LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më keq se tërmeti!” Banorët e ‘Astirit’ të pashpresë përballë fadromave, polici që i shembën shtëpinë: Ky ë

11 January 2020, 19:28 Nga DOSJA
“Më keq se tërmeti!” Banorët e ‘Astirit’

TIRANË– Fytyra të zymta qëndrojnë kudo në këmbë, me sytë e drejtuar nga punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët po i vendosnin minat një ndërtese 6-katëshe e shënjuar për t’u shembur. Ish-sheshi Shqiponja, dikur një pikë referimi për të shumë qytetarët e Tiranës, tashmë i përngjan një sheshi lufte,ku kudo shihen rrënoja shtëpish dhe ndërtesa të shembura, një kaos makinash të ngecura në trafikun e bllokuar nga punimet dhe turma njerëzish të mbledhur.

Gjatë tre ditëve të fundit në zonën e “Astirit”, IKMT ka vazhduar shembjet e ndërtimeve për t’i hapur rrugë zgjerimit të “Unazës së Madhe”, i cili prek dhjetëra banesat dhe biznese ku banorët kanë investuar prej dy dekadash. “Unë jam i pari që mbështes zhvillimin sepse e dua vendim tim. Por ky plan nuk ka të bëjë me zhvillim apo përmirësim,” u shpreh një ish-punonjës policie të cilit iu shemb shtëpia 2-katëshe dy ditë më parë. Sipas bashkisë së Tiranës zgjerimi i Unazës së Madhe ka për qëllim zvogëlimin e trafikut të zonës, ndërkohë që banorët e shohin si komplot midis qeverisë, bashkisë dhe firmave private për ndërtimin të pallateve shumëkatëshe. “Kjo është një demagogji, është një mashtrim, ky projekt është për oligarkët dhe për ngritjen e pallateve për përfitime personale,” shtoi ai. Qeveria shqiptare hartoi në vitin 2015 një projekt tëri urban të titulluar “Unaza e Madhe e Tiranës, Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës” sipas të cilit do të ndërtohej një rrjet i ri komunikimi dhe transporti që do të lehtësojë transportin rrugor por që prek zonën e banueshme dhe të mbipopulluar të ‘Astirit.’

Pas miratimit të këtij projekti nga Këshilli i Ministrave shpërthyen protesta të shumta nga banorët e zonës dhe opozita, të cilët kërkonin mbrojtjen e pronës së tyre private dhe dëmshpërblim të drejtë në rast shembjes për interes publik. Shumë prej këtyre protestave degjeneruan në dhunë vetëm ndërhyrja me forcë e Policisë së Shtetit në nëntor i hapi rrugë fadromave të IKMT-së, pas një beteje gati dy vjeçare midis banorëve dhe qeverisë.

“Na iku prona, na iku shpirti, na ikën fëmijët! Për ne çdo gjë ka marrë fund”, deklaron duke kujtuar ngjarjet e 16 Nëntorit të 2019, Valentina Mema, një prej banoreve te zonës, e cila shtoi se “30 vite djersën e kam nën rrënojë.”

“Kanë hedhur gaz që të na nxirrnin nga shtëpia. Ne as nuk po protestonim. Thjesht ishim mbledhur gra dhe fëmijë dhe po rrinim pranë banesave tona. Policia ishte mobilizuar aq shumë sa kam parë edhe polica me snajpera për të na frikësuar,” kujtoi ajo. Qindra forca policore rrethuan një grusht banorësh në zonën e Astirit në mëngjesin e 16 nëntorit ende pa gdhirë për t’i hapur rrugën shembjes së  33 banesave dhe bizneseve të tyre. Mema thotë se autoritetet nuk i shembën vetëm shtëpinë, por edhe lokalin, dhe se fill pas kësaj, ditën tjetër djali i saj la Shqipërinë dhe iku në kërkim të azilit, pasi edhe ai ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë nuk shohin më një të ardhme ku mund t’u sigurohet e drejta e tyre për një jetesë normale. Ngjashëm, edhe familjarë të tjerë thanë se ata tani presin çdo gjë dhe nuk kanë më besim se dikush do ua gjejë të drejtën e tyre.

Vetë banorët i përgënjeshtrojnë deklaratat se qeveria i ka ofruar strehim social dhe dëmshpërblim për pronat e shembura, duke thënë se askush nuk është interesuar se ku do të strehoheshin ato pas humbjes së pronës së tyre apo bizneseve nëpërmjet te cilave nxirrnin bukën e gojës. Për sa i përket kompensimit monetar, ata pohojnë se akoma nuk  kanë marrë asgjë, por edhe shuma që iu është premtuar është  qesharake në lidhje me shpenzimet dhe humbjet që kanë pësuar.

“Unë kam humbur 70 milionë [lekë] deri tani, përfshirë procesin e legalizimit dhe me kreditë që kam marrë. Na kanë premtuar vetëm 200 milion përshirë shtëpinë dhe lokalin,” tha një banore e zonës, e cila u ankua se është e sëmurë dhe po i nënshtrohet edhe kimioterapisë.“Lokalin që punonim familjarisht dhe që nxirrnim fitime na e prishën. Ashtu edhe shtëpinë. Kush mi mbulon mua të gjitha këto,” pyeti ajo.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për shembjen pa dëmshpërblim apo për shembjen përkundrejt çmimeve shumë më të ulëta se sa tregu si dhe për mospagesë të dhjetëra miliona eurove detyrime shpronësimi, shkelje që kanë lënë pas një zinxhir vuajtjesh dhe varfërie për qytetarët e pafuqishëm. “Kjo që po ndodh me ne tani është akoma më keq se tërmeti. Këtë po na e bëjnë njerëzit!”, pohoi një zonjë që banon vetëm pak metra më tutje rrethrrotullimit, e cila preferoi të identifikohej vetëm me mbiemrin e saj,Kraja. Të premten në mëngjes e gjithë familja ishte duke pritur urdhrat e IKMT-së që të evakuohej nga shtëpia, pasi pas pak orësh do të shembej dhe banesa ngjitur me to. Nga biznesi i tyre familjar, një bar kafe,  gjithashtu kanë mbetur vetëm rrënojat , pasi është shembur dy ditë më parë, dhe tani u mbetet vetëm të njohin fatin e shtëpisë së tyre.

“Jetojmë këtu që prej 1999, por procesin e legalizimit e kemi filluar në 2005. Qeveria nuk ma kishte legalizuar lokalin deri tani, por ndërkohë unë i kam paguar taksat rregullisht për 25 vite”, tha zonja Kraja, duke pohuar se shteti ia kishte pranuar pagesën e taksave edhe pse i thonin se prona ishte pa letra. Edhe banorët qe i kanë pasur pronat e legalizuara shprehen se nuk janë kursyer nga fadromat e IKMT-së.

“Unë e kisha shtëpinë të legalizuar dhe me hipotekë, por nuk më është dhënë asnjë lloj sqarimi”  pohoi ish-punonjësi i policisë duke theksuar se banesa i është shembur nga autoritetet pa asnjë lloj sqarimi dhe nuk i është paraqitur asnjë projekt konkret në letër. I zhgënjyer ai shtoi se ka humbur çdo shpresë në drejtësinë shqiptare.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i ikmt shembja e banesave në astir aksioni i ikmt shembja e banesave në astir

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin