventure të re pas 3 sezoneve të kaluara në skuadrën londineze. Futbollisti ka humbur hi...
KORÇË-Skënderbeu nuk po jeton ditë të mira. Pas përgjigjes negative nga Gjykata Federale e Zvicrës për 10 sezone përjashtim nga kompeticionet euorpi...
KUKËS-Pas 8 vitesh me Kukësin, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit në krah, Besar Musolli do të largohet nga verilindorët. Burime të Super...
FRANCË– PSG e nisi sezonin e ri të kampionatit me humbjen minimale 1-0 në transfertën ndaj Lens, në një stadium të hapur pjesërisht për publikun.Kamp...
ISLANDË– Dy futbollistët e Anglisë Phil Foden dhe Greenwood janë përjashtuar nga përfaqësuesja pasi thyen rregullat e koronavirusit për t’u takuar me...
TIRANË-Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të futbollit miratoi ditën e sotme kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen pa afat të ...