Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri italian nuk e fsheh dëshirën për t'u rikthyer në Torino, ku ka fituar pesë tituj kampion si futbollist dhe tre të tjerë si trajner. Conte zbulon edhe dy rastet kur ishte pranë rikthimit, por marrëveshjet nuk u realizuan.
ITALI - Antonio Conte ka bërë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij, duke hapur qartë mundësinë e një rikthimi te Juventusi. Trajneri 57-vjeçar, aktualisht pa skuadër pas aventurës te Napoli, pranon se historia e tij me bardhezinjtë nuk ka përfunduar dhe se një ditë dëshiron ta mbyllë këtë kapitull.
"Herët a vonë do të na duhet ta mbyllim këtë rreth. Nuk e di nëse do të ndodhë pas një, 10 apo 15 vitesh, por e di që kam lënë diçka pa përfunduar te Juventusi", deklaroi Conte në një intervistë për Cronache di Spogliatoio.
Italiani theksoi se një rikthim varet nga përputhja e dy kushteve: ai duhet të jetë pa skuadër dhe Juventusi duhet të jetë në kërkim të një trajneri.
Madje, Conte zbuloi se në dy raste ka qenë shumë pranë rikthimit në Torino. Hera e parë ishte në vitin 2019, kur Juventusi vendosi të emëronte Maurizio Sarrin, ndërsa ai vetë përfundoi te Interi. Mundësia e dytë u shfaq kur Cristiano Giuntoli mori drejtimin sportiv të klubit dhe zgjodhi Thiago Mottën për stolin bardhezi. Conte përfundoi atëherë te Napoli.
"Kanë qenë dy raste kur mund të ishim ribashkuar. Kur Juventusi zgjodhi Sarrin, unë isha i lirë dhe më pas shkova te Interi. Herën tjetër, kur erdhi Giuntoli dhe vendosi të zgjidhte Thiago Mottën, përfundova te Napoli", rrëfeu trajneri.
Conte, i cili si futbollist fitoi pesë tituj kampionë të Italisë me Juventusin dhe si trajner tre Scudetto radhazi në periudhën 2011-2014, nuk e fsheh lidhjen emocionale me klubin torinez.
"Shumë herë tifozët e Juventusit më pyesin se kur do të kthehem. Përgjigjja është se do të rikthehem kur të krijohet mundësia dhe të përputhen rrethanat. E di që nuk do të jetë e lehtë, por herët a vonë ky rreth duhet të mbyllet", përfundoi Conte.
Deklarata e tij ka rihapur diskutimet për një rikthim të mundshëm në stolin e Zonjës së Vjetër. Megjithatë, trajneri nuk ka dhënë një afat konkret dhe as nuk ka konfirmuar kontakte me drejtuesit aktualë të Juventusit.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Pep Guardiola është ende në qendër të vëmendjes, pavarësisht faktit se nuk po nxitohet të vendosë për...
ARGJENTINE - Nico Paz ka filluar të spikasë me paraqitjet e tij si në Como ashtu edhe në ekipin kombëtar të Argjentinës, me ...
SPANJE - Real Madridi vazhdon të blindojë lojtarët kryesorë të skuadrës. Pas rinovimit me Arda Güler, klubi madrilen ka zyrt...
BRAZIL - Neymar është një nga përfaqësuesit e magjisë së futbollit dhe ai sigurohet që t’ua kujtojë tifoz&eu...
SHBA - Ferrari mbërrin në Çmimin e Madh të Las Vegasit me objektiva të rëndësishëm, por edhe me tensione që nuk ...
ZVICER - FIFA mori nominimet e pranuara këtë të enjte në mëngjes për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të planifikuara...
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka rrëfyer periudhën më të vështirë të karrierës së tij, pas pezullimit për shkak t&e...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo po përgatitet të nisë një aventurë të re, këtë herë jashtë fushës së ...
ITALI - E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në pikëpyetje dhe Milani po monitoron me interes situatën. Mesfushori p...
ITALI - Weston McKennie ka reaguar për të shuar zërat që e lidhin me një transferim te Manchester United. Pas deklaratave të b&eu...