LIVE UPDATES
Bota

“Koronavirusi u krijua në laborator, është një armë lufte biologjike”

24 February 2020, 12:47 Nga DOSJA
“Koronavirusi u krijua në laborator, është një

KINË– Kjo është ajo çfarë pohon profesori në një videointervistë të dhënë saitit Geopolitics dhe Empire. Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e Illinois, më 1989 ka hartuar Aktin për Armët Biologjike, ligjin për anti-terrorizmin në lidhje me armët biologjike.

Boyle mbështet që koronavirusi, “një armë lufte biologjike potencialisht vdekjeprurëse “, që dyshohet se “shpëtoi nga një laborator i sigurisë së lartë” në Wuhan. Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen, ndërsa tani po merr masa drastike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund ta dinte”.

Pozicioni i profesorit të Universitetit të Illinois është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi përhapet nga tregu i peshqve në Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit. Ditët e fundit, revista The Lancet kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit që daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut Wuhan. “Nga 41 rastet e para të ekzaminuara nga ekipi kinez i kërkimit i udhëhequr nga Chaolin Huang, nga spitali Jin Yin-tan në Wuhan, 27 persona (66%) kishin qenë në atë treg që nga 10 dhjetori”, shkruan “TG4”.

Si mbërriti koronavirusi në Kinë?

Në mars të vitit 2019, një dërgesë misterioze e Laboratorit Biologjik të Kanadasë përfundoi në Kinë. Incidenti shkaktoi një skandal të madh, me shumë ekspertë dhe agjenci inteligjence që pyesin pse Kanadaja po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë. Ngjarja u la në harresë më kalimin e kohës, por u risoll me vëmendje pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë. Dërgesa misterioze nuk ishte asgjë tjetër, veçse disa mostra të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse, përfshirë mes tyre edhe koronavirusin që po përhapet me shpejtësi në mbarë globin.

Sipas një investigimi të gazetës “Great India”, Kina e mori koronavirusin nga Kanadaja, me qëllimin e vetëm për ta kthyer në një armë biologjike në laboratorin e saj në Wuhan.

Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”, një nga mediat më serioze në Azi. “Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan. Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo koronavirusin”, thekson gazeta.

Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të koronavirusit në Kinë. Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit nga 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë. Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.

Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi. Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoni nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.

Si u kthye në “armë” biologjike?

“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 20 milje larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu. “Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armë biologjike,” tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.

Sipas tij, laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm. “Koronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri” thotë Shoham.

Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen  në armë biologjike.

“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete,” tha ai. “Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.

Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.

“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një  vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka dhene asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike  ë Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.

Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, koronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.

Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik nderkombëtar.

I pyetur nëse koronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.

“Në këtë pikë, nuk kam dyshim se koronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetmë është përse?”

Marrë nga GazetaSi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armë lufte biologjike koronavirusi në kinë koronavirusi u krijua në laborator armë lufte biologjike koronavirusi në kinë koronavirusi u krijua në laborator


Sondazh

Bota 24 February 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...

Bota 24 February 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin