LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Diskutimi i Hekuran Isait: Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit

15 March 2022, 06:50 Nga DOSJA
Diskutimi i Hekuran Isait: Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e

Nga Dashnor Kaloci

Pjesa e nëntë

Publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

Dokumenti me proçes-verbalin e mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, mbajtur në datën 20 shtator 1982

Tepër sekret

MBLEDHJE E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH E DATËS 20 SHTATOR 1982

SHOKU HAXHI KROI: (Lexon relacionin)

SHOKU HEKURAN ISAI: Dale dale se po e lexoj unë këtë dokument. Ja ç’thotë ky: “Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit, pranë Këshillit të Ministrave, Moskë”.

SHOKU ENVER HOXHA: Data sa është?

SHOKU HEKURAN ISAI: Data është 24.12.1959.

Po e lexoj përsëri nga fillimi.

“Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave në Bashkimin Sovjetik, Moskë.

Po u dërgoj për t’i njohur dëgjuesit e grupit shqiptar, për t’u përdorur në procesin mësimor.

Tekstin e platformës mbi punën operative të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të miratuar nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së në gjuhën ruse, të përkthyer e të shkruar nga….
Direktivën e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr.8. Datë 6.3.1959, mbi detyrat e këtyre organeve të Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, ekzemplar 2. Tekstin e urdhrit në fjalë në gjuhën ruse të përkthyer nga major Sali Hoxha.
Instruksionin mbi evidencën operative të organeve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, miratuar nga ministri i Punëve të Brendshme Nr. S’ka, datë 20.6.1957. Tekstin e kapitullit të parë dhe të shtatë të instruksionit në fjalë në gjuhën ruse e ka shkruar me dorë, kapiten Zylyftar Shehu.
Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr.08/1236, datë 8.11.1958, pesë kopje të ekzemplarit Nr.31. Teksti i urdhrit në fjalë në gjuhën ruse, është shkruar nga kapiten Zylyftar Shehu.
Urdhër dhe udhëzime mbi punën e hetuesisë të organeve të Sigurimit të Shtetit:

Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Nr. AY/384, datë 17.9.1957, mbi njoftimin e akuzës, 5 kopje të ekzemplarit pa numër.
Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. AI/572, datë 24.12.1957, interpretimin e nenit 100 të Kodit të Procedurës Penale të RPSH-së, pesë kopje të ekzemplarit Nr.23.
Urdhrin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr.01. datë 18.9.1958, me të cilin dërgohen udhëzimet e Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë mbi marrëdhëniet midis këtyre organeve, Pesë kopje të ekzemplarit pa numër.
Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme 01/712, datë 17.11.1958, mbi hetimin e çështjes së agjentëve tradhtarë të organeve të Sigurimit të Shtetit. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.35.
SHOKU ENVER HOXHA: Si e the këtë?

SHOKU HEKURAN ISAI: Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme 01/712, datë 17.11.1958, mbi hetimin e çështjes së agjentëve tradhtarë të organeve të Sigurimit të Shtetit. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.35.

SHOKU ENVER HOXHA: D.m.th., sovjetikëve u janë dërguar me një fjalë emrat e të gjithë të dënuarve të vendit tonë në atë kohë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Është fjala për agjentët tradhtarë.

SHOKU ENVER HOXHA: Agjentët, tradhtarë janë të tërë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Agjentët tradhtarë janë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po për sovjetikët këta janë të tërë “patriot”. Tradhtarët tanë, janë patriot për ta.

SHOKU ADIL ÇARCANI: Ata janë kundërshtarët tanë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. APOY Nr. 459, datë 22.9.1959, mbi pyetjen e kallëzuesve, në pesë kopje të ekzemplarit Nr.33.

Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme OY/Nr. 460, datë 22.9.1958, mbi rregullat e ndalimit për tre ditë. Pesë kopje të ekzemplarit 25.

Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. OY/37, datë 21.1.1959, mbi hetimin e çështjes së tradhtisë ndaj atdheut në pesë kopje të ekzemplarit 35.

Udhëzimin e kryetarit të Degës së Hetuesisë të organeve të Sigurimit të Shtetit, Nr. OY//776, datë 5.9.1959, mbi rregullin e zgjatjes së afatit të zhvillimit të hetuesisë. Pesë kopje të ekzemplarit Nr. 11.

Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. OX/937, datë 21.12.1958, me të cilën dërgohen instruksionet mbi hetimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme, vjedhje, apo dëmtime në objektet ekonomike. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.29.
Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr. 01/614, datë 7.10.1958, mbi forcimin e punës kundërzbulues në sektorin e gjeologjisë.
SHOKU ENVER HOXHA: Kush është ky zëvendësministër?

SHOKU RAMIZ ALIA: Ndonjë nga ata që kanë qenë në atë kohë, duhet të jetë ose Mihallaq Zicishti, ose ndonjë tjetër.

SHOKU KADRI HAZBIU: Kur është shkruar kjo, më 1959?
SHOKU ENVER HOXHA: Po, më 1959.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mihallaqi duhet të jetë ai që e ka shkruar.

SHOKU ENVER HOXHA: Mihallaqi?

SHOKU HEKURAN ISAI:

8. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr. OT/08/1237, datë 8.10.1959, “Mbi organizimin e punës agjenturore operative në drejtim të vizitorëve që, për arsye të ndryshme vijnë në vendin tonë dhe të shqiptarëve që shkojnë në vendet kapitaliste”. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.1.

9. Udhëzimin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, Nr. 05/749, datë 8.10.1958, “Mbi përpunimin e ish-pjesëtarëve të organizatave reaksionare”. Në pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

10. Udhëzimin e zëvendësdrejtorit të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, Nr.05/213, datë 23.6.1959, “Mbi përpunimin e familjeve dhe të farefisit e të ish-eksponentëve e kuadrove kryesore të organizatave kundërrevolucionare”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

11. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr.04/470/, datë 25.6.1956, “Mbi punën e organeve të Sigurimit të Ushtrisë, në radhët e popullsisë që rrethon repartet ushtarake”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër. Teksti në fjalë i udhëzimit, është shkruar me dorë në gjuhën ruse, nga kapiten Shahin Tafa.

12. Udhëzimin e kryetarit të Degës së Sigurimit të Ushtrisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, Nr.04/1139, datë 19.9.1958, “Mbi hetimin e shpejtë të shkaqeve armiqësore në Ushtri”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër. Tekstin e udhëzimit në fjalë në gjuhën ruse e ka shkruar me dorë, kapiten Shahin Tafa.

13. Leksione mbi temën: “Organet e Zbulimit të Shtetit Grek”, të përpiluar nga kolonel Fetih Smokthina, në vitin 1958, ekzemplar Nr.100. Teksti i leksionit në fjalë, pa hyrje në gjuhën ruse, është shkruar me dorë nga toger Mihal Jorgaqi.

14. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e Zbulimit Grek dhe e organizatës së Vorio-Epirit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar nga gjeneral Rexhep Kolli. Ekzemplari pa numër. Tekstin e temës në fjalë në gjuhën ruse, e ka shkruar me dorë, toger Mihal Jorgaqi.

15. Leksione mbi temën “Lufta e organeve të Sigurimit të Shtetit kundër veprimtarisë armiqësore të agjenturës së Gjermanisë Perëndimore”, të përpiluar nga kapiten, Koçi Lubonja e Haki Keta, në vitin 1956, ekzemplar Nr.100.

16. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e UDB-së jugosllave kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1950, nga gjeneral-major, Hilmi Seiti, ekzemplar pa numër.

17. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e zbulimeve kapitaliste kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1958, nga kolonel Pilo Shanto dhe kapiten Vaskë Afezolli, ekzemplar Nr. 34.

18. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e zbulimeve kapitaliste kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1958, nga kolonel Rasim Dedja, ekzemplar pa numër.

19. Leksione mbi temën “Emigracioni reaksionar shqiptar”, përpiluar në vitin 1958, nga major Koçi Lubonja, ekzemplar Nr.17.

20. Leksione mbi temën “Aspektet kryesore kur duhet përqendruar vëmendja e punëtorëve operativë gjatë procesit të përpunimit të agjentëve të huaj”, përpiluar në vitin 1959, nga kolonel Pilo Shanto e kapiten Vaskë Afezolli, ekzemplar pa numër.

21. Përshkrimi mbi përpunimin e agjentëve grekë, Panajot Buzukut e Jorgo Lazos, të përpiluar në vitin 1959, nga kolonel Dhosi Progri, pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

22. Përmbledhje shembujsh mbi disiplinën e parë të përgatitur me dorë në gjuhën ruse, nga major Sali Hoxha.

23. Pesë relacione “Mbi veprimtarinë armiqësore të elementëve antiparti në drejtim të Partisë, të përpiluar nga kolonel Raqi Zavalani, gjithsej 24 faqe.

24. Relacion “Mbi veprimtarinë armiqësore të elementëve antiparti gjatë vitit 1959”, përpiluar nga kolonel Raqi Zavalani.

25. Relacioni “Mbi veprimtarinë armiqësore të Liri Gegës, Dali Ndreut e Petro Bullatit”, përpiluar nga Dega e Dytë, me datën 12.3.1956.

26. Relacion “Mbi deponimet e Dhora Lekës”, përpiluar nga Raqi Zavalani.

Me autorizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjeneral-lejtnatn, Kadri Hazbiut, shefi i Sekretariatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonel Llambi Peçini. (firma)

SHOKU ENVER HOXHA: Çfarë thua ti Kadri, për të gjitha këto?

SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk ka mundësi të jenë dërguar dhe të jenë dorëzua Shkollës. Kjo ishte Shkolla e Sigurimit. Ne dërgonim atje kuadrot tona për t’i përgatitur.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po.

SHOKU KADRI HAZBIU: Kjo duhet të verifikohet, të shikohet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kujt i drejtohet?

SHOKU HEKURAN ISAI: Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit, pranë Këshillit të Ministrave të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

SHOKU ENVER HOXHA: Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit Sovjetik.

SHOKU KADRI HAZBIU: Këto duhet të jenë materialet që i kërkon shkolla për leksione, p.sh., platformën, cilat janë rregullat e saj, etj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse të dërgonim ne atje platformën e Sigurimit të Shtetit tonë që ta mësonin studentët tanë në Rusi dhe të mos prisnim ta mësonte secili kur të ktheheshe këtu dhe vetëm ato pjesët që kishin lidhje me detyrën që do t’i caktohej? Platforma është një dokument tepër sekret, apo jo, Kadri?

SHOKU SIMON STEFANI: Kjo as Shkollës së Lartë të Sigurimit tonë, nuk lejohet t’i jepet, e jo më të huajve.

SHOKU KADRI HAZBIU: I jepet Shkollës.

SHOKU SIMON STEFANI: Si ore, i jepet Shkollës platforma?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, jo, ngadalë, ngadalë një çikë. Platforma është një dokument shumë sekret. Për të gjitha këto materiale, me përjashtim të ndonjë a dy prej tyre, në asnjë mënyrë nuk duheshin dërguar për t’i mësuar kuadrot që ishin dërguar atje.

Ata, kur të ktheheshin këtu nga shkolla që do të kryenin në Rusi, mund t’i mbanit nja dy, tre, ose dhe katër muaj të tjerë, fundja dhe t’i njihnit me pjesët e platformës që do t’u duheshin për punën. Si mund të dërgoheshin këto dokumente kaq sekrete në një shkollë të huaj? Nuk është arsye kjo që thua ti Kadri.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po tani si të them unë, shoku Enver.

SHOKU ENVERT HOXHA: Po ne kërkojmë të na thuash diçka.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po si t’ua them tani? Ne kështu kemi vepruar, s’kam se si të them ndryshe.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në pikën e parë ti the që në fillim të 1959-ës, more urdhër që t’ua mbyllnim rubinetat rusëve, kurse ti, me të gjitha këto që ke dërguar, u’a ke hapur të tëra rubinetat, pa asnjë kufizim.

SHOKU ENVER HOXHA: Posi, ashtu është, të tëra rubinetat.

SHOKU KADRI HAZBIU: Një minutë, unë nuk e di se kur është dërguar kjo shkresë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ne kemi shkresën origjinale atje. Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin