LIVE UPDATES
Bota

Një skandal pornografik trondit Francën

18 February 2020, 11:26 Nga DOSJA

FRANCË– Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn është kandidatja e re e Macronit, që thuhet se po ringjall një fushatë politike që ndaloi papritur të premten. Fushata bëhej për zyrën prestigjioze të Kryetarit të Bashkisë së Parisit. “La République en Marche” (LREM) humbi me Benjamin Griveaux kandidatin: ai dha dorëheqjen për shkak të një video seksi. Një fatkeqësi politike për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Francë për një muaj.

Video seksi në internet

Ish-politikani socialist Griveaux është një nga besnikët më të afërt të Macronit – i shërbeu atij në fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe më vonë si zëdhënës i qeverisë. Por kandidimi i tij ishte i diskutueshëm në parti. Matematikani eksentrik Cédric Villani, një politikan tjetër i LREM gjithashtu paraqiti pretendimet e tij për Bashkinë e Parisit. Në janar Villani më në fund u përjashtua nga partia për të përmirësuar shanset e Griveaux.

Pra, tani përplasja totale. Ekzistojnë versione të ndryshme për atë që ka ndodhur. E qartë është se në Twitter që nga e enjtja ka qarkulluar një video që tregon një burrë që masturbohet – besohet të jetë Griveaux. Politikani u ankua për një fushatë kundër tij dhe rrethit të tij në kanalin e lajmeve BFMTV të premten: “Për më shumë se një vit, familja ime dhe unë kemi qenë të ekspozuar ndaj deklaratave shpifëse, gënjeshtrave, thashethemeve, sulmeve anonime (…) dhe kërcënimeve me vdekje”. Politikani nuk e mohoi ekzistencën e videos komprometuese. Platforma e zbulimit Médiapart përmend gjithashtu mesazhe delikate në celular për një grua që besohet se nuk është gruaja e tij.

Shkaktari një aktor rus?

Pjotr Pavlenski, një artist i njohur rus, pretendon se ai i ka vënë në qarkullim të dhënat javën e kaluar përmes faqes së mbyllur të internetit Pornopolitique.com. Vitet e fundit, Pawlenski ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me veprime spektakolare. Ndër të tjera, ai u ul lakuriq para Mausoleumit Lenin në Sheshin e Kuq në Moskë dhe kishte gozhduar organin e tij. Një herë tjetër ai e mbështolli veten me tela. Në protestë kundër udhëheqjes ruse, ai i vuri zjarrin edhe selisë së Shërbimit të Fshehtë të brendshëm, FSB.

Në Francë, ky refugjat nga Rusia shijon azil politik pothuajse saktësisht që nga koha kur Macroni mori detyrën, por ai njeh edhe burgun e Francës. Ai pati vënë zjarr në një degë të Banque de France në Paris.

Kritika e klasës politike

I njohur për protesta spektakolare: artisti i veprimit Pjotr PavlenskiI njohur për protesta spektakolare: artisti i veprimit Pjotr Pavlenski

Në Francë ka një debat nëse botimi i pamjeve intime të një politikani duhet të konsiderohet një veprim politik artistik. Për çdo rast, Pawlenski pohon dimensionin politik të videos. Ai kritikon gjoja degjenerimin e politikës në vend.

Griveaux-së i kanë mbërritur deklarata solidariteti nga të gjitha partitë politike. Deri tani, jeta private e një politikani konsiderohej tabu në Francë, por me internetin kjo ka ndryshuar. Gazetarët, të cilët në të kaluarën ishin të informuar mirë për aferat e panumërta të politikanëve të rangut të lartë – dhe nuk flisin – tani e kanë humbur funksionin e tyre si bllokues të mendimit të botuar.

Griveaux tani konsiderohet politikani i parë në Francë që rrëzohet nga një aferë jashtëmartesore. Fakti që 42-vjeçari dërgon video seksi në internet, thuhet më tej në debatin në Francë, hedh një dritë të keqe ndaj të besuarit të Macronit.

Zgjedhje delikate

Për Presidentin, ndryshimi i stafit të Parisit vjen jo mbarë një muaj para zgjedhjeve lokale. Të qeverisësh kryeqytetin jo vetëm konsiderohet veçanërisht prestigjioze në Francë, por pikërisht në Paris LREM ka pasur edhe kuotat më të larta të mbështetjes në të kaluarën.

Por kandidatura gjithsesi nuk dukej e suksesshme, edhe para publikimit të videos. Në sondazhet e fundit, Griveaux u rendit i treti pas socialistes dhe mbajtëses së postit Anne Hidalgo dhe konservatores Rachida Dati – pa perspektivë për fitore.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha, ka një riforcim të partive tradicionale, me kuadro të sprovuar politike. Lëvizja e Macronit, e cila fillimisht tërhoqi shumë të porsaardhur në politikë, ka humbur qartë vrullin si parti në pushtet – dhe padyshim është e vështirë për t’u kontrolluar si parti. Në 16 nga 60 qytetet më të mëdha të Francës, kandidojnë disidentë të En Marche kundër kandidatëve zyrtarë të partisë. Për më tepër, daljet nga partia dhe kalimi të parti të tjera janë në rritje. Pasojat e protestave të jelekverdhëve dhe të reformës së pensioneve bëjnë pjesën tjetër. Për 58-vjeçaren Agnès Buzyn, sukses do të konsiderohet po të dalë me dinjitet në mars nga fushata.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin griveaux france macron paris skandal pornografik benjamin griveaux france macron paris skandal pornografik

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin