LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas supermarketeve

Një krahasim i realizuar nga aplikacioni “Krahaso”, bazuar në çmimet që vetë rrjetet e supermarketeve kanë raportuar në “Pasqyrën e Çmimeve” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, tregon se një shportë me 11 produkte bazë kushton 1,720 lekë te SPAR, 1,752 lekë te Xhangolli dhe 1,853 lekë te Conad. Diferenca mes shportës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë arrin në 133 lekë apo 7.2%.

22 October 2026, 07:27 Nga E. D

Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas

TIRANË- Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të ndryshojnë nga një supermarket në tjetrin, pavarësisht kërkesës së qeverisë për mbajtjen e çmimeve të ulëta për një periudhë 3- mujore.

Një krahasim i realizuar nga aplikacioni “Krahaso”, bazuar në çmimet që vetë rrjetet e supermarketeve kanë raportuar në “Pasqyrën e Çmimeve” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, tregon se një shportë me 11 produkte bazë kushton 1,720 lekë te SPAR, 1,752 lekë te Xhangolli dhe 1,853 lekë te Conad. Diferenca mes shportës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë arrin në 133 lekë apo 7.2%.

Shporta përfshin produkte të konsumit të përditshëm, si qumësht, vezë, miell, sheqer, vaj luledielli, makarona, kos dhe gjalpë. Në krahasim janë përfshirë të njëjtat marka produktesh, të njëjtat sasi për produktet e bulmetit krahasimi është bërë për të njëjtat përmbajtje, sipas sasisë së përqindjes së yndyrës. Nga krahasimi konstatohet se diferencat më të mëdha të çmimeve vërehen te disa prej produkteve të markave të importit.

Konkretisht, gjalpi i markës “Lurpak”, në paketimin 200 gramë, kushton 285 lekë te supermarketi “Xhangolli” dhe 335 lekë te “Conad”, me një diferencë prej 50 lekësh. Ndërsa makaronat Barilla nr. 5, në paketimin 500 gramë, kushtojnë 90 lekë te SPAR dhe 119 lekë te Conad. Një tjetër diferencë vërehet te qumështi Parmalat, 1 litër, i cili kushton 230 lekë te SPAR dhe 249 lekë te Conad.

Pavarësisht diferencave mes rrjeteve tregtare, sipas të dhënave të publikuara nga “Krahaso”, vlera totale e shportës ka mbetur e pandryshuar krahasuar me javën e mëparshme në të tria supermarketet. Po ashtu, asnjë nga 11 produktet e përfshira në krahasim nuk rezulton të ketë ndryshuar çmim gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, Big Market dhe Extramarket raportojnë në Pasqyrën e Çmimeve çmime për një numër të kufizuar produktesh nga shporta e përzgjedhur. Te Big Market, sheqeri Ferra Classic kushton 75 lekë, ndërsa vaji i lulediellit Floriol 219 lekë. Te Extramarket, vezët Aiba, paketa me 10 copë, kushtojnë 180 lekë, ndërsa vaji i lulediellit Floriol 199 lekë.

“Krahaso” sqaron se çmimet e përdorura në këtë krahasim janë ato që vetë rrjetet tregtare raportojnë në Pasqyrën e Çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe nuk janë matje të kryera drejtpërdrejt në dyqane nga aplikacioni. Sipas metodologjisë së platformës, çmimet e rrjetit publikohen kur vlejnë në të paktën 80% të dyqaneve të tij, ndërsa në pika të veçanta shitjeje mund të ketë ndryshime.

Publikimi i çmimeve të mallrave ushqimore në platformën qeveritare “psqayra e çmimeve” nisi në mesin e muajit tetor. Në platformë janë pasqyruar çmimet e 238 produkteve nga 5 rrjete supermarketesh: Big Market, Conad, Extramarket, Spar dhe Xhangolli, për një total prej 155 dyqanesh, nga të cilat 109 ndodhen në Tiranë.

Monitor fillimisht krahasoi çmimet e shportës, duke përfshirë 10 produkte ushqimore (1 kg miell, 1 kg oriz, 1 pako makarona, 1 litër vaj luledielli, 1 kg sheqer, 1 litër qumësht, 1 kg kos, 1 pako gjalpë, vezë). Nga llogaritjet e kryera, platforma listoi si vlerë të ulët të shportës prej 1,412 lekë atë të rrjetit të supermarketeve SPAR. Vlera më e lartë për të njëjtat produkte të shportës ushqimore llogaritej prej 2,225 lekë. Platforma këtë vlerë e listoi për supermarketin Conad, nga 5 supermarkete në total që kanë publikuar çmimet.

Sipas përllogaritjeve, diferenca mes shportës më të shtrenjtë dhe më të lirë rezultoi 813 lekë apo rreth 58%. Sa i përket shportave të pjesshme, ku nga 10 artikujt e kërkuar platforma llogariti çmimet për 9 prej tyre, në rrjetin e supermarketeve Xhangolli qytetari do të paguante 1,221 lekë.

Në rrjetin Big Market, vlera e 9 artikujve arrin në 1,266 lekë, ndërsa në Extramarket qytetari do të paguante 1,519 lekë për të njëjtin numër artikujsh. Diferenca mes shportës së pjesshme më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë është 298 lekë apo rreth 24% më shumë.

Rrjeti i supermarketeve Conad sqaroi se produktet e përfshira për të dyja shportat, nuk janë identike ose të krahasueshme, si për nga marka, origjina, përbërja, specifikimet dhe karakteristikat e tjera që ndikojnë në çmimin e tyre.

“Fakti që dy produkte i përkasin së njëjtës kategori dhe kanë të njëjtën peshë nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë të barasvlershme. Dallimet në markë, cilësi, origjinë dhe pozicionim në treg mund të reflektohen në çmimin përfundimtar. Për këtë arsye, krahasimi i produkteve të segmentit ekonomik me markat premium, pa marrë në konsideratë karakteristikat e tyre specifike, nuk krijon domosdoshmërisht një bazë të drejtë krahasimi.

Për të kuptuar më qartë diferencat e evidentuara në kategori si orizi, qumështi apo gjalpi, është e rëndësishme të identifikohen produktet konkrete dhe markat mbi të cilat janë bazuar përllogaritjet. Produkte të markave të ndryshme mund të kenë karakteristika dhe pozicionime të ndryshme në treg, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e tyre”, sqaron rrjeti i supermarketeve Conad.

Në këtë kontekst, kompania vlerëson se një krahasim objektiv duhet të mbështetet në produkte identike, kur kjo është e mundur, ose në alternativa të barasvlershme për nga cilësia dhe segmenti i tregut, duke përdorur të njëjtat sasi reference dhe çmime të evidentuara për të njëjtën periudhë./Monitor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin