LIVE UPDATES
Art&Argëtim

16 January 2020, 11:45 Nga DOSJA

Memorie.al publikon disa pjesë nga ditari i Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti dhjetë vjet në burgjet politike të Enver Hoxhës, në 1985-ën mundi që të arratiset nga Shqipëria për në Greqi ku dhe fitoi azilin politik për në SHBA-ës ku dhe u sistemua me banim dhe me punë nga të afërmit e tij dhe bashkëfshatarët e Markatit të Sarandës që ishin arratisur prej vitesh dhe kishin formuar aty organizatën “Lidhja çame” e revistën “Krahu i shqiponjës”.

Si e përshkruan Kaso Hoxha në ditarin e tij takimin e shumëpritur me Bilal Xhaferrin, bisedat e shumta që ata bënë me njëri tjetrin si vëllai me vëllanë, për bashkëfshatërët dhe të afërmit e tyre, përse Bilali nuk fliste me kunatin e tij, Selfo Hoxhën me të cilin edhe ishte arratisur që në vitin 1969, përse ai dyshonte se redaksinë e gazetës ia kishte djegur pikërisht kunati i tij për të cilin thoshte se “u ishte dorzuar agjentëve të Tiranës” dhe kush ishte personi që I kishte kurdisur atentatin në vitin 1978 ku ai mbeti i plagosur me thikë?! Çfarë i tha Bilali në telefon Kasos për sëmundjen e tij pasi ishte shtruar në spital dhe si e gjeti Kaso pa jetë atë në dhomën e operacionit ku ja kishin hequr tubat dhe aparatet që e mbanin atë në jetë dhe çfarë tha Kaso Hoxha në fjalën që mbajti në ceremoninë e varrimit të Bilalit ku morrën pjesë edhe ata që nuk flisnin me të…

Nga Dashnor Kaloçi

BILAL XHAFERI

Ishte 6 nëntor 1985. Një javë që jetoja në Amerikë, i kërkova kushëririt tim, Rexhep Hoxhës, në se ishte e mundur të më gjente një punë. Dëshira ime ishte të shkoja në shkollë, ai më rregjistroi në kolegjin Truman. Djali i Rexhepit, Abdullaj, e dëgjoi bisedën tonë që unë isha i interesuar të punoja, ky merrte në kontakt më tepër punë ndërtimi, gjë që më pëlqente edhe mua ta bëja. Më tha nëse kisha dëshirë ta ndihmoja ditën tjetër, pasi të mbaroja nga shkolla për të ç’montuar disa tabela në një ndërtesë 3-4 katëshe. Pranova, ashtu bëmë, vamë nga ora 2 pas mesditës filluam punën, binte një shi i hollë dhe i ftohtë, sidoqoftë unë fillova punën megjithëse nipi tim, Abdullahu, mu lut ta linim për një ditë tjetër, Jo i thashë unë, do ta mbarojë sot. Pas më tepër se dy orë punë unë pothuaj isha në vidat e fundit, kur dëgjoj dikush më fliste poshtë në rrugë, ktheva kokën për të shikuar se kush ishte ky që më fliste shqip. Megjithëse kishin kaluar më tepër se 15 vite, e njoha nga zëri.

Ishte Bilal Xhaferi, ishte i vetmi nga fshatarët që s’kisha takuar, në të gjitha darkat që më shtruan të afërmit e mi, ky nuk u duk. Cilindo që pyeta: ”Ku është Bilali dhe si i ka punët”?, përgjigja ishte e ftohtë, thjeshtë: ”s’dimë gjë”. Kur dëgjova atë zë sa nuk kërceva nga shkalla. Unë zbrita shpejt e shpejt dhe e përqafova heroin tim, ai më thotë:

-“Mos mendo se nuk çava kokën për ardhjen tënde, më beso, e mora lajmin e ardhjes tënd nga Skënderi para dy ditësh. Sot shkova në shtëpinë e Rexhepit. Difua më dha adresën se ku punoje, dhe ja, jam këtu Kaso vëllai”.

-“Të faleminderit Bilal, nuk di si ta shpreh kënaqësinë që more mundimin të vish të më takosh, kam aq shumë për të treguar, besoj se një ditë do ulemi të pimë një kafe bashkë”, ja ktheva Bilalit duke i shtrënguar dorën.

-“Po, po për atë erdha, dua të di se çfar ore je i lirë që të bisedojmë, kam aq shumë pyetje”, vazhdoi Bilali.

-“Nga e hëna deri të premten prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 2:00 jam në shkollë, pasdite, nëqoftëse gjej ndonjë punë,  punoj. Të shtunave dhe të dielave jam i lirë”, ju përgjigja.

-“Athere të shtunën në mëngjes ora 9:00 mund të vish tek qoshja Western Ave dhe Lawrenc Ave është një kafe që e quajnë: ”Hollywood”? më pyeti Bilali.

-“Megjithë qejf”,- iu përgjigja.

-“Athere po të lë të mbarosh punën, do shihemi të shtunën në orën 9:00, natën e mire”, tha Bilali dhe u largua.

I thashë Selfos se të shtunën që vjen do të takohem me Bilalin, më ka ftuar për kafe. Selfos dhe Rexhepit nuk i erdhi mirë, unë e dija. Selfua nuk fliste me Bilalin, kisha dëgjuar plotë thash e theme nga të gjithë të afërmit e mi. Rëfimet e Selfos më kishin tronditur, tani unë doja të dëgjoja anën tjetër, atë të Bilalit, me sa kisha kuptuar, fajtor ishte vet Selfua, i cili u dorëzua agjentëve të Tiranës. E prita me pa durim të shtunën. Kur arrita tek restoranti nuk ishte akoma ora 9:00 e mëngjesit, hyra brënda dhe i kërkova kamarjerit të më jepte një tavolinë në ishte e mundur, qoshe, për dy persona. Për çudi Bilali ishte aty më parë se unë dhe më foli të shkoja te tavolina e tij. Hëngrëm mëngjesin së bashku, iu përgjigja të gjitha pyetjeve  që Bilali më bënte, duke i dhënë një informacion  të gjatë për gjëndjen në Shqipëri, i tregova gjithë odisenë time nëpër burgjet e rregjimit komunist, i tregova se dija çfarë po ndodhte në Chicago, sipas thënieve, të agjentit K. A.

Bilali u shtang nga të gjitha çfar i tregova, u bind se unë nuk isha një spiun. Bilali më bëri një rrëfim si vëllai- vëllait, më tha me gojën e tij se shkak i gjithë hasmërisë ndërmjet shqipëtarëve, është puna e agjentëve dhe e spiunëve të Tiranës. Kur më tha se: ”Selfua është kushëriri tend, por është edhe kunati im, më vjen keq që po ta them se është, armiku im, kemi vite që nuk flasim dhe as dua ta shoh me sy kurrën e kurrës, vetëm të të them një gjë: ”ki kujdes” ti ke vuajtur shumë në jetën tënde, ke nevojë të ç’lodhesh”.

E lamë të takohemi përsëri të nesërmen në të njëjtën orë, dhe që nga ai takim, takoheshim çdo të shtunë e të diel. Bilali punonte në një depo grumbullimi materialesh të riqarkullimit, më tha se nuk kishte shtëpi, flinte në një barakë të depos, pronari ishte çifut i mirë , siç thoshte Bilali. Pasi u largova nga Chicago, Bilali erdhi disa herë të më vizitonte në Aurora, një qytet i vogël, 150 km larg nga Chicago. Bilali më premtoi se do të botonte përmbledhjen me kujtime pjesë – pjesë në revistën “Krahu Shqiponjës”. Por fatkeqësia goditi, lajmi i hidhur nga vet goja e Bilalit, java e dytë e tetorit 1986, ishte mëngjes sa kisha filluar punën, kur padroni i restorantit, Stefan Hajazi, më tha:

-”Dikush do të flasë me ty”.

-”Alo kush është”?,  i përgjigjem,

-”Jam unë Bilali, Kaso”!

-“Mirmëngjes Bilal, si jeni”?

-“Nuk jam mirë Kaso, jam në spital”, mu përgjigj

-“Si the”? e pieta i tronditur.

-“Jam i sëmurë Kaso, analizat që bënë tregojnë se kam tumor në kokë”, më tha me gjysëm zëri.

-“Në cilin spital je Bilal? Do të vij sa më shpejt të jetë e mundur”!

-“Jam në spitalin Masonic 836 W Wellington Ave”, ti mos u mundo të vish, se do të hyj në sallën e operacionit dhe ti nuk do të mund të më shohësh, hajde më mirë nesër” më këshilloi Bilali.

Mora në telefon të gjithë fshatarët e mi që ndodheshin aty, nëse dinin diçka për shëndetin e Bilalit. Bilali njoftoi edhe Skënder Shuaipin të vetmin njeri me të cilin flisnin. Shkova të nesërmen në spital bashkë me Rexhep Hoxhën. Në dhomën e Bilalit gjetëm Skënder Shuaipin me gruan dhe nënën e tij. Bilali ishte akoma në “koma”, ai nuk kuptonte asgjë çfar ndodhte për rreth tij, infermieret shikonin herë pas here aparaturat. Koka e tij e mbështjellë me fasho, vetëm një pjesë e fytyrës ishte e zbuluar, pyetëm doktorin se kur mund të përmendej nga ai gjum i thellë? Na tha se: ”Besoj pas 24 orëve mund të flas” . Ne u larguam dhe e lamë që të vinim ditën tjetër që në mëngjes.

E gjetëm Bilalin atë mëngjes të 15 tetorit të zgjuar. Bilali na njohu, sytë ju mbushën me lot, duke i zënë dorën që ishte aq e ftohtë i them:

-”Të shkuara Bilal, kurajo. Ti je i fortë do ta kalosh edhe këtë të keqe”!

-“Jo Kaso, prognozat nuk janë të mira, kam mbetur i paralizuar gjysma e trupit, nuk kam asnjë far ndjenje. Me sa shoh ky është fundi im”!

-“Jo Jo! Mos e mendo atë kurrë, kurajo Bilal”, i dhashë kurajo.

Ai kishte nevojë për qetësi, unë dhe Rexhepi u larguam. Operacioni ishte shumë i vështirë, ndoshta i kishin dëmtuar sistemin nervor, dhe në qoftë se do të përmirësohej, ai do të mbetej në karrocë me rrota për atë jetë që i kish mbetur. U ktheva përsëri në fshatin ku punoja me shpresë që të shkoja një tjetër ditë që ta vizitoja. 16 tetor 1985, herët në mëngjes më telefonoi Skënder Shuaipi, më jep lajmin e vdekjes së Bilalit. I them pronarit të restorantit Stefan Hajazit: “Do më falësh, unë do shkoj në Chicago, Bilali vdiq”. Pronari nuk tha asnjë fjalë, me sa kuptova nuk i erdhi mire, sepse nuk i bëhej puna dhe nuk kish punëtor të mjaftueshëm. Megjithëatë unë ika, u lidha me Rexhepin dhe Skënderin, për të diskutuar dhe për të parë nga ana ligjore se si ishte e mundur të vdiste në spital, kush ishte përgjegjës për vdekjen e tij? Skënderi kishte nënshkruar të gjitha dokumentat e Bilalit në spital, si i afërm i familjes. Sipas raportit të spitalit, Bilali u gjend i vdekur, të gjithë aparatet që kontrollonin dhe e mbanin të gjallë ishin të hequra dhe plaga e operacionit kullonte gjak. Ishte Bilali në gjëndje dhe kishte kaq forcë që t’i jepte fundë jetës së tij? Shumë misterioze!…Kush vallë e bëri këtë?…Pyetje që kërkon përgjigje!…

Ramë dakort që funeralin ta bënim të nesërmen. Trupi i Bilalit u vendos në shtëpinë funerale ku erdhën shumë vizitor. Folëm shumë për jetën e tij, në fund thashë edhe unë dy fjalë: “Ne me hidhërim bëjmë homazhe për heroin tonë, kurse Tirana e feston këtë ditë, vdekjen e Bilalit, pena e tij dhe zëri i tij u kishte kallur frikë. Bilalin shumë e kanë dëgjuar e parë, por pak e njohin se kush është Bilali. Historia do të tregojë më mirë se sa i madh ishte Bilali, ai nuk ka vdekur, ai do mbetet i përjetshëm Hero i Kombit dhe i popullit të tij,”Lamtumirë, Bilal!”…

Të gjithë Skënder Shuaipi, Romo Idrizi, Rexhep Hoxha, Sabel Hyso, Veiz Sulo, Selfo Hoxha, megjithëse nuk fliste me Bilalin, erdhi në funeral dhe patriot të tjerë ndihmuan për shpenzimet e varrimit. Duke vënë re pas në kohë, do të shohësh dëshirën e tij që të thyej vargonjt e komunizmit, duke vënë re përpara në një krijimtari të gjithanëshme letrare në gjuhën shqipe. Bilali qëndron si një ikonë suprime e kohës tone. Refugjati mirëdashës që i shpëtoi komunizmit, flokë thinjur, sy vezullues, një njeri tërheqës dhe mëndje mprehtësi të jashtëzakonshme, e bëjnë këtë njeri simbol të qëndresës kundër komunizmit dhe diktaturës së rregjimit komunist të Hoxhës.

Bila Xhaferi ishte truri dhe goja e revistës “Krahu Shqiponjës”. Bilal Xhaferi ishte gurrë i bekuar me imagjinatë të dhuruar nga Zoti. Frymëzimi i tij një testament i lidhjes ndërmjet krijimit dhe lirisë së fjalës, me të vërtetë mjeshtër i fjalës që e bëri gjuhën shqipe edhe më të pasur. Tani që Hero Bilali nuk është më, njerëz që e njohën nga afër dhe njerëz që nuk e njohën, kritik të të gjitha kategorive, mundohen të nxjerrin në dritë anët që e bëjnë Hero dhe anët negative të jetës tij private pa asnjë të metë në karakter. Instikti i tij si rebel kundër komunizmit, kurioziteti i tij, pasioni i gërshetuar me pikëpamjet e tij politike. Të dish mbi jetën e këtij Heroi të ndihmon të kuptojmë veprat e tij letrare dhe anasjelltas. Jeta e Bilalit dhe puna reflektoi diskurcionin e një shoqërie të pa sigurt në një atmosferë absolutisht komuniste që ish në erë, duke i diktuar se çfar të shkruante Enver Hoxha dhe gjithë kalemxhinjtë e tij besnik.

Bilali, sidoqoftë, nuk është e vërtetë se ai ishte një disident real i regjimit në fuqi, për këtë arsye shkrimet e tij flasin për kohët e lashta të popullit të tij, për të qenë i gjallë ai duhej të shkruante diçka për jetën socialiste. Disa thonë, si Adrian Ndreca, se Bilali ishte një agjent i Sigurimit që bashkëpunonte dhe i thurte Lavdi Partisë Komuniste të Enverit, në një kohë kur babanë e Bilalit e ekzekutuan komunistat dhe si mundi ky shkrimtar çam të arrijë deri atje lart të bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku u bë i famshëm me kritikën që i bëri romanit të Kadaresë ”Dasma”. Është e vërtetë që arriti atje lart, por mos harroni se kur u ekspozua biografia e tij, kalemxhinjtë e Enverit e përjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Panë dritën e botimit vetëm pak vepra dhe shkrime, si: ”Rrugë dhe fate”,”Njerëz të rinj tokë e lashtë”, Bilali pati mundësi të arratisej me ndihmën e  kunatit të tij Selfo Hoxhës, në fund të gushtit 1969. Pas një viti emigroi në SH. B. A., nga viti 1970-1972, punoi redaktor në gazetën “Dielli”. Më 1972 në Prishtinë u botua romani “Ra Berati”.

Në vitin 1974 formoi organizatën “Lidhja çame”, me revistën ”Krahu Shqiponjës”, ku botonte artikuj të ndryshëm të autorëve shqiptarë që ndodheshin në mërgim. Botonte shkrimet e tij, artikuj, poezi, fragmente nga novela dhe libra të ndryshëm, botoi karikaturat e tij, skicat, fotografi dhe filma të shkurtër të bërë nga vet Bilali. Bilali në dëshpërim më tregoi për humbjen e madhe të vitit 1981 kur agjentët e Tiranës, ndoshta në bashkëpunim me njerëz të tij të njohur i dogjën zyrën e redaksisë “Krahu Shqiponjës”. Ai dyshonte te kunati i tij, këtë ma tha vet Bilali.

Në vitin 1978 Bilali i shpëtoi një atentati në Neë York nga disa njerëz krejt të panjohur, të cilët e plagosën me thikë. Universi i Bilalit ish i pa masë në hapsirë dhe kohë, qëllimi i tij të zbulonte historin e popullit të tij të lashtë për ta përjetuar në veprat e tij. Ky ishte Bilali tim, ky ishte Bilali tonë, ky ishte heroi i kombit tonë!…

Marrë nga Memorie.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bilal xhaferi kaso hoxha bilal xhaferi kaso hoxha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin