LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkatërrimi me HEC-e i lumit Vjosa, shkencëtarët peticion kundër digës së Kalivaçit

18 February 2020, 17:02 Nga DOSJA
Shkatërrimi me HEC-e i lumit Vjosa, shkencëtarët peticion

TIRANË- Në një prej peticioneve më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave, 776 shkencëtarë dhe ekspertë nga e  gjithë bota i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë. “Vjosa, i vetmi lum i egër që na u la ashtu si u krijua nga natyra, është një lum që ja kemi borxh brezave tanë të ardhshëm,” tha profesor Ferdinand Bego nga Universiteti i Tiranës. “Është shpëtimi i vetëm për ne dhe gjeneratat e ardhshme, të cilët do të jetojnë në këtë vend për të korrigjuar gabimet tona dhe për të rikuperuar jetën e egër të lumenjve edhe për lumenjtë e tjerë në vend,” shtoi ai.

Planet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Vjosës kundërshtohen prej vitesh nga banorët e zonës, aktivistët mjedisorë vendas dhe të huaj si dhe grupe të shkencëtarëve, të cilët e konsiderojnë Vjosën si lumin e fundit të egër në Europë që nuk duhet të cenohet nga digat. Në vitin 2017, aktivistët mjedisorë triumfuan në gjykatë duke e nxjerrë të pavlefshme kontratën koncesionare të qeverisë për hidrocentralin e Poçemit. Megjithatë, qeveria miratoi në vitin 2017 një koncesion të ri për ndërtimin e HEC-it në Kalivaç në favor të kompanisë turke Ayen-Alb dhe kompanisë Fusha sh.p.k. Në fund të janarit kompania Abkons – e kontratktuar nga Ayen-Alb dhe Fusha Sh.p.k,  prezantoi në Memaliaj   raportin të ndikimit në mjedis pwr hidrocentralin me fuqi të instaluar 111 MW.

“Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i prezantuar ishte më shumë një karikaturë e një VNM-je sesa një VNM e vërtetë dhe serioze,” tha prof.Fritz Schiemer nga Universiteti i Vienës gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Tiranë. “Monitorimet tona personale tregojnë një vlerë të madhe të ekosistemit të Vjosës. Duhen studime të mëtejshme 2-3 vjeçare si bazë për një VNM eficente,” shtoi ai. Kundër ndërtimit të nëj dige në Vjosë është dhe prof. Klodian Skrame nga Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili nënvizon se një risk tjetër potencial është dhe ai sizmik. “Duke qenë se ai vend është një zonë me aktivitet  të lartë sizmik, ngritja e një dige në Vjosë do ishte një vendim tepër i gabuar”, shprehet ai.

Peticioni i drejtohet qeverisë shqiptare, përkatësisht kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Firmëtarët paralajmërojnë për rreziqet dhe pasojat e projekteve të digave të hidrocentraleve në Vjosë, si humbja e vlerave unike ekologjike, përkeqësimi i cilësisë së ujit, përkeqësimi i ujërave nëntokësorë, rreziqet e aktiviteteve sizmike, erozioni bregdetar, etj. Megjithatë, as Kryeministri dhe as Ministria e Turizmi dhe Mjedisi ishin të gatshëm të pranonin peticionin. Në vend të kësaj, dhe në emër të popullit shqiptar, Presidenti Ilir Meta pranoi peticionin dhe përshëndeti një delegacion shkencor të premten, me 14 shkurt.

Gjatë konferencës për shtyp, të gjithë ekspertët u shprehën të gatshëm që ta mbështesin qeverinë shqiptare në lidhje me parametrat e një studimi të standardizuar dhe serioz në lidhje me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, duke theksuar se autoritetet shqiptare duhet të fillojnë një procedurë të denjë dhe të vërtetë në lidhje me projektin e Kalivaçit.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digat ne vjose hec ne vjose lumi vjosa shkenctaret kunder digave digat ne vjose hec ne vjose lumi vjosa shkenctaret kunder digave

Sondazh

Aktualitet 18 February 2020, 12:05

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi u konfirmua në der...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin