LIVE UPDATES
Aktualitet

29 vite nga vrasja e vlonjates/ Vëllai rrëfen skandalin me drejtësinë: Autori u dënua vetëm 7 vite, i kërkoj SPAK-ut të

13 January 2020, 20:34 Nga DOSJA
29 vite nga vrasja e vlonjates/ Vëllai rrëfen skandalin me

VLORË– 29 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkeleda Lapa në qytetin e Vlorës, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar, ndërsa krimi ndodhi brenda një ndërmarrjeje shtetërore.

Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lire, pavarësisht se më herët ndaj tij ishte dhënë një dënim me 25 vite burg. Vëllai i 23-vjeçares, Petrit Lapa tregon me detaje ngjarjen, ndërsa thotë për gazetaren e Fax Neës Afrovita Hysaj se fillimisht vrasësi u dënua me 25 vite burg, ndërsa kreu me pak se 7 vite heqje lirie.

“Unë jam vëllai i Enkeledës, e cila ka një ngjarje të trishtë, ka qenë 9 Janari i vitit 1991 kur motra ime është vrarë në mënyrë barbare në rrobaqepësinë shtetërore. Unë kam qenë 18 vjeç kur ka ndodhur vrasja e motrës sime, situatat kanë qenë shumë të vështira, në 9 Janar kam qenë bashkë me shokët e mi, në tentativë për tu arratisur. Dëgjoj disa qytetarë që thoshin se ishte vrarë një vajzë në një rrobaqepësi, zbrita si i marrë nga makina, më thërriste zemra, kur kam arritur te rrobaqepësia pashë një grup të madh njerëzish që qanin, kur hyra brenda mësova vrasjen e motrës sime. Jam nisur drejt ambulancës, kam parë nënën time që ulërinte, vjen im atë i lyer me gjak, se e kishte mbajtur motrën në krah deri në spital, as nuk e dinte që ishte vajza e tija. Sipas ngjarjeve që unë kam hetuar gjithë kohës, nuk kam qenë i interesuar që të ndiqja rregullat e kanunit, por atë të institucioneve, sot vrasësi i motrës sime jeton i lumtur”, tregon Petrit Lapa.

Vëllai i 23 vjeçares së vrarë me thika tregon më tej se autori, Skënder Dine, ka qenë po ashtu punonjës në ndërmarrjen shtetërore, dhe ngjarja ka qenë e porositur nga persona të tjerë për të krijuar rrëmujë në qytet.

“Në qytetin e Vlorës vrasësi është ordiner, ka qenë person i paimplikuar në krime më herët, ngjarjen e ka kryer pasi e kanë shtyrë njerëz të caktuar, është bërë kjo për të krijuar anarki në Vlorë. Siç flitet ai ka qenë mekanik i ndërmarrjes, e ëma punonte si rrobaqepëse, motra nuk kishte shfaqur asnjë lloj problemi me ta. Ka qenë një rast i papandehur edhe për familjen tonë, kemi marrë vesh që personi është ndihmuar nga persona të tjerë, ai ka fikur dritat në ndërmarrje, mbante një thikë me vete, shumë punonjës e pyesnin se pse e mbante me vete armën, dhe ai thoshte ‘’ashtu e kam informacionin. Pasi kreu vrasjen është larguar me një xhip ushtarak, ka tentuar që të qendrojë në Greqi, dhe më pas është larguar drejt Italisë, ku ka kërkuar dhe strehim, jo i mbrojtur”, rrëfen Lapa për Fax News.

Më tej nis edhe kalvari i përballjes me drejtësinë, ku Dine kryen në total vetëm 7 vite burg, nga 25 që i kishte dhënë gjykata në mungesë. Lapa tregon po ashtu se në asnjë nga seancat që janë kryer në ngarkim të Dines, familja e tij nuk është lejuar që të marrë pjesë, me pretendimin se shteti do të ishte ai që do të vendoste drejtësinë.

“U dënua me 25 vite burg në mungesë nga Gjykata e Vlorës, unë shumë vonë e kam marrë vesh që ai është dënuar me 7 vite burg, pasi u ekstradua nga Italia. Ai ka bërë një gjyq, me gjykim të shkurtuar, ku ju ul dënimi në 7 vite burg, justifikimi i prokurorisë ishte që ngjarja kishte 13 vite burg që kishte ndodhur, ne asnjëherë nuk jemi thërritur në seancë gjyqësore, kemi kërkuar që të futemi në seancë dhe nuk na kanë lejuar.

Na ishte vrarë motra, nëse shteti kishte bërë rigjykim, ne të paktën duhettë informoheshim. Ka qenë i ndihmuar nga institucionet, ua kam thënë në sy edhe policëve dhe prokurorëve, si ka mundësi që të jetë mbrojtur ky person që është shumë i dobët. Motra ime është vrarë në një ndërmarrje shtetërore, shteti duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e saj, përgjegjësia kryesore i mbetet shtetit. Gjithmonë i kam kërkuar shtetit që të mbajë përgjegjësi për këtë krim”, shprehet Lapa, ndërkohë që ka ende një shpresë te drejtësia e re.

Konkretisht ai do ti depozitojë SPAK-ut  një kërkesë për rihapjen e dosjes, me shpresën se do të hetohen dhe njerëz me pushtet në qytetin e Vlorës, që kanë pasur gisht në ngjarje, dhe padyshim do të hetohet dhe puna e ndërmarrë nga të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që kanë kryer hetimet dhe kanë marrë vendimin në favor të Dines.

“I kërkoj SPAK-ut që të rihapë këtë çështje, pse nuk u kërkua një dënim më i madh për këtë vrasës, kush fshihet pas kësaj, që ai sot jeton në luks. Të gjithë vrasësit e sikurshëm janë fshehur me petkun e mirëqenies, këtë kërkoj sot nga SPAK, ata janë njerëz goxha të pushtetshëm sot.

Nëna ime edhe sot e përjeton dhimbjen, babai ka shumë kohë që ka vdekur, për shkak të vuajtjes. Kur pyes në Gjykata dhe në Prokurori, thonë se kjo është një histori e vjetër dhe e harruar, por unë kërkon të vërtetën time: Pse Enkeleda Lapa u vra brenda ndërmarrjes shtetërore?

Motra ime sot ha dhe’ kurse vrasësi u lirua nga ky shtet, ha bukë, pi kafe, ja këtë drejtësi kërkoj unë, janë dy gjëra të ndryshme, një i vdekur dhe një i gjallë. Nuk kërkoj që shteti ta vrasë, po të vuante dënimin e duhur. Unë do ia dorëzoj të gjithë dosjen SPAK, që të merret me këta lloj personash, që nga gjyqtarët që kanë vendosur lirimin e saj, te drejtuesit e burgut, dhe të gjithë individët që kanë marrë pjesë në këtë krim”, përfundon Lapa.

Marrë nga Fax News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda lapa petrit lapa skender dine vlore enkeleda lapa petrit lapa skender dine vlore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin