LIVE UPDATES
Bota

Zbuloi sekretet e fruthit dhe kolerës, profesori epidemiolog zbulon të pathënat për koronavirusin: Është i ashpër

18 March 2020, 13:37 Nga DOSJA
Zbuloi sekretet e fruthit dhe kolerës, profesori epidemiolog zbulon të

TIRANË– Ndërkohë teoritë e përhapjes së virusit janë të shumta, dhe askush nuk ka dhënë një  version përfundimtar, Justin Lessler, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg ka dhënë një intervistë përmes telefonit për zhvillimet më të fundit dhe njohuritë që ai ka rreth pandemisë së koronavirusit.

Ai ka studiuar epidemitë e gripit, fruthit dhe kolerës, gjithashtu është i interesuar në modelimin e dinamikës së transmetimit, si një metodë për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Informacionet që ai ka dhënë hedhin  dritë në mënyrën se si janë shtuar njohuritë tona mbi pandeminë, çfarë mund të mësojmë nga përgjigjet e qeverive të ndryshme edhe  shihetqë të moshuarit  janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje. .

Si ka ndryshuar perceptimi i jonë i koronavirusit gjatë muajit të kaluar?

Mendoj se ka ndryshuar në një sërë aspektesh. Disa prej të dhënave të reja kanë konfirmuar disa elemente të cilat i dyshonim nga SARS dhe koronaviruse të tjera, por nuk ishim të sigurtë. Tani kemi një perceptim shumë më të mirë të asaj që është periudha e inkubacionit dhe koha e gjenerimit, që është koha ndërmjet momentit kur një person është i infektuar dhe kur ai fillon të infektojë dikë tjetër.

Ne kemi filluar gjithashtu të mësojmë shumë më tepër se sa infektiv është dikush dhe në cilin kontekst është infektiv. Tani është shumë e qartë shpërndarja e vdekshmërisë sipas grupmoshave. Është i ashpër, me më të moshuarit ku kap nivele mjaft të larta të vdekshmërisë, kurse te fëmijët e vegjël në thelb, nuk ka vdekje. Por ne tani dimë që fëmijët infektohen. Është e paqartë pse nuk ka pasur më parë raste, por tani ne jemi relativisht të sigurt se ata infektohen. Ata thjesht nuk sëmuren.

A mund të jepni disa shifra për këto?

Bazuar në të dhënat nga Wuhan, rreth tetëdhjetë përqind e vdekjeve ndodhën tek ata të moshës gjashtëdhjetë plus. Më pak se një në një mijë kanë ndodhur në fëmijët dhe të rinjtë nën njëzet. Një shpërndarje ekstremisht e ashpër në moshë. Nga një studim që bëra me Shenzhen CDC. ka rezultuar, kjo duhet të aprovohet nga kolegët, pra është një artikull ende i pazbuluar që normat e infeksionit te fëmijët e vegjël të infektuar ishin të një niveli me ato të gjithë popullsisë. Por ne nuk po shohim fëmijë që shtrohen në spital dhe vdesin, kështu që e dimë se ata nuk janë simptomatikë.

A ia kemi idenë pse po ndodh kështu?

Nuk mendoj se e dimë ende me saktësi pse fëmijët nuk sëmuren. Kemi disa ide përse të rriturit më të moshuar mund të jenë duke vdekur me ritme më të larta se të rinjtë dhe fëmijët e vegjël. Por nuk kuptohet ende pse te fëmijët vepron kështu.

Sa u përket të moshuarve kemi tre teori kryesore. E para është se një nga receptorët e përfshirë në këtë virus është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare të cilat janë shumë të përhapura tek këto grupmosha. E dyta është se të moshuarit janë thjesht më të dobët në përgjithësi dhe popullatat që janë prekur më shumë kanë një përqendrim të lartë të tyre. Një teori e tretë është se bëhet fjalë për një lloj prirjeje imunologjike. Ideja është se njerëzit e një moshe të caktuar i janë ekspozuar disi një versioni të koronavirusit në jetën e tyre dhe në njëfarë mënyre sistemi i tyre i imunitetit ishte i parapërgatitur. Provat janë akoma të paqarta rreth këtyre teorive, por ato po mblidhen rreth njërës ose tjetrës.

Çfarë mendoni rreth idesë së mbylljes së shkollave?

Në të vërtetë, ende nuk e dimë rolin që fëmijët kanë në transmetimin e virusit. Ne e dimë se ata infektohen në mënyrat që ju thashë më sipër, por nuk e dimë nëse ata infektojnë të tjerët.

Nëse njerëzit po infektojnë njëri-tjetrin dhe fëmijët mund të infektohen, pse të mos jenë ata duke infektuar të tjerët?

Sepse ata rrallë po zhvillojnë simptoma të rënda. Dhe ka arsye për të besuar se, nëse keni simptoma të lehta, ka më pak të ngjarë të infektoni të tjerë. Kjo nuk do të thotë se asnjë fëmijë asimptomatik nuk do të infektojë kurrë një person tjetër, por ata le të themi, një në njëqind ka të ngjarë të infektojnë dikë siç bën një i rritur simptomatik.

Cilat janë mësimet më të mëdha nga Kina, Koreja e Jugut dhe Italia?

Ajo që Kina ka qenë në gjendje të bëjë është për t’u vlerësuar. Ata kishin një epidemi të egër që dukej jashtë kontrollit dhe duke mbyllur gjithçka ata arritën ta ndalonin epideminë në përhapje e sipër. Kjo ishte një arritje që të le pa fjalë, megjithëse me masa ekstreme që ne me të vërtetë do të preferonim të mos ndërmerreshin në shumicën e vendeve në botë. Nëse do të duhej t’i ndërrmernin ato kudo, pasojat e tyre mund të ishin vetë po aq të këqija sa vetë sëmundja. Italisë i është dashur të bëjë të njëjtën gjë. Koreja e Jugut ka përsëritur e përsëritur testet dhe mori masa më të moderuara të distancës sociale. Shpresojmë se do të arrijmë të kuptojmë se sa mirë po funksionon kjo, së shpejti.

Çfarë po ndodh me laboratorët që po punojnë në mbarë botën për zhvillimin e një vaksine? A është krijimi i saj efikas në një krize si kjo?

Vaksina është jashtëzakonisht e rëndësishme. Jam dakord me shqetësimin për ta testuar në njerëz para kohe. Komuniteti shkencor ka shfaqur disiplinë mjaft të mirë në këtë aspekt në të shkuarën e afërt. Kemi nevojë për një vaksinë. Një vaksinë mund të bëjë ndryshimin mes të kthimit të gjithë kësaj në një katastrofë dhe diçkaje që mund të kontrollohet dhe pakësohet. Pa një vaksinë, gjithçka që mund të bëjmë është të vazhdojmë kështu sa të mundemi. Kjo do të jetë një ndërrmarrje e vështirë. Një vaksinë, ose një trajtim tjetër mjaftueshëm efektiv është mundësia jonë më e mirë për ta bërë këtë një periudhë më pak të vështirë.

Ka shumë diskutime rreth distancës sociale. A u thua njerëzve në jetën tënde të përditshme që të izolohen? Apo është shumë ekstreme?

Çdo kujt në jetën time mbi moshën gjashtëdhjetë e pesë apo shtatëdhjetë vjeçare ia kam i thënë këtë. Kujtdo në grupe të tjera, të cilat janë në rrezik i kam thënë: Ju duhet të vetë-izoloheni. Kam inkurajuar të gjithë të tjerët që njoh të minimizojnë kontaktet që kanë, por, në këtë pikë, përpiqem të mendoj se çfarë është e pranueshme për ta personalisht.

Sa besim keni në përgjigjen e qeverive dhe a shqetësoheni për politizimin e shkencës në këtë situatë?

Thjesht përpiqem të bëj punën time, të përqendrohem të bëj atë që mundem dhe të bëj ndryshimin që mundem, përtej çfarëdo ndikimi që mund të kem. Do t’u përgjigjem atyre që unë i shoh si pyetje të rëndësishme për sëmundjen. Unë do ta shmang pyetjen tuaj, me fjalë të tjera.

Si është dita juaj këto kohë?

Si është dita ime? Kolegu im që po më viziton është duke qeshur sepse është rraskapitëse. Pasi zgjohem, çoj fëmijët e mi në shkollë, dhe pastaj unë jam duke punuar, kryesisht në lidhje me koronavirusin. Marr fëmijët në pesë e tridhjetë dhe i çoj për të fjetur në nëntë. Gruaja ime është mjeke specializante që punon natën, kështu që unë kam përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve. Dhe pastaj punoj deri në një ose dy, pastaj ngrihem në orën 4 të mëngjesit për biberonin e vajzës dhe mund të më duhet ta bëj sërish. Shpresoj që një ditë të mos bie në tokë pa ndjenja.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi: newyorker.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota justin lessler koreja e jugut koronavirusi ne shqiperi sars justin lessler koreja e jugut koronavirusi ne shqiperi sars

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin