19 November 2026, 14:30
Nga DOSJA

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo po përgatitet të nisë një aventurë të re, këtë herë jashtë fushës së futbollit. Ylli portugez ka njoftuar nisjen e produksionit të serialit televiziv “Day 1s”, duke hyrë zyrtarisht në industrinë e televizionit si producent ekzekutiv.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me regjisorin britanik Matthew Vaughn, të njohur për filmat Kingsman dhe X-Men: First Class, përmes kompanisë së tyre të përbashkët UR-Marv Studios.
Seriali do të zhvillohet në botën e futbollit anglez dhe do të përqendrohet te historia e një futbollisti të talentuar që realizon ëndrrën për të luajtur në Premier League me Brentfordin, duke marrë me vete edhe miqtë që e kanë shoqëruar përpara famës dhe suksesit.
Aktori britanik Damian Lewis do të jetë një nga protagonistët, ndërsa pjesë e projektit janë edhe reperi Dave dhe ish-sulmuesi i Arsenalit e kombëtares franceze, Thierry Henry, i cili do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv.
Vetë Ronaldo do të jetë pjesë e produksionit si producent dhe pritet të shfaqet edhe në ekran, duke luajtur rolin e vetvetes.
"Kam kaluar gjithë jetën time në futboll dhe e di se historitë më të fuqishme ndodhin edhe jashtë fushës. Jam krenar që ndihmoj në sjelljen e një tjetër dimensioni të kësaj bote për publikun", është shprehur portugezi.
Ndërkohë, Matthew Vaughn ka vlerësuar bashkëpunimin me pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke theksuar se Ronaldo ka përjetuar histori në fushë që ai vetë nuk do të mund t'i kishte imagjinuar në skenar.
Seriali do të ketë 10 episode dhe do të transmetohet në platformën Paramount+, ndërsa një datë zyrtare për premierën nuk është bërë ende e ditur. Një tjetër sfidë për Ronaldon, i cili po zgjeron gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij në botën e biznesit dhe argëtimit.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 November 2026, 14:00
ITALI - E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në pikëpyetje dhe Milani po monitoron me interes situatën. Mesfushori p...
Sport
19 November 2026, 13:30
ITALI - Weston McKennie ka reaguar për të shuar zërat që e lidhin me një transferim te Manchester United. Pas deklaratave të b&eu...
Sport
19 November 2026, 13:00
Estevao dhe Endrick në ndeshjen e fundit të Brazilit
SPANJE - E ardhmja e Endrick mbetet e hapur. Sulmuesi brazilian po shqyrton mundësinë...
Sport
19 November 2026, 12:30
Raphinha, Lamine, Pedri dhe Fermín gjatë një ndeshjeje
SPANJA - Pas pushimit të fundit ndërkombëtar, Barcelona përballet ...
Sport
19 November 2026, 12:00
SPANJE - Luis Rubiales po përgatit terrenin për një rikthim të mundshëm në drejtimin e futbollit spanjoll. Ish-presidenti i Feder...
Sport
19 November 2026, 11:45
ITALI - Ai është gjithmonë njeri fushe. Dhe fakti. Fjalë të pakta, kur duhen, dhe mundësisht në darkë, në atë...
Sport
19 November 2026, 11:30
ZVICER - Gara për presidencën e FIFA-s mund të marrë një tjetër drejtim. Kozo Tashima, kandidati japonez që synon të sf...
Sport
19 November 2026, 11:00
PORTUGALI - Carlos Forbs është emri i ri që po tërheq vëmendjen në futbollin portugez. Sulmuesi i Club Brugge ka marrë fanel...
Sport
19 November 2026, 10:30
SPANJE - Barcelona ka vendosur përforcimin e qendrës së mbrojtjes në listën e prioriteteve për merkaton e janarit. Drejtori sport...
Sport
19 November 2026, 10:00
ARGJENTINE - Lionel Messi dhe Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdh&eu...