LIVE UPDATES
Bota

Diplomati amerikan Nimetz: Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq, askush s’del fitimtar

24 May 2019, 17:02 Nga DOSJA
Diplomati amerikan Nimetz: Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të

DW: Gjatë viteve u propozuan shumë emra për Maqedoninë. A ju kujtohen emrat më interesantë që u diskutuan në tavolinën e bisedimeve?

Matthew Nimetz: Të gjithë menduan se ishte punë e lehtë. Le të ulemi dhe të gjejmë një emër… Propozimi i bërë nga Kombet e Bashkuara, “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, nuk ishte emër për t`ia vënë një vendi. Ishte një emërtim paraprak, deri sa të vendosej për emrin e duhur. Ishte si të thuash sikur unë dhe gruaja ime të lindnim një fëmijë dhe të mos kishim menduar për emrin që do i vinim. Dhe në martenitet do t’i vinin emrin: “i biri i zonjës dhe zotit Nimetz”. Ky nuk është emër që mund t’ i vihet një fëmije. Është një emërtim i vënë në pritje të emrit. Kur fëmija jeton 20 vjet pa emër, ai rritet në një situatë të vështirë. Vendi juaj ngeci në emërtimin e parë që iu dha, gjë që ishte e sikletshme, sepse vinte në pyetje legjitimitetin e tij, krijonte probleme dhe u bë shumë e vështirë për mua si përfaqësues i OKB, sepse më duhej ta përdorja gjithnjë duke thënë çdo herë “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.”

DW: Duke pasur parasysh rezistencën që i bëhet marrëveshjes si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Greqi, sidomos nga partitë opozitare dhe ato nacionaliste, a mendoni se çështja e emrit është zgjidhur përfundimisht?

Nimetz: Kurrkush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen. Unë nuk besoj se historia ndalon ndonjëherë. Gjërat vazhdojnë. Konfliktet që kanë rrënjë të thella ndryshojnë natyrën, por ato nuk zhduken krejtësisht. Historia e këtij rajoni, rajonit të Maqedonisë, nëse kthehemi mbrapsht në histori në ditët e Aleksandrit të Madh, Perandorisë Romake, Perandorisë bizantine, Perandorisë Osmane, luftërave të Ballkanit dhe çfarë ndodhi në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore, dhe luftën civile greke, më vonë aspiratat e Titos, dhe periudhën komuniste deri në shkëputjen nga Jugosllavia, tregon se ju keni një histori të gjatë dhe se ky rajon është pikë focale. Dhe tani kemi gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit. Por në të dy vendet, siç e thatë edhe ju, njerëzit ndihen sikur kanë dhënë më shumë se ç’duhet për të arritur kompromisin.

Ajo që më zhgënjen pak është një gjë që e kam parë që në fillim. Në SHBA fjala kompromis është një fjalë e mirë. Nëse kemi një diskutim, ne shkojmë në një dhomë tjetër dhe bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Kështu arrijmë në një kompromis. Të gjithë thonë sa mirë. Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq. Kurrkush nuk del fitimtar. Ju duhet të hiqni dorë nga diçka, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga gjithçka… Qëndrimi ynë ishte perfekt, që thoshte se nuk duhet të hiqni dorë nga gjithçka.

Megjithëse opozita në të dy vendet është duke luftuar kundër marrëveshjes, unë shpresoj që ju të shihni përpara dhe të mos ktheni kokën mbrapa. Sepse të dy vendet kanë arritur në një marrëdhënie me vendin fqinj, e cila u transformua nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare që u pranua nga e gjithë bota.

Ka shumë çështje të tjera që kërkojnë zgjidhje. Dhe ju kërkoni të hapni këtë çështje specifike? Çështjet e mëdha për të ardhmen e Maqedonisë Veriore janë afrimi me BE dhe NATO, zhvillimi ekonomik, përmirësimi i raporteve me vendet fqinje, koordinimi me ndjeshmëri më të madhe i raporteve midis maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë…Dhe ju kërkoni që të ktheheni mbrapsht dhe të filloni të luftoni në Maqedoni për çështjen e emrit?

Dhe Greqia ka shumë çështje me të cilat duhet të ballafaqohet. Ata arritën një zgjidhje të mirë për çështjen e emrit. Unë mendoj se ata morrën gjithçka që kanë kërkuar gjatë gjithë këtyre viteve, ndryshimin e emrit, Erga Omnes, njohjen e çështjeve historike, rregullimet anti-irredentiste.

Unë mendoj se marrëveshja ka qenë sukses për Greqinë në shumë dimensione. Megjithatë ka disa njerëz në Greqi që janë duke e marrë në dorë këtë sukses diplomatik dhe strategjik dhe janë duke e kthyer në disfatë psikologjike. Ata ndihen të kanë hequr dorë nga diçka, por është e vështirë të kuptosh nga çfarë kujtojnë ata se kanë hequr dorë.

DW: Sipas opozitës greke kompromisi për nacionalitetin dhe gjuhën është problemi më i madh.

Matthew Nimetz: Po, por po të hedhësh vështrimin tek gjuha, ata nuk kanë hequr dorë nga gjuha. Gjuha është gjuhë. Dhe marrëveshja thotë se gjuha është gjuha maqedone. Po të hapësh fjalorin Oxford Dictionary dhe të kërkosh me fjalën Maqedonian, lexon ndër të tjera të thuhet se është gjuha që flitet në rajon. Po të hapësh fjalorin amerikan Merriam Webster, lexon të thuhet që është gjuha e folur në rajonin e Maqedonisë nga njerëzit sllavë. E gjitha ka të bëjë me atë se çfarë thuhet në gjuhën angleze për këtë gjuhë. Unë jam munduar tu shpjegoj grekërve se kjo nuk është diçka ku ata janë duke bërë lëshime. Është vetëm diçka që tregon çfarë kuptimi ka kjo fjalë në gjuhën angleze.

Shpesh, mendoj se sikur të kisha qenë vërtet i zgjuar duhet ta kisha shkruar marrëveshjen në gjuhën kineze, sepse gjuha kineze është një nga gjuhët zyrtare të OKB, kështu që ju mund ta bëni një marrëveshje në çfarë do lloj gjuhe zyrtare të OKB. Nëse do e kishim bërë marrëveshjen në gjuhën kineze, do e kishim mënjanuar këtë problem. Asnjë njeri në Greqi apo në Maqedoninë Veriore, nuk do e kishte kuptuar çfarë do të thuhej në të.

Unë jam duke u munduar t’ua shpjegoj miqve të mi grekë: Ju nuk po ia jepni atyre këtë gjë, kjo është vetëm mënyra me të cilën bota përdor gjuhën. Gjuha e tyre është makedonski dhe në anglisht kjo përkthehet macedonian. Unë nuk jam duke bërë asgjë, as ju nuk jeni duke bërë ndonjë gjë, kjo është vetëm mënyra se si zhvillohet gjuha. Por grekët mendojnë se duke e pranuar këtë janë duke hequr dorë nga diçka. Dhe unë mendoj se ata nuk janë duke hequr dorë nga asgjë.

DW: Ju folët për historinë. Ju përmendët historinë e Ballkanit dhe aspiratat e Titos pas Luftës së Dytë Botërore dhe luftës civile në Greqi. A mendoni se Lufta Civile në Greqi ka qenë faktikisht forca nxitëse e konfliktit dhe jo historia antike e Aleksandrit të Madh?

Matthew Nimetz: Unë mendoj se ky është një aspekt i rëndësishëm. Dhe mendoj se njerëzit, përfshirë edhe ata në Perëndim nuk e kuptojnë qëndrimin e Greqisë në këtë çështje, që Veriu i Greqisë i është bashkuar Greqisë vonë në histori.

Ne në Amerikë mendojmë gjithnjë për Greqinë që u bë e pavarur nga otomanët më 1821, por kjo ka pasur të bëjë vetëm me pjesën e poshtme të Greqisë. Pjesa e Greqisë për të cilën po flasim u bashkua më 1912-1913 dhe ka popullsi shumë të përzier, shumë prej të cilëve janë sllavë, por edhe turq dhe shqiptarë dhe vllehë dhe hebrej, po ashtu si grekë. Dhe lufta civile greke midis atyre që ne i themi ishin në anën e komunistëve, dhe që ne në Amerikë mendojmë se ishte luftë midis forcave komuniste dhe forcave demokrate, u zhvillua në këtë rajon. Partizanët e Partisë Komuniste ishin kryesisht sllavë dhe ata përparuan e u tërhoqën dhe morrën ndihmë edhe nga Tito kur ai ishte ende i lidhur me Bashkimin Sovjetik.

Kështu që në mendjen e grekërve veriu nuk ka qenë vetëm një çështje e imagjinuar, por ka qenë një shqetësim real që kjo Republik e re e Maqedonisë që po këmbëngul në përdorimin e emrit Republik e Maqedonisë mund të rindezë aspiratat e vjetra. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë sensitivë kur flitet për minoritetin maqedon në veri të Greqisë. Sepse minoritetet në Ballkan gjithnjë nënkuptojnë një lloj aspirate të atdheut mëmë për të mbrojtur minoritetin në një mënyrë ose një tjetër. Unë nuk mendoj se ky është problemi i vetëm, por mendoj se është një nga çështjet që ka shumë peshë në mënyrën e të menduarit dhe që i bën ata shumë të irrituar.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni diplomati amerikan marreveshja e prespes matthew nimetz diplomati amerikan marreveshja e prespes matthew nimetz

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë