LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shoqëria e poetëve të vdekur…por të gjallë

22 March 2020, 10:59 Nga DOSJA
Shoqëria e poetëve të vdekur…por të gjallë

TIRANË– “Ai kishte një aftësi të veçantë, me të cilën të bënte për vete, aftësinë e komunikimit. Ai nuk fliste, por cicërinte. Kishte një fjalor të pasur me figura dhe me humor. Dhe mbesje i shtangur përpara tij. Mendo tani që këtë njeri ta kesh profesor letërise. Veçanërisht kur ai kishte pjesë të komentit, për ne ishte moment magjie…Ky shkrihej me ne. Komunikonte me ne sikur të ishte moshatari ynë. Por ne ishim të topitur sepse ishim shumë puritanë. Ai të merrte me vete. Ti fluturoje, ti ndiqje atë frymën që shpërndante ai, jetoje në atë ambient. Ai nxehej, skuqej, e mbulonte djersa, recitonte, ishte artist me të vërtetë. Neve na vinte keq kur binte zilja dhe mbaronte ora e mësimit. Fikej ajo magjia”.

Kemi dashur që mësuesi për të cilin tregon ky nxënës të përvijohej fillimisht në mendimet tuaja para se të kishte një identitet, ndaj dhe emri i tij nuk është përmendur. Shumë nga ne duhet të kenë menduar, herët a vonë, për mësuesin e letërsisë te “Dead Poets Society”, por këto fjalë të shkëputura nga emisioni “Dosja K” i Admirina Peçit, në Report Tv, i përkasin ish-gjimnazistit të Shkodrës, Nexhmi Bushati dhe janë për mësuesin e tij të letërsisë, Qemal Draçinin. Qemali iu dha mësim për 9 a 10 muaj në vitet ’45-’46, gjatë të cilave i magjepsi në klasë dhe u bë shok me ta jashtë saj, kur u tregonte barcoleta, qeshte, luante me top.

Ata muaj kishin qenë shpresëdhënës edhe për vetë mësuesin, i cili, prej kthimit nga Italia, i zhgënjyer tashmë nga lufta partizane ku ishte përfshirë në adoleshencë, ishte kapluar nga pesimizmi dhe trishtimi për shokët e rënë në luftë. Megjithatë, ato muaj entuziazmi nuk zgjatën. Në verën e vitit 1946, e thirrën në Tiranë në komisionin pedagogjik, ku iu ngarkua maketi i antologjisë së letërsisë për klasat e larta të gjimnazeve. Një ditë pasi e dorëzoi, e arrestuan në stacionin e autobusit që do e kthente në Shkodër. U mbajt në birucat e Sigurimit nga vera e vitit 1946 deri në tetor të vitit 1947, kur edhe ndërroi jetë. Ishte vetëm 25 vjeç. La pas shtatë ditarë, artikuj studimorë e përkthime të botuara në revistën letrare “Fryma” të drejtuar nga Myzafer Pipa, ku ishte redaktor dhe shumë kujtime te njerëzit që e takuan gjatë jetës së tij të shkurtër. Një pjesë e krijimtarisë së tij është publikuar në librin “Era” më pas, në vitin 1995.

Qemal Draçini kishte tiparet e një heroi letërsie dhe për këtë diktatura u hakmor, duke e vrarë dhe duke e lënë pa varr sepse ajo i zhdukte pa mëshirë këta personazhe që dilnin jashtë skenarit të saj. Le të ishin të vyer. Le të ishin të rrallë siç ishte për shembull, Musine Kokalari, që mbahet si poetja e vetme grua e viteve ’37’-45 e cila u burgos e u internua deri në fund të jetës. Sipas disa burimeve, madje, Qemal Draçini preu damarët kur pa dëshminë e shkruar me gjak nga Musine Kokalari në burg. Ndaj tyre vlonte urrejtja. Ndaj dhe shumë poetë që tërhiqeshin natyrshëm nga liria, humanizmi, e vërteta, të cilat binin ndesh me diktaturën, u vranë ose u mbyllën në burgje. Është e gjatë poema e pashkruar e poetëve të dënuar në diktaturë dhe aq të rënda vargjet e saj me vuajtje njerëzore sa të duket se nuk mund t’u shkosh deri në fund. Lazër Shantoja, prifti, publicisti, përkthyesi e poeti lirik u dënua me pushkatim, por gjatë hetuesisë iu thyen të katër gjymtyrët në tortura aq sa dhe e ëma kur e pa me duart e këmbët që vareshin të pakomanduara nga trupi, ato duar me të cilat dikur i binte pianos dhe shkruante poezi, u lut që ta vrisnin. Ca ditë më vonë, po në dimrin e ‘45-ës arrestojnë dhe dënojnë me pushkatim një tjetër prift e shkrimtar që e thërrisnin “poeti i ambëlsisë” e që diktatura i gatoi një fund të hidhur. “Nuk besoj të ketë provue kush torturat që i banë Dom Ndre Zadejës”, ka thënë Kardinal Mikel Koliqi, që kishte qenë në burg në ditët para pushkatimit. U pushkatuan për motive politike, Manush Peshkëpia, Beqir Çela, Trifon Xhagjika. Sa krime të rënda iu ngarkuan poetëve! Sa krim i rëndë u bë vetë poezia! Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u pushkatuan për poezitë e tyre. Havzi Nela u var në litar.

