Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Kështu, derbi i kryeqytetit u mbyll pa fitues, me Tiranën që nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin numerik për të marrë tri pikët, ndërsa Dinamo tregoi karakter duke reaguar edhe pse luajti për më shumë se një orë me një lojtar më pak.
DURRES - Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamo City është mbyllur në barazimin 1-1, në një ndeshje me karton të kuq, gola dhe emocione, por edhe me një paradoks që nuk kalon pa u vënë re: dy rivalët e përjetshëm u përballën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Pjesa e parë u karakterizua nga rivaliteti i fortë dhe episodet e diskutueshme. Në minutën e 26-të, Dinamo mbeti me një lojtar më pak, pasi arbitri Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Rifën. Vendimi shkaktoi protesta të forta nga kampi dinamovit, ku pretendonin se lojtari nuk e kishte prekur Alvarezin. Tirana përfitoi nga epërsia numerike dhe kërkoi të merrte kontrollin e lojës, por pavarësisht përpjekjeve, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës para pushimit. Në minutën e 33-të, edhe trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u ndëshkua me karton të verdhë.
Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 64-t. Redon Xhixha shënoi për Tiranën, duke kaluar bardheblutë në avantazh dhe duke ndezur festën e tifozëve të tyre. Me një lojtar më pak, Dinamo u detyrua të rrezikonte më shumë në kërkim të barazimit.
Këmbëngulja e bluve u shpërblye në minutën e 78-të, kur Erion Hoxhallari dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Në minutat e fundit, të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por rezultati nuk ndryshoi më.
Kështu, derbi i kryeqytetit u mbyll pa fitues, me Tiranën që nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin numerik për të marrë tri pikët, ndërsa Dinamo tregoi karakter duke reaguar edhe pse luajti për më shumë se një orë me një lojtar më pak.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) po hyn në një fazë vendimtare. Shoqatat e futbollist&eu...
MALAJZI - Jorge Martin do të kthehet menjëherë në gara në Sepang të Malajzisë, në seancën e parë stërvito...
ITALI - Besimi te Luciano Spalletti mbetet i paprekur, ose të paktën kështu duket pas disfatës shkatërruese në Genoa, por te Juven...
ITALI - Romano Floriani Mussolini përjetoi një moment të veçantë në karrierën e tij futbollistike, pasi gjeti rrjetën ...
SPANJE - Eder Sarabia, një ish-ndihmës trajner te Barcelona, është emëruar trajneri i ri i Espanyol, me një kontratë deri n...
ANGLI - Problemet nuk kanë fund për Manchester United. Benjamin Sesko do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri n&eum...
SPANJE - Momente ankthi për Claudia Rodríguez, bashkëshorten e futbollistit të Chelseat, Marc Cucurella, pas aksidentit të rënd&...
BRAZIL - Neymar do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Santosit, por për dy arsye të ndryshme. Kapiteni i skuadrës brazi...
ANGLI - Bruno Fernandes dhe Michael Carrick kanë zhvilluar një takim në qendrën stërvitore të Manchester United, në një ...
SPANJE - 19 vjeç, një Kampionat Evropian, një Kupë Bote, tre kampionate spanjolle dhe një mori rekordesh me Barçën ose Sp...