LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në Shqipëri

2 March 2020, 12:44 Nga DOSJA
Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në

TIRANË– Pas pushkatimit të 21 burrave dhe Sabiha Kasimatit, mesnatën e 26 shkurtit, familjet e tyre, të ndara grupe-grupe, u dërguan në vendet e internimit që ishin caktuar për ta. Në një nga këto grupe që zbarkoi në Lushnjë, ndodhej edhe një grua franceze. Megjithëse jetonte prej gati 30 vitesh në Shqipëri, ndoshta ende në të folurën apo stilin e saj, dallohej diçka e huaj që i ka tërhequr vëmendjen një prej fëmijëve të atij grupi, Seitit, i ati i të cilit, Reiz Selfo, ishte pushkatuar me bashkëshortin e saj, Niko Lezon. Seiti e përmend në librin e Uran Butkës “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, kur tregon se bashkë me ta, në ditët e para kur sorrollateshin rrugëve të Lushnjës, para se t’i çonin në një haur, në lagjen “Stan”, ishte dhe “një zonjë franceze, Odette Lezo me qenin e saj, Scleme”. Odette ishte vajza me të cilën ishte dashuruar dhe martuar Niko Lezo në fillim të viteve ’20, në Tuluzë, ku ai kryente studimet për inxhinieri kimike dhe të cilën më pas e kishte sjellë në Tiranë. Fëmija i parë, vajzë, u kishte lindur në Francë, ndërsa në Tiranë u bënë prindër edhe të një djali, Vankos. Vajza më pas ishte martuar me një italian dhe bashkë me origjinën e Nikos, i cili ishte minoritar grek, i bënin të shumta fijet që e bashkonin këtë familje me botën imperialiste. Nëse goditej Niko Lezo, që ishte në qendër të tyre, atëherë e gjithë rrjeta, ajo që ekzistonte veç në mendjet e udhëheqësve komunistë, zhbëhej. Dhe kështu u bë.

Më 23 shkurt 1951, ish-deputeti i Delvinës dhe antifashisti i internuar nga pushtuesit italianë, arrestohet dhe dënohet me pushkatim nga qeveria e shtetit të tij.

Ai u arrestua pas shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike, por akuzat nuk kishin të bënin fare me bombën. U akuzua, siç shkruan Uran Butka në librin e tij “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, si shtresë e pasur, si deputet i Delvinës në kohën e Nolit, si i dyshimtë për marrëdhëniet e tij me misionet anglo-franko-greko-italiane, por edhe sepse gruaja e tij franceze një ditë ishte parë në plazhin e Durrësit, sigurisht “për t’u lidhur me misionet e huaja” dhe se ai vetë kishte lidhje me elementë reaksionarë që ndodheshin të burgosur si Skënder Cilka, Petro Marko, Lame Kareco etj.. U dënua “për pjesëmarrje në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje për luftë”. Ai i mohoi akuzat për terrorizem dhe lidhjet me të huajt, veç atyre familjare, apo vizitave që shokët e dhëndrit i bënë në shtëpi me rastin e fejesës së vajzës. Sa për të tjerat, nëse ato do të ishin arsye për ta dënuar me pushkatim, atëherë nuk kishte asnjë mundësi për t’u mbrojtur. Dhe nuk mund të mbrohej. Bashkë me 21 persona të tjerë, u çua drej vendit të pushkatimit edhe pse, si edhe të tjerët, nuk kishte bërë asgjë për të marrë atë dënim. Dhe pse vetëm 60 vjeç, ishte një ndër më të moshuarit e këtij grupi që u dënua me pushkatim.

Nëse sot përmendim emrin e Niko Lezos, kujtesës kolektive mund të mos i thotë asgjë edhe pse gjatë 30 viteve që jetoi në Shqipëri, pas kthimit nga Franca, ai u bë nismëtar i disa veprave, të cilat më parë nuk ekzistonin në Shqipëri. Ai themeloi laboratorin e parë kimik në vend dhe në vitin 1923 u dekretua nga Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar, drejtor i këtij laboratori. Punoi për vite me radhë në këtë laborator, me ndërprerjen e viteve të internimit gjatë pushtimit fashist, madje edhe pas luftës, kur laboratori kaloi nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Niko arriti të bëhej edhe kryetar i Degës së Studimeve në Ministrinë e Industrisë. Gjithashtu, siç shkruan i biri në kujtimet e tij, Niko Lezo ka ngritur edhe centralin e parë elektrik në Tiranë. Jo vetëm kaq. Nga Franca, Niko nuk kishte sjellë vetëm njohuritë si inxhinier kimist, por edhe mënyrën e të jetuarit. Emri i tij përmendet në një artikull të gazetës Minerva, të vitit 1932, me autor Nebil Çikën, si njeriu që ngriti kabinën e parë të pushimit në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, që do të kthehej më pas në një nga plazhet më të njohur në vend.

Në kujtimet e tij, i biri Vanko Lezo, përmend edhe angazhime të tjera të të atit, në disa drejtime: në atë shoqëror, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek të cilit i përkiste, por dhe në atë industrial, pasi Nikoja ngriti në oborrin e shtëpisë së tij një impiant të prodhimit të gazit sulfuror, që përdorej për frigoriferët. Mbështetëse të fortë kishte sigurisht Odette-ën që shkurtin e vitit 1951 do të mbetej vetëm, pa bashkëshortin, në një vend që, edhe pse kishin kaluar 30 vite, nuk mund të quhej i saji, aq më pak rrethinat e Lushnjës, që me siguri i shihte për herë të parë dhe ku duhet të jetonte në një haur. U internua edhe i biri, Vankoja. Nuk u lejuan të merrnin asgjë me vete, por ja që Odette kishte mundur të merrte të paktën qenin e shtëpisë, një mik, dashuria e të cilit do e ndihmonte më shumë sesa kurrë, në një kohë kur të gjithë i largoheshin familjes së armikut.

Megjithëse tani është zbuluar e vërteta, përsëri pak dihet për njerëzit që u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit. Pak mund ta dinë që pas laboratorit të parë kimik dhe centralit të parë elektrik në Tiranë, qëndron Niko Lezo, ky njeri që në Tiranë mund t’ia lexojmë emrin, vetëm te varri i përbashkët i viktimave të 26 shkurtit te Varrezat e Dëshmorëve dhe në pllakën përkujtimore në ndërtesën e ish-Legatës së Bashkimit Sovjetik, sot Ministria e Arsimit.

Marrë nga  Kujto.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur inxhinieri laboratori i parë kimik ne shqiperi niko lezo reiz selfo sabiha kasimati inxhinieri laboratori i parë kimik ne shqiperi niko lezo reiz selfo sabiha kasimati

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin