LIVE UPDATES
Bota

Debati për vendimin e Kushtetueses në Kosovë, flet eksperti: Situata kërkonte zgjedhje të reja, Kurti do ta ketë të vësh

30 May 2020, 09:18 Nga DOSJA
Debati për vendimin e Kushtetueses në Kosovë, flet eksperti:

Eksperti në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese, i hapi rrugë krijimit të qeverisë nga Abdullah Hoti.  Në një intervistë për REL, Vogel shprehet se në një situatë të tillë, sipas mendimit të tij, duhet të kishte zgjedhje të reja.

Ai shton, se Albin Kurti do ta ketë shumë të vështirë të bindë SHBA-në dhe BE-në për pikëpamjet e tij. Vogel vijon duke thënë, se Amerika kërkon një marrëveshje sa më shpejtë, që të tërheqë trupat nga Kosova. Përsa i përket shkëmbimit të territoreve, eksperti u shpreh, se protagonist kryesorë janë presidentët e dy vendeve dhe administrata Trump. Më tej ai shton, se administrate e trump është sjellë në mënyrë jo miqësore si me qeverinë e Kosovës, por edhe BE-në.

 Radio Evropa e Lirë: Zoti Vogel, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Qeveria e re e Kosovës mund të formohet pa zgjedhje, por kryeministri në largim, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim është i papranueshëm. Ku çon kjo situatë?

Toby Vogel: Para së gjithash nuk dua të komentoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese sepse nuk jam ekspert i kushtetutës. Jo domosdoshmërisht i kuptoj të gjitha ndërlikimet ligjore këtu. Por, ajo që mund të them është se kur qytetarët e Kosovës kanë dalë në zgjedhje vitin e kaluar, ata kanë votuar Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, bazuar në pritjet se ato do të formojnë qeverinë nëse zgjidhen. Tani LDK-ja ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja [e koalicionit] dhe në aspektin e legjitimitetit politik, situata e krijuar kërkon zgjedhje të reja. Ky është këndvështrimi im personal dhe jo një analizë ligjore, jo një analizë kushtetuese. Unë e kuptoj që Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Kurti, nuk e pranojnë këtë vendim, në kuptimin politik. Megjithatë, mendoj se do ta kenë shumë të vështirë për ta bindur Bashkimin Evropian dhe sidomos Shtetet e Bashkuara për pikëpamjet e tyre. SHBA-ja, në fakt, ka ndihmuar për ta bindur LDK-në që të largohet nga koalicioni qeverisës me kryeministër Kurtin, për arsyet e veta. Dhe tani, BE-ja dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për përmbajtje, për respektimin e vendimit [të Gjykatës Kushtetuese].

Radio Evropa e Lirë: Por, shumë kanë thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë një precedent i rrezikshëm – e margjinalizon fituesin e zgjedhjeve dhe hap rrugë për manovrim politik në të ardhmen midis partive politike që mund të mos i fitojnë zgjedhjet…

Toby Vogel: Me sa e kuptoj unë vendimin, ai thotë se partia më e madhe, partia me numrin më të madh të ulëseve [në Parlament] ka shansin e parë për të formuar qeverinë. Dhe, nëse ajo, për çfarëdo arsyeje, nuk mund të formojë ose nuk mund të mbajë shumicën në parlament, atëherë presidenti mund të caktojë dikë tjetër për të formuar qeverinë. Kështu e kuptoj unë vendimin. Gjithçka tjetër do ta lejonte Vetëvendosjen të mbante peng gjithë procesin, duke mos emëruar një kandidat alternativ për kryeministër. E përsëris, nuk jam ekspert i Kushtetutës, por unë kështu e kuptoj vendimin dhe realitetin ligjor dhe politik pas tij.

Radio Evropa e Lirë: Një nga detyrat më urgjente të Kosovës është vazhdimi i dialogut me Serbinë, i cili është pezulluar në fund të vitit 2018. Kur dhe në cilat kushte mund të rifillojë ky proces?

Toby Vogel: Unë do ta përjashtoja idenë se dialogu është çështja më urgjente, sepse ky dialog ka vazhduar e është ndërprerë për gati një dekadë tashmë. Nuk mendoj se një muaj më herët ose një muaj më vonë është problem i madh. Urgjenca vjen nga pala amerikane. Amerikanët duan marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallin misionin të përfunduar dhe të tërheqin trupat nga Kosova. Kjo do të ishte një fitore në politikën e jashtme për presidentin [amerikan, Donald] Trump. Do të ishte justifikim personal për Richard Grenellin [të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi], i cili duket se është përfshirë tani në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit. Kjo është ajo që vërtet qëndron pas ndjenjës së urgjencës.

Unë e kuptoj përse Kosova e ndjen këtë si urgjente, sepse ajo është e bllokuar, nuk ka pasur shanse për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk ka mundur të bëhet pjesë e agjencive të OKB-së, ka edhe një fushatë të çnjohjeve nga Serbia.

