LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati si Falcone/ Minohen 800 metra rrugë për të asgjësuar Haklajt. Përlotet Zylfie Haklaj teksa rrëfen vrasjen e Halil

11 February 2020, 21:12 Nga DOSJA
Atentati si Falcone/ Minohen 800 metra rrugë për të

TIRANË-Tashmë që lufta në Kosovë kishte përfunduar, strukturat e shtetit kishin objektiv rivendosjen e rendit në Tropojë. Fatmir Haklaj konsiderohej rrezik edhe nga të majtët në pushtet. Duket se rikthimi i tij në polici ishte më tepër për ta ekspozuar përballë kundërshtarëve.Pas dy atentateve me mina, ai kërcënohet në radion e policisë nga një i afërm i kolonelit Hyka. Ky episod ndodhi në 31 Korrik dhe debati u dëgjua nga shumë efektivë të policisë së Tropojës. Nuk vonoi shumë dhe organizohet një tjetër atentat që për pak sa nuk i asgjësoi Haklajt me një goditje.

Në afërsi të Bajram Currit, në vendin e quajtur Brinja e Cërrnicës, minohet një aks prej gati 800 metrash. Lëndët shpërthyese ishin shpërndarë në 10 vatra zjarri, në një segment rrugor që shtrihej në një shpat të thepisur.

Autorët nuk aktivizojnë minën e parë, por të tretën, për ti futur në grackë Haklajt. Duke menduar se rruga kishte mina të tjera përpara, Hamdiu, Halili, Fatmiri dhe Feriz Kërrnaja kthehen pas, pa e ditur se autorët i kishin marrë të gjitha masat. Në ato çaste, ndodh shpërthimi i vatrës së dytë të eksplozivit që i merr jetën Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt.

Fatmiri pëson dëmtime të rënda në kokë. Hamdiu shpëton me gërvishtje të vogla. Në ato momente, ai hap zjarr me mitraloz drejt një kodre përballë nga ku mendonte se ndodheshin personat që aktivizuan minat.

Pas shpërthimeve, drejt vendngjarjes u nis një mjet i policisë me dy efektivë. Njëri prej tyre ishte Fatmir Daka, i njohur si njeri i afërt i Haklajve. Sapo afrohen në vendngjarje, mjeti i policisë përmbyset nga një shpërthim i fuqishëm. Me sa duket, autorët e pritës i kishin marrë masat që Haklajt të mos kishin mundësi të merrnin ndihmë.

I plagosur, Daka ecën në këmbë për 500 metra në drejtim të vendit ku ndodhën dy shpërthimet e para. Ai udhëzohet nga Hamdiu të marrë Land Roverin e blinduar dhe të çojë në spital Halilin që ishte ende gjallë. Pasi ecën vetëm pak metra ndodh një shpërthim i katërt që i plagos edhe më rëndë.Vëllai i dytë i Haklajve mbërrin i vdekur në spital. Duket se Halili e kishte parandënjë rrezikun që u kanosej si familje. Për këtë, ai kishte kërkuar nga vëllezërit e tjerë të largoheshin jashtë shtetit.

Gjashtë minat e tjera të paplasura u çaktivizuan më pas. Nuk dihet nëse autorëve u doli ndonjë problem teknik apo nuk i shpërthyen për të shmangur vdekjen e personave të pafajshëm që shkuan për ndihmë në vendngjarje.

“Me vendosjen e minave treguan që nuk kishin guxim ti dilnin Fatmir Haklës ballë për ballë, nuk kishin burrëri ti dilnin e thonin, psh na e ke borxh e ta vrisnin, por minosën 800 metër rrugë ku mund vriteshin plot njerëz tjerë, ku u plagosën disa tjerë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pasojat e shpërthimeve kanë lënë gjurmë që nuk janë zhdukur sot e kësaj dite. Këta shkëmbinj, janë shkëputur nga shpati në ngjarjen e 4 Gushtit të vitit 1999.

“Ne, pjesëtarë e tjerë të familjes kemi udhëtuar me Halilin dhe Ferizin me trupat e tyre për Kërrnajë dhe kemi bërë varrimin e tyre, Ylli s’ka marëë pjesë në varrimin e tyre. Pas 2 javësh kam shkuar te Fatmiri, ku qëndrova 30 ditë në spital afër tij. Ai ëdo moment kërkonte Halilin dhe Ferizin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Fatmiri ishte shndërruar në mit të vërtetë. Ai arriti ti shpëtojë atentatit të tmerrshëm me mina edhe pse u plagos rëndë në kokë. Familja kishte marrë një tjetër goditje të madhe me vdekjen e Halilit.

“Nëna ka qenë shumë e lidhur me Halilin e u thotë mos më thoni që ka vdekur djali. Nëna s’ka mundur ta besojë që Halili kishte vdekur, I kishte ngjarë shumë dhe kanë qenë shumë të lidhur bashkë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.
Tashmë, Fatmir Haklaj duhet të llogariste edhe hesapet me drejtësinë.

Marrë nga Top Channel 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e halill haklajt zylfie haklaj vrasja e halill haklajt zylfie haklaj

Sondazh

Aktualitet 11 February 2020, 18:37

TIRANË- Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin