LIVE UPDATES
Aktualitet

Dikur u dhunua prej tij, rrëfehet avokati i Izet Haxhisë: Donte të më kërkonte falje. Ka shumë dëshmi kundër Berishës

25 May 2019, 08:48 Nga DOSJA
Dikur u dhunua prej tij, rrëfehet avokati i Izet Haxhisë: Donte

Izet Haxhia rikthehet në DITA tërthorazi, nëpërmjet avokatit të tij të ri Idajet Beqirit. Pavarësisht akuzave të rënda që Izeti ka lëshuar kundër ish shefit të tij, Sali Berishës, në gjysmën e parë të vitet 90, tashmë të njohur publikisht nëpërmjet librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” i cili do të jetë dhe një provë dokumentare në gjyqin që do të zhvillohet së shpejti për çështjen “Hajdari”, nga kjo intervistë me avokatin e tij mësohet se Izeti ka edhe shumë dëshmi të tjera kundër Berishës dhe që sjellin një tablo të re të ngjarjes. Vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte e rastësishme dhe, sikurse shprehet avokati, falë vetingut që po bëhet në sistemin e drejtësisë, do të zbardhet përfundimisht e vërteta dhe do të dalin se cilët janë autorët e vërtetë të krimit që tronditi politikën shqiptare 21 vite më parë. Pra kemi një optikë krejtësisht të re ku sipas Izet Haxhisë, përgjegjësi kryesor është Sali Berisha.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Idajet, jemi të çuditur se si e pranuat detyrën e avokatit për Izet Haxhinë, ndërkohë që dimë se ju keni pasur një përplasje publike me të para dy vjetësh. Si e arritët mirëkuptimin dhe a ju ka kërkuar falje Izeti?

– Në fakt konfliktet e ashpra, deri në ekstrem, madje të dhunshme të Izet Haxhisë, kanë nisur shumë herët, qysh kur ai shkoi badigard i Sali Berishës. Herë pas here Saliu, sa herë i ikte mëndja nga shkrimet e mia kritike kundër tij  në gazetën “Kombi” dhe në organe të tjera të shtypit të kohës, e vërsulte Izetin me kompani kundër meje. Kulmi i dhunës së ushtruar ndaj meje me nxitjen e drejtpërdrejtë të Saliut ishte në vitin 1998… Mirëpo Izet Haxhia në atë kohë mendonte se po i shërbente Presidentit të Republikës së Shqipërisë, jo kryebanditit të Shqipërisë dhe shërbëtorit të Beogradit. Unë e kam njohur prej kohësh familjen “Haxhia”, atdhetarinë dhe besnikërinë e saj, burrërinë dhe karakterin në përgjithësi të saj dhe kam qenë i bindur se një ditë, bijtë e kësaj familje do ta njihnin mirë Saliun  dhe do të dinin se si të distancoheshin prej tij. Izet Haxhia më zgjodhi avokatin e tij, sikurse më është shprehur, në radhë të parë për profesionalizmin, për etikën në profesion, për karakterin, por edhe për të kërkuar një ndjesë, siç dinë të kërkojnë ndjesë malësorët e vërtetë shqiptarë, të cilët kërkimin e ndjesës e shtrijnë deri në dhënien e besimit për gjënë më të rëndësishme të jetës së tyre.

– E pra, aktualisht ju jeni zyrtarisht avokat i Izetit. Sa i bindur jeni në drejtësinë e çështjes që ju mbroni?

– Akuza që i është bërë Izet Haxhisë dhe dënimi që i është dhënë janë shumë të rënda. Izet Haxhia kurrë nuk i ka pranuar akuzat. Ai ka evidentuar një numër të konsiderueshëm provash bindëse që vërtetojnë pafajësinë e tij dhe përfshirjen në krimin e vrasjes së Azem Hajdarit të personave të tjerë, me Sali Berishën në krye. Është një çështje shumë e vështirë, e manipuluar rëndë nga persona me pushtet, të cilët kanë vepruar në emër dhe në mbrojtje të Sali Berishës… Drejtësia post vetting nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më si “dreqësia” e dreqit të pandreqshëm Sali Berisha. Ndaj besoj se do t’ia dalim.

