LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dola për kafe në lagje, shkova t’i bëj vaksinën djalit’/ Justifikimet e të arrestuarve që dalin nga sht

29 May 2021, 13:33 Nga DOSJA
“Dola për kafe në lagje, shkova t’i bëj vaksinën

Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej në të. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga”, kurse kallëzimi është dorëzuar pranë policisë numër 1 nga mirëmbajtësi i shtëpisë që ishte kontaktuar nga një familje tiranase për ta ruajtur. Kjo familje sipas kallëzuesit me inicialet F. N jeton në Austri dhe për këtë arsye për shkak të njohjeve familjare dhe lidhjeve të ngushta ia kishin besuar shtëpinë e vjetër tiranase që ta ruante dhe ta kontrollonte herë pas here. Por duke ndjekur këtë rutinë dhe teksa kujdesej, në ditën e radhës ky shtetas është ndeshur me një surprizë të keqe, që gjeti muret bosh.

“Kujdesesha përditë, në banesë kishte orendi si frigorifer, oboding ngjyrë bezhë, lavatriçe në ngjyrë të bardhë e markës borsh, tapete ngjyrë gri dhe bezhë, lule të shtëpisë, rroba të ndryshme, batanije dhe po kështu orendi të tjera”, përshkruan burri se si kishte qenë shtëpia që u bastis.

“Gruaja ime shkoi rreth orës 11.00 për të parë shtëpinë dhe të kujdesej për të, sapo është afruar ka parë derën e oborrit të hapur ka hyrë brenda dhe ka parë derën e hapur të shtëpisë dhe aty ka vënë re se sendet në shtëpi ishin marrë”.

Denoncuesi sqaron se disa shtëpi pranë shtëpisë përdhese ishin prishur mbasi aty do ndërtohej një pallat dhe duke aluduar ai ka shtuar se pikërisht hajdutët kanë përfituar nga kjo situatë për të boshatisur shtëpinë në fjalë. “Por kjo shtëpi që ne kujdeseshim nuk do të shembej, kështu që nuk ka mundësi që ta kenë boshatisur për këtë qëllim”, thekson bahçevani.

Mbas shumë kontrollesh dhe marrjesh në pyetje, policia thotë se ka identifikuar autorin që është një fëmijë i moshës 13 vjeç.

O. H tregon në prani të psikologut se i mori sendet në këtë objekt duke i futur në një karrocë plehrash dhe pa u shqetësuar nga askush. Sipas fëmijës ai i mori sendet mbasi prindërit e tij janë të varfër dhe duke menduar se kjo banesë do të shembej, i lumtur “I largova prej andej pasi neve si familje na mungojnë këto gjëra kështu që përpara se të shkatërroheshin neve na shpëtonin”, pohon 13-vjeçari që nuk u arrestua mbasi është nën moshë.

I veshur si kloun

Prej muajsh Gazetasi.al ka dhënë alarmin e shtimit të vjedhjeve, jo vetëm të sulmeve në rrugë ku të maskuar me maska anti-covid u rrëmbejnë kalimtarëve telefona, çanta dhe bizhuteri. Por edhe nga ata që vjedhin kryesisht biçikleta, shtëpi, farmaci dhe dyqane rrobash apo ushqimesh. Rasti i mëposhtëm që Gazetasi.al po e përshkruan ekskluzivisht bën fjalë për një të ri që vendosi një paruke të kuqe, u ngjyros në fytyrë dhe me dy thika mishi kërcënoi se do të vidhte çdo gjë, lopët, lekët dhe ç’të kishte shtëpia. Ngjarja ndodhi në fshatin Tagan sipas burimeve të Gazetasi.al dhe autor është fëmija e një çifti që u maskua dhe që deshi të vjedhë fqinjët. Gruaja me inicialet M. C shkoi në polici dhe kërkoi ndihmë mbasi ndihej e pasigurt. Si dëshmitare bëjnë me dije burimet u mora vajza e gruas që kujton: I thashë mami, erdhi djali i M. me dy thika në dorë, kishte vënë paruke dhe e kishte bërë fytyrën vija-vija si kloun.

Të shqetësuar kryefamiljarët telefonuan prindërit e të miturit që nga ana e tyre e kanë mbrojtur fëmijën “Shiko kush ka ardhur se djali im s’ka punë aty”, ka dëshmuar babai.

Por vajza e shtëpisë këmbëngul “erdhi në shtëpi, e njoha, shkoi tek viçi, preu litarët dhe tha do ta marr dhe do ta ther”. E mitura tregon se si fqinji goditi gjyshen dhe po ashtu edhe atë dhe se duke bërtitur kishte shtuar “mua s’më bën dot gjë policia, pasi s’kam mbushur 17 vjeç”.

Si dëshmitare është pyetur edhe e moshuara që shpjegon se si i mituri e kishte qëlluar me shkelma, mbasi ajo nuk e lejoi që të merrte viçin. “Ai erdhi vërdallë nëpër shtëpi, shkoi përsëri tek lopa donte të merrte lopën, pastaj uli pantallonat dhe në oborr bëri urinën në sy tonë. Më pas ky shtetas tha – “do vijmë me thika natën dhe do ju vrasim”.

Por prindërit e të miturit insistojnë se vajza e përshkruan këtë skenë sulmi nga inati, meqenëse dyshon se ai e ka ndarë nga i dashuri. Mbasi janë marrë dëshmitë policia bën me dije se ka marrë në pyetje dhe të miturin për të cilin dosja është hapur çuditërisht jo për vjedhje por për vepra të turpshme.

“Denoncueset i kam kushërira dhe ne nuk flasim prej vitesh. As që i njoh dhe as që ju shkojmë në shtëpi. Për ditën kur ato tregojnë se kam qenë atje, isha tërë ditën në punë në mobilieri. Thëniet e kushërirave nuk janë aspak të vërteta. Kam qenë tërë ditën në punë dhe nuk kam aspak kohë të merrem me këto gjëra. Më habit fakti që kushërira me të cilën nuk flas mendon dhe thotë këto gjëra”, deklaron pranë policisë i mituri.

Policia shton se do të marrë edhe dëshmi të tjera, kurse mbasi ka ushtruar kontrolle nuk ka gjetur as parukën dhe as thikat.

“E vetmja rrethanë e konfirmuar – tha agjenti i policisë është se familja e sulmuar, e ka një viç dhe një lopë që i mbajnë lidhur dhe ne jemi të prirur të besojmë përshkrimet e dy vajzave të vogla që e detajojnë sulmin dhe agresorin”. Por përse është hapur hetimi vetëm për vepra të turpshme dhe jo për vjedhje? Agjenti sqaron se i dyshuari i kishte mjetet për ta kryer vjedhjen, por nuk e kreu atë, veprimi që ai kreu ishte urinimi duke u zhveshur në sy të anëtarëve të familjes dhe kjo konsiderohet si vepër e turpshme.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maska policia e shtetit maska policia e shtetit

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa