Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Do t’i “burgosë” nxënësit në sallën e bibliotekës, pronari Albanian College Tirana (ACT) kërcënon prin
17 April 2019, 19:33Nga DOSJA
Më shume se 150 prindër të fëmijëve që frekuentojnë shkollën Albanian College Tirana (ACT) në Tiranë dhe Durrës janë vënë nën presionin e pronarit të kësaj shkolle për të parapaguar tarifat e shkollimit të fëmijëve.
Për të kryer pagesat, prindërit kanë kërkuar pajisjen me fatura tatimore, por pronari i shkolës nuk pranon.
Konflikti ka avancuar ndjeshëm mes prindërve që kërkojnë që shkolla të lëshojë një faturë tatimore për pagesat e pretenduara, dhe pronarit të shkollës, Astrit Veliaj, që ka arritur deri aty sa të kërcënojë prindërit se nëse pagesa nuk kryhet deri në datë 18/04/2019, femijet do të nxirren nga mësimi dhe do të “burgosen” ne biblotekën e shkollës, deri sa prindërit t’i marrin nga shkolla, për të mos i sjellë më në ditët në vijim.
Një pjesë e prindërve, të detyruar nga presioni që Veliaj po ushtron te fëmijët, janë detyruar të paguajnë pa faturë, vetëm e vetëm që fëmija i tyre mos të dhunohet psikologjikisht nga ish-deputeti i PD.
Gazeta disponon një korenspodencë me emaile mes pronarit të shkollës dhe prindërve rreth kësaj situate, e cila duket anormale dhe prek në thelb të drejtat e fëmijëve dhe heqjen e lirisë së tyre nga pronari i shkollës, si dhe imponon një mënyrë të paligjshme të pagimit të tarifave shkollore.
Prindërit po bëjnë përpjekje të vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, si organi që është i ngarkuar nga ligji për licensimin dhe kontrollin e institucioneve arsimor, si dhe organet tatimore, të cilat duhet të inspektojnë të gjithë veprimtarinë financiare të personit juridik UFO shpk, pasi paligjshmërinë e kanë të ulur këmbë kryq në shkollën Albanian College Tirana (ACT) te Zogu i Zi.
Kjo sjellje e pronarit të shkollës, i cili arsimimin për vete nuk e ka patur prioritet, ka revoltuar të gjithë prindërit, të cilët në shumicë mund të marrin vendimin për t’i hequr fëmijët nga ajo shkollë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
KAVAJË- Ndonëse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lejohen ndërtime e betonizime në në Spille, kjo si duket nuk vlen për të gjitha rastet.Dosj...
Ministri i Brendshëm italian ka paralajmëruar masa të ashpra për të gjithë emigrantët që përfshihen në veprimtari kriminele, edhe pë rata shqiptarë. Matteo Salv...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që kanë dokumente pronësi dhe që preken nga zgjerimi i “Unaz...
TIRANË- Gazetari Artur Çani është ndalaur sot nga Policia teksa ai po vraponte në kodrat e liqenit Artificial. Sipas informacioneve të siguruara nga...
TIRANË– Tre shqiptarë janë ekstarduar ditën e sotme nga Gjermania dhe Italia pasi akuzohen për vepra të ndryhshme penale. Sipas njoftimit zyrtar nga polici...
TIRANË– Një i ri është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apartament tek kompleksi “Ana” në Qytet Studenti.Dosja.al mëson se bëhet fjalë për qyt...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar fondi për dëmshpërblimin e disa prej banorëve që preken nga projekti i “Unazës së Ma...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një avokateje, e cila denoncon dhunën e ushtruar ndaj klientes së saj nga ish-bashkëshorti, ...
TIRANË– Ditët e fundit portalet po ‘ziejnë’ nga lajmet në lidhje me adoleshentin e aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani dhe mënyrën se si u përpoq të fsh...