LIVE UPDATES
Bota

COVID-19 armiku më i madh i Trump, Joe Biden kryeson në sondazhet për zgjedhjet presidenciale

26 July 2020, 06:33 Nga DOSJA
COVID-19 armiku më i madh i Trump, Joe Biden kryeson në sondazhet

SHBA- Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdon të venitet ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Shtetet e Bashkuara. SHBA regjistruan të enjten më shumë se 1100 vdekje nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi dhe kaluan shifrën prej më shumë se 4 milionë infeksionesh që kur rasti i parë u dokumentua në SHBA në janar. Numri mesatar i infeksioneve të reja tani po rritet me më shumë se 2.600 në orë në të gjithë vendin, shkalla më e lartë në botë.

Në të njëjtën kohë, sondazhet e opinionit publik tregojnë se Joe Biden, kandidati i supozuar presidencial i Partisë Demokrate, kryeson garën ndaj Trumpit me 15 pikë përqindje në nivel kombëtar, duke parashikuar një fitore në shtetet e rëndësishme dhe grupet demokrafike kryesore, siç janë amerikanët e moshuar, gratë dhe votuesit e pavarur.

Sondazhet e fundit të organizatës Rasmussen Reports, të cilat priren të raportojnë vlerësime më të favorshme për presidentin Trump, e radhisin Joe Bidenin përpara në Pensilvani dhe Ohajo. Një sondazh i rrjetit Fox News e nxjerr Bidenin kryesues në Miçigan, ndërsa një sondazh i organizatës Quinnipiac publikuar të enjten tregon se Joe Biden mund ta mposht Donald Trumpin në Florida.

Në vitin 2016, Trump fitoi të gjitha këto shtete, disa me diferencë shumë të ngushtë, duke arritur një fitore historike në zgjedhjet presidenciale kundër kandidates demokrate Hillary Clinton.

Në analizën e sondazheve të fundit, William Galston, një analist politik me Institutin Brookings, tha se rritja e mosmiratimit të publikut për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e presidentit, ishte shkaku kryesor për rënien e tij në sondazhe.

“Sa më shumë që zgjedhjet e vitit 2020 të kthehen në një referendum për mënyrën sesi Presidenti Trump e menaxhon krizën, aq më i keq do të jetë rezultati për të,” shkruan zoti Galston në një artikull të postuar në faqen e Institutit Brookings në internet.

Ai paralajmëroi gjithashtu se prespektiva politike mund të ndryshojë para zgjedhjeve të nëntorit, dhe se vlerësimet e për punën e presidentit mund të përmirësohen nëse shpërthimi i koronavirusit në vend vihet nën kontroll ose nëse Joe Bideni bën një gabim të rëndë.

Realiteti Politik

Ndërsa Trump nënvlerësoi sondazhet e pafavorshme, duke theksuar se ai gjithashtu ishte pas në sondazhe gjatë gjithë fushatës së vitit 2016, presidenti duket se po e zhvendos strategjinë e tij të fushatës, si dhe përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë për ta marrë më seriozisht pandeminë.

Të enjten, presidenti Trump anuloi papritmas planet për mbajtjen e Konventës Kombëtare Republikane në Xheksonvillë të Floridas, muajin e ardhshëm, një shtet që regjistroi më shumë se 74,000 raste të reja të koronavirusit gjatë javës së fundit. Presidenti tha se ende nuk ishte përcaktuar se ku do të mbajë fjalimin e tij të pranimit të kandidaturës presidenciale të partisë dhe se ngjarjet e tjera do të zëvendësohen me “tele-tubime”.

“Unë duhet të mbroj popullin amerikan. Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë. Kjo është ajo që do të bëj gjithmonë, “tha Trump të enjten gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti ka mbajtur më parë një tubim me shumë të pranishëm në Tulsa të Oklahomës dhe një tjetër në Ditën e Pavarësisë në Mount Rushmore në Dakotën e Jugut, ku një numër njerëzish rezultuan pozitivë për koronavirusin. Ndër ta ishte edhe Kimberly Guilfoyle, një ish-folëse e kanalit Fox News, e cila ndihmon tani në grumbullime fondesh për rizgjedhjen e presidentit. Zonja Guilfoyle është e dashura e Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit.

Në qershor, Komiteti Kombëtar Demokrat vendosi të zvogëlojë konventën e tij të planifikuar për muajin gusht në Milluoki të Uiskonsënit, dhe njoftoi se do ta organizojë atë “gati të gjithën virtuale”. Komiteti Demokrat tha se delegacionet e shteteve do të votonin nga distanca. Ngjarje virtuale do të mbahen në të gjithë vendin, por Joe Bideni do të pranojë emërimin e partisë personalisht në një vend të vogël me një numër të kufizuar të të pranishmëve dhe duke respektuar protokollet e distancimit social.

Fokusi i Pandemisë

Këtë javë presidenti pranoi gjithashtu se kriza e koronavirusit do të “përkeqësohet para se të përmirësohet” ndërsa mbajti konferencën e tij të parë për përgjigjen ndaj pandemisë në gati tre muaj. Ai i bëri thirrje publikut që të mbajë maska dhe “distancën shoqërore” për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Presidenti Trump madje vuri për herë të parë në publik një maskë dhe postoi në Twitter një foto të vetën me maskë. Në një mbishkrim që shoqëronte fotografinë thuhej se vënia e maskës gjatë pandemisë është shenjë patriotike, dhe se “Askush nuk është më Patriotik se unë, Presidenti juaj i preferuar!”

Para këtij ndryshimi, presidenti e kishte minimizuar ashpërsinë e pandemisë. Ai kishte thënë se një ditë virusi do të “zhdukej”, ndërsa u bëri thirrje shteteve të lehtësojnë kufizimet dhe të rihapin bizneset pavarësisht rritjes së numrit të rasteve që mbingarkojnë repartet e kujdesit intensiv spitalor në shtete si Florida dhe Teksasi.

Presidenti madje akuzoi demokratët se dëshirojnë të mbajnë shkollat të mbyllura për arsye politike dhe kërcënoi të ndërpresë fondet federale për shkollat që nuk rihapen.

Këtë javë megjithatë, presidenti Trump tha se shtetet që janë aktualisht pika të nxehta të koronavirusit mund të duhet të vonojnë rihapjen e shkollave për disa javë.

Presidenti të martën tha gjithashtu se administrata e tij ishte “në procesin e zhvillimit të një strategjie” për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit përfundimisht duke zhvilluar një vaksinë efektive.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin