LIVE UPDATES
Bota

Dhuna në protesta thellon krizën në Francë

Nunez ofroi dorëheqjen duke marrë përgjegjësinë për dështimin e forcave të sigurisë për të kontrolluar trazirat, por Pallati Elize njoftoi se Macron i ka kërkuar të qëndronte në detyrë, për të garantuar vazhdimësinë e drejtimit të policisë.

19 October 2026, 15:37 Nga G.M
Dhuna në protesta thellon krizën në Francë
Paris, 17 tetor 2026.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, refuzoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez, pas një fundjave protestash të dhunshme që lanë pas mijëra të arrestuar, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale në disa qytete franceze.

Nunez ofroi dorëheqjen duke marrë përgjegjësinë për dështimin e forcave të sigurisë për të kontrolluar trazirat, por Pallati Elize njoftoi se Macron i ka kërkuar të qëndronte në detyrë, për të garantuar vazhdimësinë e drejtimit të policisë. Presidenti pranoi se ka pasur mangësi në parashikimin e shkallës së protestave dhe në mbledhjen e informacioneve nga shërbimet e sigurisë.

Ai kërkoi nga ministri masa të reja për të parandaluar dhunën dhe plaçkitjet. Ndërkohë, kryeministri Sebastien Lecornu mblodhi të hënën një kabinet emergjent për të shqyrtuar pasojat e trazirave, dëmet ekonomike dhe reagimin e forcave të rendit.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu adresua kombit më 18 tetor 2026.

Kriza përfshiu Francën vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, në një periudhë pakënaqësish në rritje për koston e jetesës, gjendjen e shërbimeve publike dhe funksionimin e institucioneve.

Çfarë ndodhi gjatë fundjavës?

Më shumë se 550 mijë persona dolën në rrugët e Francës të shtunën, më 17 tetor, sipas vlerësimeve të autoriteteve. Demonstratat, të organizuara fillimisht për të kërkuar kushte më të mira në arsim dhe masa kundër rritjes së kostos së jetesës, u shoqëruan me përplasje të dhunshme në Paris, Marsejë, Lion dhe qytete të tjera.

Në disa zona, protestuesit ngritën barrikada dhe u vunë flakën automjeteve e ndërtesave, ndërsa grupe të tjera thyen vitrinat dhe plaçkitën dyqane. Sipas autoriteteve, rreth 1.500 dyqane dhe biznese u plaçkitën ose u dëmtuan gjatë trazirave. Trazirat vazhduan edhe të dielën, ndonëse në përmasa më të vogla.

Në Paris, policia raportoi mbi 100 arrestime gjatë mbrëmjes dhe natës, si dhe plaçkitjen e pesë dyqaneve. Bilanci i arrestimeve në gjithë Francën arriti në rreth 2.400 deri të dielën, ndërsa autoritetet raportuan për qindra policë të lënduar.

Pse po protestohet në Francë?

Vala e protestave nisi në mes të shtatorit, kur nxënës të shkollave të mesme në Paris dolën në rrugë për të kundërshtuar gjendjen e sistemit arsimor. Ata kërkuan investime më të mëdha në shkolla dhe zgjidhjen e mungesës së mësimdhënësve.

Pakënaqësia u përhap gradualisht në qytete të tjera, ndërsa protestave iu bashkuan edhe studentë universitarë, mësimdhënës, sindikata dhe pensionistë. Me zgjerimin e pjesëmarrjes, kërkesat filluan të përfshinin edhe koston e lartë të jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Pse policia nuk arriti t’i kontrollonte trazirat?

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, pranoi të hënën se policia kishte humbur kontrollin në disa qytete. Në një intervistë për radion France Inter, ai tha se kishte ofruar dorëheqjen, sepse ndihej përgjegjës për atë që kishte ndodhur gjatë fundjavës.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë kishin parashikuar rreth 200 mijë demonstrues për të shtunën, por pjesëmarrja kishte kaluar 550 mijë persona. Dallimi mes pjesëmarrjes së parashikuar dhe asaj reale ngriti pyetje për përgatitjen e policisë dhe shpërndarjen e forcave në terren.

Ministri i Drejtësisë, Gerald Darmanin, tha se zhvillimet dëshmuan mangësi të shërbimeve të sigurisë në përballjen me grupet e së majtës ekstreme. Autoritetet franceze fajësuan grupe të tilla dhe persona të përfshirë në veprimtari kriminale për pjesën më të madhe të dhunës, por bënë dallimin mes tyre dhe demonstruesve paqësorë.

Si reagoi Macron?

Në një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, Macron dënoi dhunën dhe kërkoi qetësimin e situatës. Ai tha se duhej bërë dallim mes qytetarëve që protestojnë për shqetësime legjitime dhe personave që sulmojnë institucionet, plaçkitin bizneset dhe shkatërrojnë pronën.

Presidenti premtoi transparencë lidhur me mënyrën se si policia i kishte menaxhuar protestat dhe kërkoi që autoritetet të nxirrnin mësime nga dështimet e fundjavës. Ai paralajmëroi gjithashtu se mund të ndalohen tubime të caktuara, nëse autoritetet vlerësojnë se ekziston rreziku i dhunës.

Macron i kërkoi kryeministrit Lecornu të zhvillojë konsultime me partitë politike, sindikatat, organizatat studentore dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, për të shqyrtuar kërkesat sociale që kanë nxitur protestat. Pavarësisht krizës, presidenti vazhdoi të hënën vizitën e planifikuar triditore në vendet e Gjirit Persik.

Ai mbërriti në Kuvajt, ndërsa në agjendë ka edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Katarin. Vizita lidhet me përpjekjet e Francës për të siguruar furnizime me naftë dhe gaz, në një periudhë kur çmimet e energjisë janë ndër shqetësimet kryesore ekonomike.

Kriza në prag të zgjedhjeve presidenciale

Protestat zhvillohen në një moment veçanërisht të ndjeshëm politik për Francën. Macron është në muajt e fundit të mandatit të tij të dytë presidencial dhe, sipas Kushtetutës franceze, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi. Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në pranverën e vitit 2027, ndërsa vendi përballet me një parlament të fragmentuar dhe me përplasje të vazhdueshme mes blloqeve politike.

Në të djathtën nacionaliste, Marine Le Pen mbetet një nga figurat kryesore të debatit politik, ndërsa në të majtën radikale është Jean-Luc Melenchon. Përplasjet e fundit kanë shtuar presionin ndaj Qeverisë dhe kanë rikthyer debatin për aftësinë e institucioneve franceze për t’iu përgjigjur pakënaqësive sociale./REL

france

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin