23 October 2026, 11:11
Nga E.M

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga pasi dyshohet se po transportonte lëndë narkotike kokainë me një automjet taksi nga Tirana drejt Mamurrasit, me qëllim shitjen e saj. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Destinacioni”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit.
Në pranga ra shtetasi Salvador Sula, 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë. Pas marrjes së informacionit për transportimin e lëndës narkotike, shërbimet e Policisë organizuan ndërhyrjen dhe ndaluan automjetin taksi në aksin e vjetër Mamurras-Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Dosja.al
Aktualitet
23 October 2026, 11:05
E.M
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi u shpreh në protestën e ditës s&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 10:59
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur ditën e sotme në ambientet e universitetit duke shpre...
Aktualitet
23 October 2026, 10:53
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe mjekët janë mbledhur këtë të premte në protestë e cila shënon tas...
Aktualitet
23 October 2026, 10:43
E.M
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë shkaktuan edhe heqjen e gurëve në trotuare nga frika e sulmeve të të rinjve drejt efe...
Aktualitet
23 October 2026, 10:36
E. D
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, gjashtë deputetët e...
Aktualitet
23 October 2026, 10:27
E. D
TIRANË- Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve. Tubimit të...
Aktualitet
23 October 2026, 10:24
E.M
ITALI- Një “bankë e fshehur” është goditur nga autoritetet italiane e cila në dispozicion të krimit të organizua...
Aktualitet
23 October 2026, 10:23
E. D
Ergys Verdho
TIRANË- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur paraditen e kësaj të premte në Prokuror...
Aktualitet
23 October 2026, 10:16
E. D
Spitali i Pukës
PUKË- Dr. Lekë Lleshi është emëruar në krye të shërbimit spitalor në Pukë. Ll...
Aktualitet
23 October 2026, 10:03
E.M
BURREL- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë tre persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përgatitnin ...