23 October 2026, 07:23
Nga E. D

ProEksport Albania ngre shqetësimin për bllokimin e mallrave në doganë si masë shtrënguese për detyrimet tatimore, praktikë që rrezikon prodhimin, eksportet, kontratat me klientët e huaj dhe vendet e punës.
Kryetari i shoqatës ProEksport Albania Edvin Prençe në një njoftim për mediat thotë se kjo masë ngre shqetësime serioze ligjore dhe për përputhshmërinë me standardet europiane.
Shoqata ProEksport Albania shqetësimin e ka ngritur zyrtarisht edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për praktikën e bllokimit të aktivitetit doganor të ndërmarrjeve prodhuese dhe eksportuese për detyrime tatimore të papaguara.
Sipas Shoqatës, kjo praktikë nuk ka një bazë ligjore të qartë për bllokimin e përgjithshëm të aktivitetit doganor dhe ngre shqetësime për përputhshmërinë me parimet e acquis të Bashkimit Europian.
“Problematika është veçanërisht serioze për industrinë e veshjeve dhe këpucëve, ku lëndët e para dhe produktet e përpunuara shpesh janë pronë e klientëve të huaj. Bllokimi i tyre mund të cenojë të drejtat e pronësisë, të ndërpresë prodhimin, të rrezikojë kontratat ndërkombëtare dhe vendet e punës”, vlerëson kryetari i shoqatës ProEksport Edvin Prençe në një njoftim për mediat.
Sipas zotit Prençe ProEksport Albania nuk kundërshton mbledhjen e detyrimeve tatimore, por masat shtrënguese që paralizojnë aktivitetin eksportues dhe dëmtojnë edhe palë të treta që nuk kanë detyrime ndaj shtetit shqiptar.
Përmes shkresës nr. 35-2026, datë 7 tetor 2026, Shoqata ka kërkuar sqarimin e bazës ligjore, rishikimin e kësaj praktike dhe mbrojtjen e aktivitetit të ndërmarrjeve që respektojnë marrëveshjet e pagesës me këste. Një masë për mbledhjen e detyrimeve tatimore nuk duhet të shkatërrojë burimin e të ardhurave nga i cili këto detyrime mund të shlyhen.
ProEksport Albania kërkon ndërhyrje institucionale dhe një zgjidhje të menjëhershme që mbron interesin fiskal të shtetit, pronësinë e klientëve të huaj, prodhimin, eksportet dhe vendet e punës./Monitor
Aktualitet
23 October 2026, 07:14
E. D
TIRANË- Vendi ynë do të jetë këtë të premte nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, d...
Aktualitet
22 October 2026, 20:56
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes ...
Aktualitet
22 October 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro gjatë nj&eu...
Aktualitet
22 October 2026, 20:20
E.d
Pamje
GREQI- Një shtetas shqiptar, me precedentë penalë dhe qiramarrës në ndërtesën pranë së cilës ndodhi sh...
Aktualitet
22 October 2026, 19:54
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Revista prestigjioze britanike "The Economist" i ka kushtuar një analizë protestave në Shqipëri, duke theksuar...
Aktualitet
22 October 2026, 19:54
G.M
PPE
TIRANË- Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, duke kërkuar që z&...
Aktualitet
22 October 2026, 19:28
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë vijon prej ditësh të shfaqet me tensione të ashpra. Gjatë tubimit të sotëm, prot...
Aktualitet
22 October 2026, 18:58
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e zhvilluar sot para Kryeministrisë ka vijuar pa incidente dhe pa tensione, njësoj si tubimi i një dite më parë...
Aktualitet
22 October 2026, 18:52
Elton Qyno
Foto ilustruse
Me argumentin se kishte nënën në gjëndje të vështirë ekonomike dhe paralelisht me këtë sapo kishte...
Aktualitet
22 October 2026, 18:41
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, pë...