Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kampionët e Shqipërisë përballen me Universitatea Craiova në Rumani, në javën e tretë të fazës së ligës. Në fushë zbresin edhe Atalanta, Ajax, Brighton, Monaco dhe Panathinaikos, në një raund me disa përballje mjaft interesante.

ZVICER - UEFA Conference League rikthehet këtë të enjte me 18 ndeshje të vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës. Vëmendja për tifozët shqiptarë është e përqendruar te Egnatia, e cila do të luajë në transfertë ndaj Universitatea Craiova, në kërkim të fitores së parë në këtë edicion.
Skuadra rrogozhinase ka grumbulluar dy pikë në dy ndeshjet e para, pas barazimeve me Midtjylland dhe Aarhus. Përballë saj do të jetë një kundërshtar që kërkon të përmirësojë pozitat në klasifikim, ndaj sfida në Rumani merr rëndësi të veçantë për të dyja ekipet.
Programi nis në orën 18:45, me nëntë takime. Një prej përballjeve më të spikatura është Midtjylland-Ajax, ku holandezët kërkojnë të vazhdojnë rikthimin pas humbjes në ndeshjen e parë dhe fitores ndaj Atalantës në raundin e dytë.
Ndërkohë, Atalanta-Kairat Almaty është një tjetër duel që pritet të tërheqë vëmendjen, ashtu si Trabzonspor-Freiburg dhe Aarhus-Braga.
Në këtë orar luhen gjithashtu Thun-Hearts, Crvena Zvezda-Inter Escaldes, KuPS-Gent, Lincoln Red Imps-Hajduk Split dhe Mjällby-Borac.
Në orën 21:00 vjen radha e tetë përballjeve të tjera, ku spikat Getafe-Brighton. Anglezët synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive, ndërsa skuadra spanjolle kërkon të reagojë pas dy ndeshjeve të para.
Një tjetër takim interesant është Monaco-Nordsjælland, ndërsa në Athinë Panathinaikos do të përballet me CSKA Sofian. Grekët janë ndër skuadrat që kanë nisur më mirë këtë edicion, me gjashtë pikë të grumbulluara në dy raundet e para.
Në të njëjtën orë do të luhen edhe Copenhagen-Iberia, Twente-Pafos, Lugano-Kauno Žalgiris, Sint-Truidense-Brann dhe Riga-Jablonec.
Një mbrëmje e rëndësishme edhe për Egnatian, që kërkon të bëjë një hap përpara në Europë, në një kompeticion ku gara për kualifikimin vijon të jetë e hapur.

B.T (Dosja.al)
ZVICER - Sot, të enjten, 5 nëntor, UEFA Europa League rikthehet me 17 ndeshje të fazës së ligës, pas përballjes së zhvi...
FRANCE - Një mbrëmje për t’u harruar për Lensin. Skuadra franceze u shkatërrua 9-1 nga Como në stadiumin “Bollaert-De...
TURQI - Humbja e Liverpoolit në transfertën ndaj Fenerbahçes ka rikthyer diskutimet për vendimet e trajnerit dhe ndryshimet në forma...
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) po merr formë. Pas Giovanni Malagò, edhe Adriano Galliani...
GJERMANI - Jürgen Klopp duket se është gati t’i besojë sërish Niclas Füllkrug. Sulmuesi i Werder Bremenit është s...
ITALI - Cesc Fabregas nuk dëshiron që suksesi i fundit ta largojë Comon nga realiteti. Trajneri spanjoll e cilësoi si një mbrëmje...
RUMANI - Egnatia përgatitet për një përballje të vështirë në Rumani, ku do të sfidojë Universitatea Craiov&eu...
RUMANI - Kampionët e Shqipërisë zbresin në fushë në transfertën ndaj Universitatea Craiova, në javën e tretë ...
ZVICER - Ka përfunduar raundi i katërt i fazës së ligës në UEFA Champions League, një javë e mbushur me gola, përm...
ANGLI - Arsenal dhe Manchester City kanë konfirmuar momentin e mirë në Champions League, duke marrë fitore të rëndësishme n&e...