LIVE UPDATES
Aktualitet

“Padi penale dhe civile për të gjithë”, avokati i biznesmenit Bego paralajmëron PD: Klienti im ka qenë trafikant, e vu

4 February 2020, 20:54 Nga DOSJA
“Padi penale dhe civile për të gjithë”, avokati i

TIRANË– Avokati i biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka, paralajmëroi padi civile dhe penale për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, që kanë bërë denoncime publike ndaj klientit të tij.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, avokati Leka tha se Bego ka qenë trafikant dhe për këtë ka vuajtur dënimin, ndërsa tashmë është si gjithë qytetarët e tjerë, ndaj dhe PD nëse ka fakte të reja, duhet t’i drejtohet drejtësisë dhe jo të bëjë deklarata publike.

“Njerëzit kanë një kohë që kryejnë veprën penale dhe një kohë që mbaron kjo vepër. Nëse një person ka marrë të gjithë dënimin e shtetit shqiptar, për një vepër të kryer, sot ai është një qytetar si gjithë të tjerët, normalisht me një njollë. Por, çfarë ka ndodhur? Ai biznesmeni që diskutohet sot, ka qenë në burg në kohën e PD. Sa herë që politika, kryesisht PD, sheh vështirësi të përballjes me nenin, nxjerr qytetarë dhe flet për ta, pa pasur asnjë lidhje. Bego është hetuar tre herë për pasuritë e veta, që dyshohet se i kishte vënë nga krimi. Ai ka qenë subjekt i krimit, tani nuk është më. Këta njerëz që e shajnë sot e kanë hetuar, e kanë hetuar për së dyti, kanë verifikuar zero të ardhura nga pasuria e krimit, e kanë hetuar për së treti. Ai nuk u la i qetë në asnjë rast. U kap në Greqi, sipas mendimit tim ka qenë një ndërhyrje. Doli prapë PD dhe tha që u kap trafikanti, njeriu më i rrezikshëm. Dhe çfarë ndodhi, edhe pse nuk jemi në kohën e PD, rifilloi edhe njëherë hetimi për pasurinë e tij, i doli sërish zero dhe u mbyll çështja. Ka ndonjë dokument për të verifikuar akuzat këta të PD, se kjo është bërë skandaloze. Të gjithë këta njerëz, nëse kanë një provë të vetme duhet t’i drejtohen organeve të drejtësisë, të mos dalin e të bëjnë deklarata publike, se nuk kanë vlerë. Këtë gjë do të bëjmë ne tani, do iu bëjmë të gjithë nga një padi civile dhe penale. Se vazhdojnë gjithë kohës ‘trafikanti, trafikanti’”, tha Leka.

Më tej, avokati foli për ligjin “Anti_KÇK”, duke thënë se pritej që ligj të ishte për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por rezultoi e kundërta, ndërsa ironizoi me qeverinë, teksa tha se “Pse, iu mungoi boja e stilolapsit atyre, që nuk e futën dhe pjesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve?”

“Ky ligj vendoset mbi një ligj tjetër, që ka të gjitha parametrat e ligjeve bashkëkohore, që ne e kemi marrë nga Italia. Ky nuk ka as Forcën e Ligjit sot, se nuk është miratuar në Parlament. Sot në Shqipëri, që nga 2009 e në vazhdim, ka pasur një ligj, ai Antimafia, që ka funksionuar. Prokurorët kishin të gjitha të drejtat, që mbi bazën e kallëzimeve të policisë, dërgonin letrat në prokurori dhe kjo e fundit bënte të gjitha verifikimet, dhe kur konstatonte se pasuritë nuk buronin nga burime të ligjshme, menjëherë vinin sekuestro preventive.Pastaj prokuroria i drejtohej gjykatës dhe kjo e fundit vendoste nëse po ose jo. Pastaj fillohej një proces i ligjshëm për të vërtetuar personi se si e kishte vënë pasurinë. E gjithë kjo strukturë ka qenë, është akoma dhe ka funksionuar. Janë disa prona. E njëjta gjë vendoset sot me një akt normativ, që nuk do ta bëjë as SPAK, as gjykata, por këto strukturat. Problemi që ngrihet është te njerëzit që godet ky ligj. Në ligj thuhet se ai godet njerëzit e dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje, trafik, etj. Ajo që u ngrit dhe u trumpetua si një ligj që do godiste “KCK”, nuk u bë”, deklaroi avokati.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ardian leka edmond bego anti-kçk-ja zbret në terren ardian leka edmond bego

Sondazh

Aktualitet 4 February 2020, 20:29

KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin