28 October 2026, 17:07
Nga E.M

IRAN- Një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarë, Jafar Panahi, është dënuar me pesë vite burg nga Gjykata Revolucionare e Iranit. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e të gjitha pasurive të tij.
Vendimi përfshin edhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit dhe të çdo aktiviteti në rrjetet sociale për një periudhë dyvjeçare, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura akuzat konkrete që çuan në dënimin e tij.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një dënim prej pesë vitesh e një muaji burg, të dhënë në mungesë të Panahit. Avokati i tij, Mostafa Nili, nuk ishte menjëherë i disponueshëm për një koment.
Panahi është një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarisht. Filmi i tij “It ëas Just an Accident” fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2025, duke i sjellë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Regjisori është përballur disa herë me autoritetet iraniane për shkak të veprimtarisë së tij artistike. Në dhjetor të vitit 2025, ai u dënua në mungesë me një vit burg për akuza që lidheshin me propagandën kundër sistemit, si dhe me ndalim dyvjeçar të udhëtimit jashtë vendit.
Pavarësisht këtij vendimi, Panahi u kthye në Iran në muajin mars të këtij viti. Dënimi i ri vjen në një kohë kur regjisori vijon të ketë çështje të tjera gjyqësore të hapura, ndërsa akuzat konkrete që lidhen me vendimin e fundit nuk janë bërë ende publike.
Rasti i tij rikthen vëmendjen te presioni me të cilin përballen kineastët dhe artistët në Iran, veçanërisht ata që kanë kritikuar autoritetet përmes filmave dhe deklaratave publike./Dosja.al
Jafar Panahi
Art&Argëtim
28 October 2026, 15:40
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja e njohur Taylor Swift është përfshirë në Sallën e Famës së Kantautorëve t&e...
Art&Argëtim
28 October 2026, 12:50
G.M
Russell Brand
ANGLI- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual gjat...
Art&Argëtim
28 October 2026, 12:20
G.M
Eurovision 2027
BULLGARI- Eurovision 2027 do të mbledhë 36 vende pjesëmarrëse në edicionin e tij të 71-të, i cili do t&eu...
Art&Argëtim
28 October 2026, 11:11
G.M
Kim Kardashian dhe Kris Humphries,
SHBA- Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-s&eum...
Art&Argëtim
28 October 2026, 09:00
G.M
Matthew Perry
SHBA- Mia Perry Bowick kujton lidhjen e veçantë me aktorin e njohur të “Friends”, të cilin e konsideronte njer...
Art&Argëtim
28 October 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
DashiNë dashuri, një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një keqkuptim. Në punë mund të shfaqet...
Art&Argëtim
27 October 2026, 21:47
G.M
Macklemore
DUBLIN- Reperi amerikan Macklemore ka mbajtur koncertin e tij të parë në kuadër të turneut “Free Palestine”,...
Art&Argëtim
27 October 2026, 21:01
E.M
LOS ANGELES- Sipërmarrësja 29-vjeçare, Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me fushatën më provokuese të reklamimit të m...
Art&Argëtim
27 October 2026, 20:00
G.M
iPhone Duo,
SHBA- Apple ka nisur zëvendësimin falas të një numri të kufizuar pajisjesh iPhone Duo, telefoni i parë i palossh&e...
Art&Argëtim
27 October 2026, 19:45
G.M
George Constantinou
GREQI- Aktori George Constantinou ka folur për rëndësinë e privatësisë në jetën personale, ...