– Ju keni kontaktuar me Izetin gjatë kësaj kohe. A ju ka thënë ndonjë detaj të ri të panjohur nga historitë e tij me Berishën?

– Jam takuar. Në takimin e parë në Burgun 302, ku është i izoluar, donte të më kërkonte falje. Dhe sapo tha fjalët e para të ndjesës, i vura dorën te goja dhe i thashë të mos fliste asnjë fjalë për këtë anë. Imazhi i tij, fytyra e tij, flisnin pa qenë nevoja të  thoshte fjalë për të provuar arsyet se përse kishte qenë i detyruar t’i shërbente deri me naivitet një të pabesi si Sali Berisha…

Izet Haxhia është njohësi më i mirë, madje perfekt i Sali Berishës, i bëmave të tij të hershme dhe të derisotëm. Ai njeh mirë familjen e Berishës. Ai  provat kundër Berishës, për të qenurit e tij të pabesueshëm dhe të pavërtetë në gjërat që thotë, i ka të hershme. Ato fillojnë qysh me ditëlindjen e Saliut, pse nuk ka në realitet këtë ditëlindje që ka sot, por ka lindur në një ditë dhe muaj tjetër,  di arsyet e vërteta përse e ka bërë një gjë të tillë Saliu etj. Madje ai di me hollësi marrëdhëniet e hershme të Familjes së Berishës me babain e kryekriminelit të luftës Karaxhiç etj etj…

Më i bukur ishte një detaj i përjetuar nga vet Izet Haxhia kur vizitoi Shqipërinë Sekretari Amerikan Xhejms Bejker në vitin 1992 në Tiranë. Bejker vinte nga Beogradi. Kur po ngjitej në podiumin e mitingut te Sheshi Skënderbej, pa që pas tij kishte Sali Berishën. Dhe i tha Elez Biberajt që e kishte përkthyesin e tij: Po ky Karaxhiçi  ishte në Beograd, kur erdhi para nesh këtu…?! Elez Biberaj qeshi dhe e sqaroi Bejkerin se ky është Sali Berisha, por i ngjan shumë Karaxhiçit …!

-Mendoni se kupa e Sali Berishës, pas gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur prej afro 30 vitesh në Shqipëri, është e mbushur me akuzat e Izetit?

– Populli thotë një fjalë: E drejta vonon, por kurrë nuk harron. Izet Haxhia ka aq shumë prova kundër krimeve të Sali Berishës, sa minimumi 5 herë me burg të përjetshëm duhet të dënohet prej drejtësisë shqiptare ky person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore .

-A keni besim se do ta fitoni këtë gjyq, i cili mund të konsiderohet nga më të rëndësishmit e 30-viteve të fundit?

– Do të jetë një gjyq i rëndësishëm. Ndoshta gjyqi i parë pas 28 vitesh ku gjyqësori shqiptar nuk do të veprojë më sipas urdhrave politike të Saliut dhe mbushjes së xhepave me para të pista, por sipas mendësisë së drejtësisë së pastruar nga vettingu…

– Si ju duket klienti juaj Izet Haxhia aktualisht? A është optimist në një përballje të mundshme me Sali Berishën?

– Është klient interesant Izet Haxhia. Nuk ka asnjë lidhje me ata që bëhen qaramanë në burg dhe, veç avokatit, detyrohesh të bësh edhe psikologun, që t’u mbash mendjen! Ai është i qetë, me humor të mirë, me mendjen top, tepër i kthjellët, i vendosur dhe i bindur se e ka të drejtën, të vërtetën dhe provat e shumta me vete, për rrjedhojë i bindur se do t’ia dalë mbanë…

Marrë nga Gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet idajet beqiri izet haxhia rrëfimi i avokatit të izet haxhisë idajet beqiri izet haxhia rrëfimi i avokatit të izet haxhisë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin