13 October 2026, 18:05
Nga G.M
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke bërë të ditur se gjashtë efektivë kanë mbetur të plagosur gjatë kryerjes së detyrës. Ai dënoi dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se goditja e një efektivi nuk mund të konsiderohet ushtrim i së drejtës për të protestuar.
Demo u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Sipas tij, dhuna nuk justifikohet, ndërsa pjesëmarrësit duhet të tregojnë përgjegjësi gjatë zhvillimit të protestës.
Ministri Ervin Demo: Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.
U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.
Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin. Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve./Dosja.al
ervin demo protesta ne tirane
Politike
13 October 2026, 17:59
E.d
Edi Rama
LUKSENBURG- Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, në kuadër...
Politike
13 October 2026, 17:50
G.M
Edi Rama dhe Luc Frieden
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden, ku diskutuan p&eum...
Politike
13 October 2026, 17:50
G.M
Edi Rama dhe Luc Frieden
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden, ku diskutua...
Politike
13 October 2026, 17:22
E.d
Pamje
TIRANA- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për protestën e zhvilluar përpara ministrisë së Ar...
Politike
13 October 2026, 17:05
E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri publikuar pamjet nga brenda furgonit të policisë ku ndodheshin studentët e gja...
Politike
13 October 2026, 16:57
E.d
Belind Këlliçi
TIRANA- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit të ndodhura para Ministris&eum...
Politike
13 October 2026, 16:36
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj student...
Politike
13 October 2026, 16:32
G.M
pamje nga protesta
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një regaim në lidhje me protestën e studentëve, të ...
Politike
13 October 2026, 16:10
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve përpara...
Politike
13 October 2026, 16:04
E.d
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas zhvillimeve të ndodhura në protestën para ...