LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fitonte 100 mijë dollarë në javë/ 10 fakte për kryemafiozin Al Capone, arkivoli i kushtoi 2 mijë USD

27 May 2020, 08:43 Nga DOSJA
Fitonte 100 mijë dollarë në javë/ 10 fakte për

TIRANË– Fitonte në javë 100 mijë dollarë dhe birra dhe Wisky ishin monopol vetëm i tij. Makina e tij peshonte 7 tonë dhe automatiku “Thomson” u përdor për herë të parë nga dora e tij. Fjala.al sjell sot 10 fakte të rralla nga jeta kriminale e Al Capones, mafiozit më të madh të të gjitha kohërave në SHBA dhe në gjithë botën.

Një mafioz që nën petkun e biznesmenit, grabiste dhe vriste dhe që për këtë cilësohej si “Rockfeler me pistoletë nën sqetull”. E megjithatë, drejtësia amerikane nuk arriti kurrë t’i provonte akuzat ndaj tij përveçse për shmangia nga taksat nga e cila bëri vetëm dy vjet burg. Një histori që ka jo pak ngjashmëri me disa biznesmenë gangsterë në Shqipëri që rastësisht, ose jo, kanë ndjekur rrugën e Al Capones në pasurimin e tyre dhe që i kanë shpëtuar drejtësisë, por që po rastësisht vijojnë të kenë fatin e tij.

Duke iu referuar filmit të Hollywood-it “Untouchable” (i paprekshmi), që bazohej në historinë e Al Capones, në një fjalim të tij më 23 mars 2016, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu iu drejtua disa prokurorëve: “Ju më thatë se donit të kapnit Al Caponen. A doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është: çfarë jeni të përgatitur të bëni?”.

Pas 4 vitesh këto fjalë duket se janë ende sot aktuale. Në SHBA Al Capone vdiq nga një sëmundje natyrale. Bëri vetëm 2 vjet burg për shmangie nga detyrimi i taksave, ndërkohë që mbi shpinë kishte dhjetra akuza të rënda. Ishte 48 vjeç dhe në gurin e varrit të tij shkruhet:  “My Jesus Mercy” (Faleminderit Jezusi im). A nuk ngjan kjo histori me disa Al Capone shqiptarë? Lexoni këto 10 fakte dhe do ta besoni edhe këtë por edhe brishtësinë e shtetit shqiptar ndaj të cilit pritet aq shumë me SPAK dhe BKH por që ende nuk po shikojmë rezultate.

1. Alphonse Gabriel Capone ose i njohur shkurt Al Capone (Al Kapone) cilësohet si mafiozi më i madh i të gjitha kohërave në SHBA dhe në të gjithë botën. Askush sa dhe si ai nuk mori famë në të gjithë SHBA dhe në të gjithë rruzullin për shkak të vrasjeve, kontrabandës, monopolist, gjobave, shkeljeve të ligjit dhe të krijimit të një shteti paralel duke sfiduar shtetin zyrtar.

2.Al Capone jetoi 48 vjet e 7 ditë. Ai lindi më 17 janar 1899 në New York dhe vdiq më 25 janar 1947 Brooklyn në New York por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Chicago. Ai ishte djali i Gabriele-s dhe Teresa-s nga Sicilia e Italisë që emigruan në SHBA në shekullin e 19-të.

3. Al Capone ishte i akuzuar nga drejtësia amerikane për kontrabandë pijesh alkolike, për mospagim taksash dhe për një seri vrasjesh, më e rënda ajo e masakrës së Shën Valentinit më 14 shkurt 1929 ku vetë ai me doren e vet vrau 7 persona në një garazh në Chicago. Një eleminim të konkurencës në biznes por edhe në zonat e influencës së tij.

4. Al Capone u dënua tre herë gjatë gjithë jetës së vet. Herën e parë u dënua me dëbim nga qyteti i Chicago-s për 10 muaj. Herën e dytë u dënua me 10 muaj burg për mospagim taksash por për sjellje të mirë bëri 8 muaj. Herën e tretë u dënua me 10 vjet burg për mopspagim taksash, por bëri 2 vjet.

5. Al Capone fitonte në javë 100 mijë dollarë nga kontrabanda, grabitjet, gjobat dhe vrasjet që kryente ai dhe banda e tij. Me kursin e sotëm llogaritet që kjo shumë është rreth 2 milionë dollarë.

6. Ngjarja e parë që shënoi rrugën e tij si gangster ishte në moshën 10-vjeçare në klasën e gjashtë kur Al Capone rrahu mësuesin e tij dhe nga kjo u përjashtua nga shkolla. Më pas ai krijoi grupin e tij dhe në moshën 16-vjeçare ishte autor i dhjetera grabitjeve, vjedhjeve dhe deri varsje.

7. Makina e Al Capones, një limuzinë tip “Cadillac” jashtë serie që cilësohej si kështjella me rrota, peshonte 7 tonë dhe kushtonte 20 mijë dollarë amerikanë në vitet ‘20-‘30-të që me kursin e sotëm llogaritet 400 mijë dollarë.

8. Al Capone është i pari person në botë që vuri në përdorim automatikun “Thomson”. Një armë e shkurtër, e lehtë dhe efiakse, disa mendonin që kjo armë automatike të ndërronte emrin nga Thomson e konstruktorit që e krijoi në Al Capone që e përdori. Nga ai moment banda e tij e kishte “Thomson” si armën “zyrtare”.

9. Pjesën më të madhe të dënimit Al Capone e bëri në burgun famëkeq të Alcatraz-it në San Francisco. Ai është në një ishull, 2.1 km nga bregu i oqeanit dhe rreth e rrotull në ujë vërtiteshin peshkaqenët. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste Al Capone u vendos aty. Por gjatë gjithë kohës që Al Capone qëndroi në burg ai bleu një hotel përballë Alcatrazit dhe aty vendosi familjen deri sa doli nga burgu. Ishte e rrallë në ato vite në SHBA të kishe një radio që sapo ishte shpikur, Por Al Capone kishte një të tillë në qeli. Shpesh ai i ftonte gardianët të futeshin në qelinë e tij për të dëgjuar radion e çuditshme. Ky ishte një privilegj që nuk u jepej të gjithëve. Qelia e Al Capones është sot siç ishte në momentin kur ai ishte në burg. Sot Alcatraz nuk funksionon më si burg, por si muze.

10. Al Capone vdiq nga sëmundja e sifilizit që mendohet se e ka marrë në burgun e Alcatraz-it. Në varrimin e tij morën pjesë mbi 10 mijë persona dhe arkivoli i tij kushtoi 2 mijë dollarë që me kursin e sotëm vlen 40 mijë dollarë. Varri i tij ndodhet dhe në gurin e varrit është shkruar me gërma kapitale: “MY JESUS MERCY”! (Faleminderit Jezusi im).

Pergatiti Roland Qafoku 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur kryemafiozi al capone kryemafiozi al capone

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin