LIVE UPDATES
Ekonomi

Mënyra e duhur si të punoni nga shtëpia në kohë Koronavirusi pa u stresuar

15 March 2020, 14:36 Nga DOSJA

TIRANË–Është reale të mendosh se kalimi në “zyrën e shtëpisë” do të bëhet normale, diçka e re për shumë prej nesh gjatë kësaj kohe, duke marrë parasysh njoftimin e së mërkurës nga Organizata Botërore e Shëndetit se koronavirusi ka arritur zyrtarisht në statusin e “pandemisë”.

Disa punonjës do të punojnë nga shtëpia për herë të parë, dhe me siguri kanë hasur vështirësi pasi nuk arrijnë ta konceptojnë sesi punohet nga shtëpia.

Por kurrsesi puna nga shtëpia nuk do të thote të ulësh rezultatin krahasuar me punën në zyrë.

Ka shumë mënyra për të dhënë rezultate dhe për të shmangur situatat e tensionuara, përmes bashkepunimit të mirë dhe komunikimit sistematik me kolegët e punës. Mënyra  sesi bisedoni me ekipin tuaj është faktori kyç.  Mundohuni të keni komunikim në këtë kohë Koronavirusi. Çelësi për të punuar nga shtëpia, është komunikimi i qartë me shefin tuaj, dhe të dini saktësisht se çfarë peitshmërish kanë nga ju.

Shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre në ambinente të përbashkëta me shefin e tyre, domethënë komunikimi është më i lehtë sesa kur jeni në distancë.

Por komunikimi tek puna në distancë është teje i nevojshëm, prandaj dhe prishja e komunikimit ka gjasa të ndodh nëse vendi stafi juaj i punës nuk është mësuar të punojë në distancë.

“Menaxheri juaj mund të mos jetë mësuar të administrojë njerëzit në këto lloj situatash me praktika jo të zakonshme, për shembull kompania juaj mund të mos ketë një grup mjetesh të gatshme për punëtorët në distancë, siç është aplikacioni i bisedës “Slack” ose aplikacioni i tele konferencave.”- thotë Larson. Por edhe për ata që janë mësuar me këto aplikacione, të punosh nga shtëpia të bën të ndihesh i pa strukturuar në punë dhe i izoluar.

“Vitin e kaluar, një studim i 2.500 punonjësve nga agjensia e zhvillimit të markave në internet Buffer, zbuloi se vetmia ishte sfida e dytë më e raportuar, e përjetuar nga 19% e të anketuarve. Vetmia mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më pak të motivuar dhe më pak produktivë. Pa ide, të shpërqendruar, prandaj gjendja shpirtërore mund të jetë një problem i vërtetë për punën e njerëzve në distancë.”– thotë Sara Sutton, një pedagoge e menaxhimit në Universitetin Verilindor në Boston.

“Trajtojeni si një punë të vërtetë. Ekzistojnë gjithashtu disa këshilla të pa shkruara për punën nga shtëpia. Për shembull, fakti që keni mundësinë të rrini me pizhame në shtëpi nuk do të thotë që duhet të bëni çdo ditë. Bëni nje dush dhe vishuni si çdo ditë tjetër, jo me pizhame. Trajtojeni si një punë të vërtetë.”- shton ajo.

Nëse nuk keni një zyrë në shtëpi, bëni gjithçka për të krijuar një hapësirë ​​të vërtetë pune, të lejuar ekskluzivisht për punë.

“Mosekzistenca e një hapësire të pajisur mirë për zyrë në shtëpi, ku njerezit mund të fillojnë punën nga distanca mund të shkaktojë një ulje të përkohshme të produktivitetit.”-shpjegon Sutton.

Ajo thotë se, më shumë se nje monitor (jo thjeshtë një laptop), një tastierë dhe mause e bëjnë punën më produktive në shtëpi. Prandaj, në vend që të shtriheni në shtrat me një laptop, provoni diçka që ju ndihmon më shumë. Krijoni kufij brenda shtëpisë tuaj, që anëtarët e familjes tuaj të kuptojnë se ju po punoni kur dera është e mbyllur.

Në një studim të 7,000 punëtorëve vitin e kaluar nga FlexJobs, 65% thanë se ata janë më produktivë kur punojnë nga shtëpia, duke përmendur përfitime si më pak ndërprerje nga kolegët, politikë minimale të zyrave dhe reduktim të stresit nga rruga për në punë.

Megjithatë është gjithashtu e rëndësishme të programoni ditën tuaj. Është shumë e rëndësishme të bëni nje programim te ditës tuaj, e ta menaxhoni punën sa më mirë nga shtëpia në mënyrë që të keni edhe produktivitet të lartë. Për 20 minuta mendoni se po pini kafen e mëngjesit para pune, prandaj dhe mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpinë tuaj që më pas të nisni një ditë të mbarë në punën nga shtëpia.

MOS lejoni t’iu pushtojë frika

Shmangni ndjenjën e “izoluar” por krijoni tavolinën tuaj të punës për të mos e stresuar shumë veten.

“Koronavirusi po i shtyn të gjithë në këtë lloj ekstremi që të punojnë nga shtëpia,”- thotë Nicholas Bloom, një profesor i ekonomisë në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Ai thotë se ka dy lloje të punës nga shtëpia: punë afatshkurtër ose rastësore nga shtëpia, dhe punë e përhershme ose me kohë të plotë nga shtëpia.

“Është njëlloj si të krahasosh ushtrimin e lehtë me një maratonë.”-thotë ai.

Bloom thotë se vetëm 5% e forcës punëtore të SHBA.-së, raportojnë se ata punojnë nga shtëpia me kohë të plotë. Me përhapjen e koronavirusit nuk është e qartë se sa kohë njerëzit do të jenë në shtëpi, gjë që paraqet probleme shtesë.

Prindërit, për shembull, do të kenë më shumë punë nëse fëmijët janë në shtëpi sepse shkollat ​​janë të mbyllura. Menaxherët duhet të kenë komunikim të ngushtë me stafin, ata duhet të kuptojnë punonjësit e tyre sepse është jetike.

Izolimi i zgjatur gjithashtu mund të ndikojë potencialisht në jetën dhe produktivitetin e njerezve.

Kjo është arsyeja pse Larson sugjeron që skuadrat dhe stafet e kompanive të përpiqen të mbajnë një komunikim të ngushtë nga distanca të largëta.  Sutton gjithashtu mbështet idenë e përkthimit të veprimtarive shoqërore në zyrë në një mjedis online.

“Festoni ditëlindje, vlerësoni publikun për qëllimet e arritura dhe projektet e përfunduara. Ndani biseda te shkurtra online, që më parë i ndanit rastësisht me kolegët kur ngriheshit nga tavolina për të marrë ujë tek ftohësi uji. Jini të motivuar, mos bëni gabime, këto janë kohë stresuese.”– thotë ajo.

“Në përgjithësi, një periudhë afatshkurtër për të thënë dy deri në katër javë duke punuar me kohë të plotë nga shtëpia, unë mendoj se do të ishte e dhimbshme ekonomikisht dhe personalisht, por e durueshme. Një periudhë më e gjatë, të themi, dy ose tre muaj pune me kohë të plotë mund të çojë në kosto serioze ekonomike dhe shëndetësore.” -thotë Bloom.

Nëse jeni menaxher, ju takon të keni një komunikim të qartë dhe është gjithashtu e rëndësishme të mbani qetësinë.

“Është e lehtë të stresohesh apo të dëshpërohesh këto ditë.”-thotë Larson.

Nëse jeni menaxher, pranoni se keni stres dhe vështirësi. Detyra juaj është të jeni një nxitës për ekipin tuaj.

Shqipëria ka tre ditë që është izoluar si shkak i masave që qeveria ka marrë ne përpjekje të mos përhapjes së koronavirusit. Prandaj shumë kompani kanë nisur punën nga shtëpia pa ditur ende sesa mund te zgjasë kjo situatë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Përshtatur nga  BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi obsh puna nga shtepia koronavirusi ne shqiperi obsh puna nga shtepia


Sondazh

Ekonomi 14 March 2020, 07:52

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

TIRANË– Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin