LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja KRUJA-‘Erdhi ujku’, sinjali që largoi pronarin e parcelave me drogë, i forti i Niklës Astrit Rryçi dhe skandali i

15 October 2019, 10:04 Nga DOSJA
Dosja KRUJA-‘Erdhi ujku’, sinjali që largoi pronarin e

TIRANË– “Malësia e Krujës” ishte operacioni që solli arrestimin e 19 personave në Krujë, të cilët u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë. Të arrestuarit e këtij operacioni ishin banorët e disa fshatrave, ku ndalemi tek Dosja që kemi zgjedhur të trajtojmë ditën e sotme. Bëhet fjalë për banorët e fshatit Brret në Krujë, të cilëve iu janë lehtësuar tashmë masat e sigurisë nga gjykata e Apelit në Tiranë.

Lulzim Danaj, Nezir Murati, Ramiz Kulla, Muharrem Kulla e Ermal Kulla, janë arrestuar në mega-operacionin e 28 gushtit, me akuzën se kanë kultivuar bimë narkotike në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Gjykata e Apelit në Tiranë, në seancën e 31 gushtit 2019, vendosi lirimin e menjëhershëm të Muharrem Kullës, Ramiz Kullës dhe Ermal Kullës, ndërsa për të arrestuarit e tjerë, gjykata ka lënë në fuqi, masat e sigurisë të caktuara nga gjykata e Shkallës së Parë në Krujë.

Arrestimi i fshatarëve, policisë i ikën “peshku i madh”

Policia e Shtetit dhe ministri Sandër Lleshaj nxituan që t’a quanin një super-sukses këtë operacion, i cili siç thotë edhe gjykata në këtë vendim, të siguruar nga Dosja.al, nuk mund të mbajë të arrestuar një grup njerëzish, të cilët kanë biseduar me njëri-tjetrin në telefon, dhe flasin për…ujin.

I akuzuari kryesor si pronari dhe trafikuesi i parcelave me kanabis në Krujë, sipas prokurorisë është Astrit Rryçi, 41 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, me bëmat e të cilit do t’ju njohim më poshtë . Autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk arritën të arrestonin pronarin e vërtetë të drogës, por prangosën disa fshatarë me pretendimin se kanë informuar dhe bashkëpunuar me Rryçin, duke lejuar që ‘peshku’ i madh’ të largohet.

‘A ka ra ujku, ma jep ujin një orë e gjysëm të ujis hardhitë e reja’-kodet e fshatarëve me Rryçin

Në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, është edhe një nga bisedat ku prokuroria është bazuar për të kërkuar arrestimin e personave të sipërpërmendur.

Sjellim komunikimin e personit të akuzuar Muharrem Kulla, me numër telefoni (0692456016) me pronarin e parcelave të drogës, Astrit Rryçi, (0684553473). Në bisedën e dytë mes Rryçit dhe Ramiz Kullës, ky i fundit i kërkon ujin për të ujitur hardhitë e reja, që sipas prokurorisë është kodi për bimët narkotike.

0692456016:- A i rujte damoten o Lec

0684553473:-As pa me ta sjam

0692456016: ku je ke shpaja

0684553473:-tu pre jonxh jam

0692456016: a i ke lëshu lopët, naka ra ujku ke kulla hasanit, se ka ra ujku

0684553473:-a ka ujku sak, a je tu talle

0692456016: në faqen e hasanit është ulur tu pushu iherë

0684553473:-ku i thu kulla Hasanit

0692456016: ke kulla faqe këtej

0684553473:-nga Marmi

0692456016: në faqen këtej

0684553473:-matane drone

0692456016: po tu vrejt nga ty është

0684553473:-si tu vrejt nga unë

0692456016: tu pa nga ti janë më thanë barinjtë se janë tu pa nga tej

0684553473:- a kanë dalë në Brret

0692456016: janë 15 tufa rresht

0684553473:- e kam dëgju se do vijnë ujqërit

0692456016: në cep kullës Hasanit tu vrejt andër ke kulla Hasan Danit

0684553473:-e kam dëgju se kanë thënë 10 ditë rresht

0692456016: në to nuk lehin as qentë

0684553473:-jo, jo, se i sheh tu afru këtej ma ba një zile

0692456016: po, po

0684553473:-ore për të erdhë kanë, ske ci bën të marrin në qafë.

