LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna ndaj kryeredaktorit të Dosja.al/ Rrjeti SafeJournalists dënon ngjarjen: Rastet e incidenteve ndaj gazetarëve nuk janë të izoluara

SafeJournalists shkruan se Izmir Akulli, kryeredaktor i Dosja.al, është dhunuar nga disa punonjës policie ndërsa po filmonte përdorimin e forcës ndaj një studenti pranë Bankës së Shqipërisë.

14 October 2026, 09:26 Nga E.d
Dhuna ndaj kryeredaktorit të Dosja.al/ Rrjeti SafeJournalists dënon
Pamja

TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku u shënuan incidente të rënda. SafeJournalists  shprehet se sulmet fizike, lëndimet dhe pengimi i raportimit, krahas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, ngrenë shqetësime serioze për përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit.

SafeJournalists shkruan se Izmir Akulli, kryeredaktor i Dosja.al, është dhunuar nga disa punonjës policie ndërsa po filmonte përdorimin e forcës ndaj një studenti pranë Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht se u identifikua si gazetar, ai dyshohet se u godit sërish me grushte dhe shkelma dhe pati nevojë për trajtim spitalor.

SafeJournalists thekson se përsëritja dhe rëndësia e këtyre incidenteve tregojnë një prirje thellësisht shqetësuese të përdorimit të dyshuar të tepruar të forcës policore, ndërhyrjes në raportimin e pavarur dhe mungesës së llogaridhënies së mjaftueshme. 

SafeJournalists u bën thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të japin shpjegime publike për incidentet dhe të sigurojnë zbatimin efektiv të protokollit për mbrojtjen e gazetarëve.

Reagimi

Rrjeti SafeJournalists dënon me forcë dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike që po mbulonin protestat në Tiranë më 13 tetor 2026. Sulmet fizike, lëndimet dhe pengimi i raportimit, krahas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, ngrenë shqetësime serioze për përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe mediave përkatëse, Izmir Akulli, kryeredaktor i Dosja.al, raportohet se është dhunuar nga disa punonjës policie ndërsa po filmonte përdorimin e forcës ndaj një studenti pranë Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht se u identifikua si gazetar, ai dyshohet se u godit sërish me grushte dhe shkelma dhe pati nevojë për trajtim spitalor. Më herët, gazetarja e Fax Neës, Fatime Halmusa, raportohet se është lënduar nga punonjës të policisë, ndërsa gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, dhe operatori Henri Simota u shtynë me forcë dhe u penguan gjatë raportimit. Gazetari i Top Neës, Xhoi Malësia, raportoi se ishte kërcënuar nga punonjës të policisë me arrestim. Gjithashtu, Vjolanda Peca, gazetare e Citizens.al, u godit në kokë nga një gur gjatë mbulimit të protestës, duke dëshmuar më tej rreziqet serioze me të cilat përballen gazetarët dhe punonjësit e medias gjatë raportimit nga terreni.

Këto nuk janë incidente të izoluara. Gjatë katër muajve të fundit, SafeJournalists ka dokumentuar vazhdimisht raste të ndërhyrjes së policisë në punën e gazetarëve që mbulojnë protestat në Shqipëri, përfshirë pengimin fizik gjatë protestave të 2 korrikut dhe 27 korrikut, shoqërimin në polici dhe pengimin e përsëritur të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca, në korrik dhe shtator, si dhe ekspozimin e ekipeve mediatike, të identifikueshme si të tilla, ndaj masave të kontrollit të turmës, deri së fundmi më 8 tetor.

Përsëritja dhe rëndësia e këtyre incidenteve tregojnë një prirje thellësisht shqetësuese të përdorimit të dyshuar të tepruar të forcës policore, ndërhyrjes në raportimin e pavarur dhe mungesës së llogaridhënies së mjaftueshme. Veçanërisht alarmante janë raportimet për ushtrim dhune ndaj gazetarëve pikërisht në momentet kur ata dokumentojnë veprimet e policisë. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi zbatimin e Protokollit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, të miratuar në maj 2025, si dhe mbi efektivitetin e masave të marra pas incidenteve të mëparshme.

Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje:

Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të japin publikisht shpjegime për incidentet, të bëjnë të ditura masat e marra pas paralajmërimeve të mëparshme dhe të sigurojnë zbatimin e menjëhershëm dhe efektiv të protokollit për sigurinë e gazetarëve, përfshirë udhëzime të qarta operacionale për përdorimin e forcës dhe mbrojtjen e ekipeve mediatike të identifikueshme si të tilla.

Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të hetojë pa vonesë, në mënyrë të pavarur dhe efektive, sulmet dhe pengesat e raportuara, të identifikojë punonjësit e policisë të përfshirë dhe të sigurojë që çdo shkelje e konstatuar të pasohet nga masa të përshtatshme për vënien e përgjegjësve përpara përgjegjësisë.

Prokuroritë kompetente: Të hetojnë nëse veprimet e punonjësve të policisë ndaj gazetarëve mund të përbëjnë vepra penale dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse në rastet kur ekzistojnë arsye për të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme. Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht komisioneve parlamentare përgjegjëse për të drejtat e njeriut, median dhe çështjet e brendshme, të ushtrojë funksionin e tij mbikëqyrës përmes një seance dëgjimore parlamentare mbi incidentet e përsëritura, veprimet e policisë gjatë protestave dhe zbatimin e mekanizmave ekzistues për mbrojtjen e gazetarëve.
Ministrisë së Drejtësisë, brenda fushës së saj të përgjegjësisë, të vlerësojë nëse garancitë ligjore dhe institucionale ekzistuese ofrojnë mbrojtje efektive dhe mjete juridike të përshtatshme për gazetarët që përballen me dhunë ose pengim nga organet ligjzbatuese.

Përgjegjësia për ruajtjen e rendit publik nuk mund të justifikojë dhunën ndaj gazetarëve apo përdorimin joproporcional të forcës. Operacionet policore, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, duke marrë në konsideratë praninë e gazetarëve që dokumentojnë ngjarje me interes publik.

Gazetarët duhet të jenë të lirë të dokumentojnë protestat dhe veprimet e policisë, pa frikën e dhunës apo hakmarrjes për shkak të ushtrimit të detyrës. Kur incidente të tilla përsëriten pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, heshtja dhe mosveprimi institucional bëhen pjesë e vetë shqetësimit. Mbrojtja e gazetarëve është thelbësore për garantimin e së drejtës së publikut për t’u informuar dhe për llogaridhënien demokratike./Dosja.al

Rrjeti SafeJournalists

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa