Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Djali iu gjet i vdekur, babai shënjestron autorin: Nuk u nis për t’u larë në lumë, e vrau shoku dezertues (DETAJE)
13 June 2019, 06:39Nga DOSJA
KËLCYRË– Babai i 17-vjeçarit që u gjet i vdekur në pranë urës së Dragotit ka treguar personin për të cilin dyshon se i ka vrarë të birin. Arjan Rizallari shprehet se djali i tij Matia nuk është nisur për t’u larë në Vjosë, por e ka vrarë shoku tij, Egliter Dosti.
Ai shton më tej se personi me të cilin shoqërohej i biri është Egliter Dosti, 25 vjeç. Sipas Rizallarit, Dosti është një ish-ushtar me pagesë i akuzuar për dezertim.
“Djali im shoqërohej me Dostin. Ai ma ka vrarë djalin. Matia nuk u nis për t’u larë në Vjosë. Egli është larguar për në Sarndë ditën që humbi im bir,”- mësohet të jetë shprehur Rizallari.
Ajo ç’ka e bën më të dyshimtë këtë fakt është fakti që 25-vjeçari është larguar drejt Sarandës, ditën që ka humbur adoleshenti.
Matia Rizallari kishte humbur kontaktet me familjarët e tij më datë 8 të këtij muaji dhe mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur pranë urës së Dragotit. Sipas informacioneve paraprake u raportua se Rizallari kishte dalë për t’u dalë në lumin Vjosë.
Ndërkohë djali që babai i Rizallarit dyshon se e ka vrarë është shoqëruar në polici.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga breshëria e armë...
Këlcyrë- 17-vjeçari Matia Rizallari, i cili rezultonte i humbur prej 5 ditësh është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është gj...
ELBASAN– Të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit, por nuk dihen det...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ali Demi” në kryeqytet.Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale I.S është...