Ndërruan jetë në burg, Et’hem Haxhiademi, klerikët Bernardin Palaj dhe Vinçenc Prennushi, i cili në çastet e fundit kishte pranë një tjetër edhe-poet të burgosur, Arshi Pipën. “Nji natë të tillë më tha copa copa: Tash po kuptoj fjalët e Goethes: “Mehr Licht!” Ajo dritë, së cilës i kishte thirrë në pikë të mortjes Poeti nuk ishte sigurisht, drita qi shohin syt tanë shqisorë. Dhe ktê Imzoti e dinte mirë”, shkruan Arshi Pipa në esenë kushtuar Vinçenc Prenushit. Arshiu, që arriti të dalë i gjallë nga burgu dhe më pas u arratis nga Shqipëria, humbi në oborret e Sigurimit të vëllanë, avokatin Myzafer Pipa, të cilit i ka kushtuar poezinë “Elegjia vëllazërore”, shkruar pak para se të dilte në gjyq për herë të dytë, kur edhe e mori vesh që Myzaferin e kishin goditur me armë duke u justifikuar sikur donte të ikte. Arshiu mundi t’i nxjerrë nga burgu dhe më pas nga Shqipëria poezitë e “Librit të burgut”, të shkruara në letra cigareje. Disa të tjerë i mësuan përmendësh krijimet e veta, si Uran Kostreci që i memorizoi 2500 vargjet e “Epopesë së karkalecave”. Të tjerë i shkruan mbi rrasën e shpirtit që nuk mbeti e zbrazët as në terr. Visar Zhiti, Sami Repishti, Lekë Previzi, Lazër Radi, kanë publikuar në vitet e lirisë krijimet e tyre të burgut apo internimit. Të burgosur për poezitë, si Ylber Merdani, apo për një arsye tjetër njëlloj të pafajshme, poetët nuk mund t’i ndanin me hekura nga poezia. Poezinë e kishin me vete. Diktatura donte ta bënte mallkim, por ajo mbeti shpëtim për ta edhe në terr. Janë shumë poetët që u detyruan të ndrydhin vite dhe vargje në burgje: Daut Gumeni, Frederik Rreshpja, Jorgo Bllaci, Beqir Haçi, Gjergj Komnino, Mark Ndoja, Zyhdi Morava, Pjetër Gjini, Kujtim Aliaj…Edhe shkrimtarët e njohur, njëkohësisht autorë vargjesh, Mitrush Kuteli, Petro Marko, u burgosën. Më vonë do të dënohej edhe i biri i Petros, poeti Jamarbër Marko. Hakmarrja ishte e pamëshirshme ndaj bijve të poetëve dhe etërve të poezisë. Shkoi deri te eshtrat e Gjergj Fishtës, ndërkohë që krijimtaria e tij, por edhe e shumë poetëve të tjerë të dënuar, ose edhe të lirë, u hoq nga sytë e publikut duke u fosilizuar në fondet e rezervuara të bibliotekës.

Të tjerë u vetëcensuruan ose protestuan duke i lënë faqet e bardha. Lasgush Poradeci që, me ndjeshmërinë e rrallë të një njeriu-poet, e quante veten bashkëfajtor në këtë krim të shtetit ndaj poetëve teksa shprehej “kur e dënuam Vinçenc Prenushin”, edhe pse ai nuk kishte asgjë në dorë, zgjodhi të revoltohet me një heshtje të thellë, të plotë, të palëkundur, si një liqen në orët e tij më të qeta. Kasëm Trebeshina shkruante e shkruante, por vetëm për vitet që do të vinin.

A nuk vdes një poet kështu? Dhe jeton megjithatë.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur poetet e vdekur poetet e vdekur

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin