9 November 2026, 16:37
Nga E.M

BRITANI- Komediani dhe aktori Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera. Gjyqtari Joel Bennathan shpalli vendimin këtë të hënë duke kritikuar ashpër gjatë seancës sjelljen e Brand.
Ai e cil ësoi atë si shprehje të një përbuzjeje arrogante ndaj grave që refuzonin të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
“Rreth 20 vjet më parë, Russell Brand, ti po bëheshe i famshëm. Ishe i zgjuar dhe, në sytë e shumë njerëzve, qesharak dhe karizmatik. Por ishe bërë gjithashtu një grabitqar seksual”, deklaroi gjyqtari gjatë shpalljes së vendimit.
Sipas vendimit të gjykatës, veprat penale kanë ndodhur në një periudhë kur karriera e Brand në botën e komedisë ishte në ngritje. Në atë kohë, ai po fitonte famë për humorin provokues, deklaratat e drejtpërdrejta mbi jetën seksuale dhe paraqitjet në televizion e radio.
Në momentin kur oficerët e gjykatës e shoqëruan për ta marrë në paraburgim, aktori britanik u kthye nga bashkëshortja e tij dhe i tha: “Do të jemi mirë”.
Brand, i cili ndër vite është përballur edhe me probleme të lidhura me përdorimin e drogës dhe alkoolit, ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij. Ai ka këmbëngulur se marrëdhëniet seksuale në fjalë kanë qenë konsensuale.
Megjithatë, gjykata e shpalli fajtor për veprat penale ndaj katër grave dhe e dënoi me 10 vite e gjysmë burg./Dosja.al
Russell Brand
Bota
9 November 2026, 16:15
E.M
TURQI- Në një fabrikë hekuri dhe çeliku Habaş në lagjen Aliaga të Izmirit, Turqi, ka ndodhur një shpërthim në nj...
Bota
9 November 2026, 15:48
E.M
GAZA- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Gaza. Bashkimi Evropian i ka kë...
Bota
9 November 2026, 15:40
E.M
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka folur hapur për vështirësitë që po përjeton në përballjen me kancerin e prostat&eum...
Bota
9 November 2026, 15:30
E.M
ITALI- Në Napoli të Italisë ka ndodhur një gjarje tragjike paraditen e kësaj të hëne në Napoli të Italisë, ku...
Bota
9 November 2026, 14:58
G.M
RUSI- Bashkimi Evropian do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave për përfundimin e luftës Rusi-Ukrai...
Bota
9 November 2026, 14:45
G.M
Ilse Aigner
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner, si kandidate për ...
Bota
9 November 2026, 14:10
G.M
tik tok
SPANJË- Qeveria spanjolle ka kërkuar nisjen e një hetimi ndaj TikTok-ut për përhapjen e materialeve të abuzimit s...
Bota
9 November 2026, 14:00
G.M
Jensen Huang
KINË- Kina ka reaguar ashpër ndaj dyshimeve për një operacion të mundshëm spiunazhi që synonte drejtues...
Bota
9 November 2026, 13:37
G.M
pamje
SHBA- Një balonë me ajër të nxehtë ka kryer një ulje emergjente në një zonë të banuar në qytetin ...
Bota
9 November 2026, 13:30
G.M
Jesen Huang dhe Alice Huang
SHBA- Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, është vënë në qendër të një hetimi t&...