LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dhimbja në një fletë të bardhë, 9 muaj pas humbjes së djalit flet Flutura Açka: Ja si është një prind në zi

5 February 2019, 12:41 Nga DOSJA
Dhimbja në një fletë të bardhë, 9 muaj pas humbjes

Poetja e mirënjohur shqiptare, Flutura Açka nëntë muaj pas ndarjes nga jeta të djalit të saj, ka vendosur të shkruaj disa rreshta.

“Ti je e fortë, më thonë shpesh, sepse unë u lë të shohin zhgunin e së fortës tek unë. Unë jam nëna, them në një varg timin dhe kaq mjafton të bësh shpjegimin e thjeshtë të lëndës sime njerëzore.”

“Shpesh, edhe pse kanë kaluar nëntë muaj që duken veç nënë çaste nga ikja e tim Biri, marr mesazhe të ndjera nga prindër, veçanërisht nëna, që kanë humbur fëmijët e tyre të shtrenjtë. Fjalët e tyre janë pak a shumë të njëjta me ndjesitë e mia, çfarëdo që t’u them unë për t’i ngushëlluar, ata e ndiejnë se edhe unë vetë jam njëherësh njeriu që ka nevojë për fjalë ngushëlluese. Si të jetë një telefonatë me erën që përcjell edhe tingullin e mallit tonë, pas “bisedës” sonë të largët virtuale, është e sigurtë që ne ndjehemi më të qetë, pasi i kemi bërë më të afërt në kohë bijat e bijtë tanë, madje edhe sikur kemi folur me ata vetë. Sikur të mblidhja gjithçka nga ndjesitë e tyre, fjalët dhe peshën e zisë së tretur tashmë në gjakun, në pejzat, në limfën, në kozmosin e ëndrrave dhe fuqinë e lutjeve të tyre, pra sikur të mundja ta bëja një të gjithën çfarë ndodh me biologjinë e tyre njërëzore, pesha e asaj përbërjeje do të ishte sa vetë bota. Secili ka formën e tij të zisë, unë kam timen. Ka prindër që ruajnë gjithçka, edhe unë kam ruajtur deri tani gjithçka. Ka të tjerë që druhen t’i hapin albumet; unë i shoh çdo ditë, edhe videot ku im Bir qesh me gjithë shpirt, siç ishte mësuar të qeshte me gjithë gjoksin e tij gurgullues. Të tjerë prindër përgjojnë telefonat, madje edhe natën për ndonjë sinjal që mund të vijë nga përtejjeta, ka mes tyre që besojnë se u vijnë mesazhe; unë e kam mbyllur telefonin e tij Biri, por mesazhet, që shpesh janë zanore, nuk guxoj t’i fshij. Të tjerë e të tjerë kanë të tjera e të tjera forma. Ka nga ata që e lenë në mes durimin, të tjerë që janë zemëruar me botën; unë kam dhënë fjalën të vazhdoj. Ka të tjerë që kanë ndjenjë faji, që nuk i mbrojtën dot; unë kam ndjenjë e brerjes që çasti më gjeti të helmuar dhe nuk e kuptova sa duhet ikjen. Ose ky është thjesht mospranimi që do të na ndjekë deri në çastin e fundit. Ti je e fortë, më thonë shpesh, sepse unë u lë të shohin zhgunin e së fortës tek unë. Unë jam nëna, them në një varg timin, dhe kaq mjafton të bësh shpjegimin e thjeshtë të lëndës sime njerëzore. Secili prej nesh, sipas një ligji të pazbuluar të inercisë së zisë, ka nevojë të flasë, t’ia dëgjojë zërin bijës a birit, t’ia dijë ëndrrat, të dijë nëse i dhemb diçka, a ka zënë shokë të rinj, a ka uri? Në këtë jerm njerëzor nuk ka asgjë prej të tranuarish, asgjë që mund ta quash jonormale, asgjë të dyshimtë për ta quajtur sëmundje. Është vetëm malli, që merr format nga më të çuditshmet në koshiencën dhe subkoshiencën tonë prindësore. Nuk na duhet, në të vërtetë, asgjë më shumë se një telefon që të mund t’ia dëgjojmë zërin bijtë tanë, të njëjta me ato që bëjmë në vetminë tonë të pafjalë, siç bëjnë vërtet tani diku në një cep të Japonisë së largët. Sa herë më vjen një mesazh i ri, sjell në mend “telefonin e erës”, atë telefonin e vjetër të zi në një kabinë të bardhë në një kopsht të bukur në një cep shkëmbor përballë Paqësorit në Otsuchi të Japonisë. Atë e ka ndërtuar për t’i shpëtuar pikëllimit, dizenjuesi Itaru Sasaki, tani në të shtatëdhjetat e tij. Dikur ai humbi nipin e tij nga kanceri dhe qysh prej asaj kohe, “Kaze no Denëa” (telefoni i erës), siç ia vuri ai emrin mrekullisë që ndërtoi, i shërbeu ta mbante në këmbë gjatë zisë së tij të thellë. Telefoni magjik mes kallamishteve, panjave, shkurreve të spireas dhe një peme kivi, në shtegun mes gurëve e në kabinën e bardhë me çati të gjelbër, që rrihet nga erërat e Paqësorit, është sendi që i lidh me heshtjen me mijëra japonezë. Atje ëndërroj të shkoj kur më kap zia e thellë e kur dita më duket natë e nata e thellë si vdekja. Telefoni atje është i rëndë dhe kablli i tij është i mbështjellë, pra çdokush mund ta shohë se filli nuk është i lidhur dhe komunikon me asgjënë, bri tij ka një libër ku mund të shkruash ndonjë mesazh, nëse ke ndonjë gjë për të thënë pasa asaj telefonate magjike aty. Ishte një gazetar kureshtar që e pikasi i pari vite më parë kabinën në kopshtin e bukur. Për shkak të lartësisë mbi shkëmb, vala e lartë e cunamit të 11 marsit të vitit 2011 e kurseu kopshtin, por jo mbi 15 mijë japonezët të përfshirë nga tmerri i ujit. Nga ajo kohë, kjo kabinë është pjesë e paqes shpirtërore e mijëra njerëzve, që vijnë aty të flasin me të munguarit. Edhe dje, edhe një ditë më parë se dje, më erdhi një mesazh nga një prind në zi. Sikur të kisha mundësi ta ndërtoja një kabinë të tillë në një shkrep të bregdetit shqiptar për këta prindër, edhe për veten, do ta kisha bërë. Humbja e fëmijës është i vetmi rast kur shprehja “beingunto-death” e Heideggerit nuk bën sens, pasi murin e zisë së ndërtuar përreth shpirtit, nuk e trand asnjë lloj cunami a rrëmeti. Por, një telefon i tillë për të komunikuar me erën, me eterin dhe të padukshme, do ta kisha vendosur diku në ndonjë vend të paqtë për veten dhe ata që ndiejnë si unë.”

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #fluturaaçka #leterdjalit #fluturaaçka #leterdjalit

Sondazh

Art&Argëtim 4 February 2019, 17:42

Kinematografia në zi, vdes aktori i njohur amerikan

Aktori i njohur amerikan ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin e ndjerë, Kristoff St. John i cili u gjet i vdekur nga miqtë ...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...