Aspekti tjetër është ai se kush do ta përfaqësojë Kosovën në dialog: presidenti sikurse deri më tash, apo kryeministri. Por, mendoj se gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar tani është se shtytja e presidentit [të Kosovës, Hashim] Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë nuk është duke çuar vërtet askund. Të vetmit njerëz që mendojnë se kjo është një ide e mirë janë amerikanët dhe, deri së voni, edhe evropianët.

Por, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur qartë, duke thënë se kjo do të ishte një ide e keqe. Mendoj se presidenti Thaçi e kupton shumë mirë se ai është i izoluar, brenda vendit të tij, sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve dhe se marrëveshja e tillë nuk do të zbatohej.

Radio Evropa e Lirë: Thaçi insiston se SHBA-ja duhet ta ketë rolin kryesor në dialog dhe ju sapo thatë se SHBA-ja e mbështet shkëmbimin e territoreve. Pra, a pritet që kjo çështje të jetë në tryezë?

Toby Vogel: Mendoj se protagonistët kryesorë në favor të shkëmbimit të territoreve për momentin janë presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, presidenti Thaçi dhe administrata Trump. Nëse kjo do të bëhet pjesë e negociatave diplomatike ose jo, mbetet të shihet. Varet nga forma se si zhvillohen këto bisedime. Disa vite janë humbur në dialog. Në dy vjetët e fundit ka pasur bisedime joproduktive për shkëmbimin e territoreve, që do të ishte në kundërshtim me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe shumë destabilizues për Ballkanin. Tani shoh një lloj urgjence në anën e BE-së për t’iu rikthyer parimeve fundamentale që kanë shoqëruar dialogun kur ka filluar, gati dhjetë vjet më parë.

Radio Evropa e Lirë: Duket se ka pak bashkëpunim midis dy të dërguarve në dialog, atij amerikan, Richard Grenell, dhe atij evropian, Mirosllav Lajçak. A shihni ndonjë problem këtu, sepse edhe presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në negociata me Lajçakun…

Toby Vogel: Presidenti Thaçi nuk supozohet të marrë pjesë në bisedime me Lajçakun, sepse është kryeministri i Kosovës ai që duhet të ngarkohet me dialogun. Ju e kujtoni se kur ka nisur dialogu, ka nisur me kryeministrat e të dyja palëve. Dhe kur ata kanë marrë funksione të tjera – të presidentit – dialogu ka kaluar tek ata. Pra, nuk ka pasur kurrë një aryse institucionale prapa kësaj. Ka pasur gjithmonë të bëjë me pushtetin personal. Sa i përket rolit të SHBA-së, ai ka qenë një veprim jomiqësor. Një akt bulizmi i administratës Trump, jo vetëm ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila në fund të fundit është konstituar siç duhet pas zgjedhjeve, por edhe ndaj evropianëve. Është bërë në mënyrë publike, në përpjekje për të margjinalizuar BE-në dhe për të margjinalizuar Kurtin. Ka qenë një veprim mjaft agresiv, sepse ka ndodhur publikisht. Ka gjithmonë gjëra të caktuara që ndodhin prapa skenës. Mund të mos ketë gjithmonë unitet midis BE-së dhe SHBA-së, por të shohesh aq mosmarrëveshje publike… unë mendoj se është një përpjekje e SHBA-së për të marrë kontrollin e procesit.

Radio Evropa e Lirë: Serbia po ashtu përballet me zgjedhje së shpejti. Deri më tash nuk ka asnjë shenjë nga pala serbe se mund të ketë ndryshuar qëndrim në lidhje me Kosovën. Duke i pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, cilat janë shpresat që dialogu të sjellë rezultate?

Toby Vogel: Unë nuk pres – dhe nuk jam i vetmi – shumë ndryshime në Serbi. Opozita në Serbi është e dobët dhe e përçarë. Këto zgjedhje janë pothuajse një formalitet që duhet të kryhet përpara se të rinisë dialogu. Unë nuk e di se cila është faza e fundit e lojës së Vuçiqit dhe nuk e di se çfarë është duke bërë për të përgatitur skenën politike dhe opinionin publik për përfundimin e pashmangshëm të këtij dialogu, që do të jetë njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës. Kosova ka qenë jashtë kontrollt të Serbisë tash e 20 vjet. Nuk mendoj se ndonjë vëzhgues i arsyeshëm ka iluzione se Kosova do të kthehet nën sovranitetin e Serbisë. Mendoj se është koha që Serbia ta pranojë këtë fakt dhe ta pranojë realitetin në terren.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata kushtetuese toby vogel gjykata kushtetuese toby vogel

Sondazh

Bota 30 May 2020, 05:10

Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Tru...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa