Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Krim në Fier/ Nipi i “Ben Qimes” qëlloi 31 herë me thikë bashkëshorten shtatzënë dhe në sy të dy fëmijëve të mit
18 March 2021, 07:39Nga DOSJA
FIER– Irvana Hyka, 28 vjeçe ishte shtatzënë në javën e 6-të me Demokrat Medinajn. Çifti ishte i martuar prej vitesh dhe jetonin në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit, derisa dje pasdite, ku rreth orës 17:20, një konflikt mes tyre degradoi për tu kthyer në një krim monstruoz. 29-vjeçari Demokrat Medinaj e qëlloi të shoqen për vdekje me thikë, pa pyetur se ajo ishte shtatzënë apo se bashkë kishin edhe 2 fëmijë, 4 dhe 6 vjeç.
Paraprakisht raportohet se ai e ka qëlluar rreth 31 herë me thikë, ndërsa në vendngjarje ishin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit të cilët kanë parë gjithçka. E reja ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të shumta. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në tapet me plagë të shumta dhe të pajetë.
Ndërsa pas krimit, Medinaj është larguar dhe në vend që të dorëzohej në polici ka vrarë veten. Trupi i tij u gjet i pajetë në fushën e plehrave pak metra pas htëpisë së vetë Medinajt. Një tjetër detaj i përmendur nga policia është fakti se i riu nuk ka qenë i skeduar më herët as për dhunë në familje, as për rekorde kriminale apo për probleme të shëndetit mendor.
I vetmi “precedent” i të riut është fakti se ai është nipi i të fortit të Fierit, Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Ai është tashmë në kërkim nga policia, ndërsa familja e Irvanës ka marrë dy fëmijët e mitur dhe ka hapur dyert e mortit. Ceremonia mortore e nënës së dy fëmijëve të mitur do të kryhet ditën e nesërme në fshatin Ferras. Të afërmit kanë dhënë dëshminë e tyre, të cilët pretendojnë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj nuk vuante nga probleme mendore, ndërsa sipas tyre vajza ishte e urtë.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin për rinovimin e siguracioneve. Abcnews ka në faqe të parë arres...
TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, është arrestua...
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sipas Meteoalb, mësohet se pothuajse i gjithë territori i vendit, ...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vaksinën e AstraZeneca dhe dyshimet se ...
KROACI- Një 33-vjeçar në Kroaci, ka humbur jetën 12 ditë pasi u vaksinua me vaksinën. Nisur nga rasti në fjalë Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) filloi...
TIRANË– Leonard Xhixha një nga katër të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës. Por kjo nuk është akuza e parë që rëndon m...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, foli në emisionin “Real Story”, në News24, për një valë tjetër infektimesh me koronavirus në vendin tonë, refer...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet lidhur me përdorimin e vaksinës Astr...