Biseda e dytë e përgjuar, mes Ramiz Kullës dhe Astrit Rryçit:

0692456016: He Ner

0685836960: A mund të ma japësh ujin një orë  e gjysëm pas mbrëmjes ti ujis nja 10-20 rrënjë hardhija të reja

0692456016: Pore pse jo

0685836960: E të rujt Zoti, si ta freskoj ta lësho Skënderi në vend. Se të kallzoj kur ta lëshoj.

Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe përgjimet që prangosën fshatarët e Krujës

Janë këto dy biseda që kanë sjellë arrestimin e fshatarëve, të cilët sipas prokurorisë akuzohen se kanë ndihmuar Astrit Rryçin të kultivojë lëndë narkotike, por edhe e kanë sinjalizuar për veprimet e policisë së Shtetit. ‘Ujku’ në përgjime është policia, ndërkohë që ‘domatet’, hardhitë, bagëtitë, lopët, dhitë’, janë kodet e përdorura mes tyre për kanabisin. Megjithatë, kjo provë për gjykatën e Apelit në Tiranë nuk është e mjaftueshme për të mbajtur në burg tri të arrestuarit.

Kush është Astrit Rryçi? I forti i Niklës, pjesë e bandës së Hakajve, vrau Artur Kolën për prostitutat shqiptare në Itali

Astrit Rryçi është i njohur për drejtësinë shqiptare, dhe atë italiane. Ai është arrestuar në vitin 2015 në Itali, pasi akuzohej për një vrasje të kryer në vitin 2005 në Venecia. Rryçi u dënua nga gjykata e Apelit në Venecia me 23 vite burg, pasi akuzohet se vrau në një pikë Artur Kolën.

Drejtësia italiane nxorri si shkak për vrasjen, rivalitetin mes bandave shqiptare për kontrollin e prostitucionit në rrugën Terraglio. Pritej që ai të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur dënimin, ndërkohë që lirimi i tij ,është edhe më i çuditshëm, duke nxjerrë sërish në dukje masakrën që kanë bërë gjykatat shqiptare, në dhënien e drejtësisë.

Një vit pasi u arrestua për vrasjen e Artur Kolës, Astrit Rryçi bie sërish në prangat e policisë shqiptare. Operacioni “Shënjestra”, goditi bandën e Niklës me 21 dhjetor 2016, ku u arrestuan 9 persona mes tyre edhe Astrit Rryçi.

Mes të arrestuarve ishin pjesëtarë të fisit Bami dhe Haka, dy familje të njohura për një sërë ngjarjesh kriminale në zonën e Niklës. Bashkë me Rryçin u arrestua edhe Mareglen Haka, (një muaj më parë iu bë atentat, lexo këtu), Edison Pula, Ilir Caca, Klaudio Ismalaja, Muharrem Sheta, Fadjol Anamali, e Arjan Ademi. Akuzat për grupin e Niklës nisnin nga trafiku i drogës tek tentativat e vrasjes për atentateve me tritol, vjedhjeve me dhunë, kërcënimit, e kundërshtimit të policisë.

Edhe për këto akuza Astrit Rryçi ia doli të bindte gjykatën dhe të fitonte lirinë, për t’u rikthyer në vëmendje të medias në gusht të këtij viti, ku ai është skeduar nga prokuroria si pronari i parcelave me kanabis, që ka bërë për bashkëpunëtorë, jo pak, por plot 19 fshatarë të zonës së Krujës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit rryci banda e niklës grupi i hakajve malesia e krujes mareglen haka muharrem kulla operacioni malesia e krujes astrit rryci banda e niklës grupi i hakajve malesia e krujes mareglen haka muharrem kulla operacioni malesia e krujes


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...