Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Dëmtuan shqipen me shprehi serbe’, Mustafa Nano kapet sërish me tekstet e këngëve: Të punojnë pak me shqipen,
9 November 2019, 11:31Nga DOSJA
Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit. Sipas tij këta që e akuzojnë si serbofil për shkak të termin Provokacija të emisionit, janë ata që e kanë dëmtuar më shumë në strukturë shqipen me forma e shprehi serbe.
Monologu i plotë
Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.
“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!” Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhëtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija. Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre. Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe. Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë. Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë. Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre. Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës. Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.
Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa. Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë. Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku. Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale. Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike. /abcnews.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Re...
Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini. 11 vjeçari ar...
POGRADEC– Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agre...
ITALI– 11-vjeçari Alvin Berisha ka realizuar takimin e shumëpritur të tij me gjyshin, të cilin nuk e kishte harruar as për 5 vite në kampin e ‘Al Hol-it’...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për fundjavën e dytë të këtij muaji, i cili nisi me mot ...
Shqipëri- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...
Aktualitet 9 November 2019, 07:47
TIRANË– Policia rrugore ka ushtruar kontrolle në aksin Sauk-Teg në periferi të kryeqytetit për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.Për...