Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë? Sali Berisha: Nuk shkoj në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin! Rama d
7 November 2020, 20:49Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që ai të shkojë si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Berisha thotë se procesi është politik dhe synon të ekzekutojë për herë të dytë Azem Hajdarin. Më tej ai edhe për këtë çështje akuzon pikërisht kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit do të lirojë vrasësit e Azem Hajdarit, filluar me Jaho Salihin për shkak të qëllimeve elektorale para zgjedhjeve.
A është e nevojshme për t’u thirrur si dëshmitar në Gjykatë?
Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë. Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë.
Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ja paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë, dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi mediave.
Dëshmia e Zenel Nezës
Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon çbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.Në dijeninë time nga hetuesit a prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të çbërë.
A do të merrni pjesë si dëshmitar në proces?
Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin.
Marrë nga BalkanWeb
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ky një auromjet ka rënë nga ura në fshatin ‘’Andon Poçi’’ në Gjirokastër. Mësohet se ma...
Situatë kaotike në spitalin Infektiv për shkak të ezaurimit të kapaciteteve. Të sëmurët me Covid janë të detyruar të qëndrojnë në autoambulanca në pritje të tra...
TIRANË– Gazetarja Eva Kushova ka rrëfyer eksperiencën e saj me pandeminë e koronavirusit, duke u shprehur se gjithçka u zbulua nga një viktimë. Në b...
TIRANË– Rritet numri i viktimave në Shqipëri. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se kanë ndërruar jetë 8 të infektuar nga pandemia. Bëhet...
Aktualitet 7 November 2020, 14:35
TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka nisur përhapjen në masë, duke nisur kështu edhe të shumëpërmendurën “vala e dytë”. Javët e fundit,...
Aktualitet 7 November 2020, 14:07
Bukuria e ka një çmim. Aq më tepër kur parukieret tek të cilat je duke shkuar për t’u rregulluar ka mundësi që të zihen e të kapen për flokësh se kush do...
TIRANE– Në oborrin e spitalit Infektiv qëndrojnë familjarë të pacientëve që duan të dinë më shumë për gjendjen e të afërmëve të tyre që janë shtruar për shkak t...
TIRANE-Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar bilancet e shkollës “Turgut Ozal” në Tiranë pasi dyshohet se janë përdorur për pastrim parash. Këto dyshime janë shtu...
TIRANE– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë, për drog...