LIVE UPDATES
Bota

Zbatoni “zonën e kuqe”, mënyra më e mirë për të sfiduar koronavirusin

11 March 2020, 14:10 Nga DOSJA
Zbatoni “zonën e kuqe”, mënyra më e mirë

ITALI– Koronavirusi ka “mbërthyer” botën mbarë, ndërkohë numri i viktimave dhe të infektuarve është gjithmonë e në rritje. Pas gjithë kësaj janë mjekët ata që duan të përballojnë gjithçka sa i përket fluksit nëpër spitale ku të sëmurët sa vijnë dhe shtohen.

Ndërkohë sipas ekspertëve ajo që duhet të bëjnë të gjithë, është të ndjekin trajektoren që përhapja e virusit ka ndjekur fillimisht në Kinë.  Si edhe të studiojnë hartën dhe skemën si përhapet Covid-19, për të qenë më të qartë nga çfarë duhet të bëjnë kujdes e të mbrohen.

Specialistët e kësaj fushe mendojnë se masat e forta për virusin janë marrë me shumë vonesë nga sa është përhapur koronavirusi. Prandaj më e mira për të përballuar këtë situatë është ndjekja e rregullave me përpikmëri, në mënyrë që të rrallohen rastet e koronavirusit.

Vetë epidemia aktualisht ka një origjinë të paditur, ajo është e fshehur, pavarësisht se u që ka shpëthyer nga një treg me mish të kafshëve të egra në Wuhan. Nga Wuhani më pas deri në Itali, ku tashmë është renditur vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi kinez, përhapja ka qenë shumë e shpejtë.

Pas momentit të shfaqjes për herë të parë, infeksioni si në rastin e Kinës evoluon duke u përhapur në shumë vende.

“Italia nuk është e ndarë në një zonë “të kuqe” në krizë dhe në një tjetër që, mirë a keq, po ia del mbanë. Siç nuk është e ndarë as Europa dhe pjesa tjetër e botës. Ky perceptim është i gënjeshtërt dhe i përkohshëm. Jemi të gjithë në faza të ndryshme të të njëjtit evolucion. Pra, çështja nuk është nëse do të mbërrijë apo jo. Çështja është dhe si. A krijon panik ky qëndrim? Absolutisht jo! Është një qëndrim që ndihmon parandalimin, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohemi tani, secili për veten e tij si fillim e së bashku si komunitet. Epidemia zhvillohet me kalimin e kohës dhe ne kemi nevojë të fitojmë kohë, sa më shumë kohë të jetë e mundur për të amortizuar ndikimin e saj, në mënyrë që sistemi shëndetësor të krijojë burimet e nevojshme e më pas të menaxhojë rastet. Ne nuk po ikim me vrap nga shpërthimi i një vullkani; ne të gjithë po frenojmë përparimin e diçkaje. Një sqarim për diferencat kohore; edhe numrat që raportohen çdo ditë ndodhen në pika të ndryshme të trajektores. Një analizë pozitive është një fazë e ndryshme e sëmundjes nga shtrimi në spital, nga shërimi ose vdekja. Pra, vdekjet e sotme u referohen analizave pozitive të shumë ditëve më parë. Prandaj, duhet pasur kujdes me konkluzionet e thjeshta aritmetike që dalin duke pjesëtuar një numër me një tjetër”- është shprehur bindshëm Paolo Giordano.

Ndër të tjera shkrimtari italian Paolo Giordano, shpjegon se njerëzit nuk duhet të mos besojnë, por t’u përmbahen rregullave bazike të publikuara nga institucionet shtetërore.

“Ata duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat. Edhe nga ana e ekspertëve pati vonesa: shpërndarja e informacionit të qartë dhe presioni ndaj institucioneve duhet të kishte filluar shumë më herët. Sfera e kristaltë në duart e tyre ishte kurba epidemiologjike kineze, e cila ishte disponibël online. Me sa duket, paragjykimi i vendndodhjes i ka rrënjët më të thella nga ç’mendohej.”-shkruan ai.

Gjithashtu  Giordano shkruan se të gjithë zonat e kuqe duhen respektuar, pasi në të  kundërt përhapja e epidemisë do të rritet e nuk do të ketë përmirësim.

 “Masat e vendosura në zonat e kuqe duhet të respektohen edhe nga jashtë, nga të gjithë, gërmë për gërmë dhe duke filluar menjëherë. Përndryshe, evolucioni i epidemisë do të jetë njësoj. Në përhapjen e një infeksioni, masat për ta menaxhuar janë shumë më pak efektive sesa ato për ta parandaluar. Prandaj, këto radhë janë një apel i trefishtë. Për institucionet, që të shmangin perceptimin e një Italie të ndarë dhe të një Italie më të prekur se vendet e tjera. Për qytetarët, për të gjithë ne, që të zbatojmë masat e kujdesit maksimal, edhe nëse situata në lagjen tonë duket “përgjithësisht e qetë”.”-ka përfunduar ai.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus, dhe është shënuar viktima e parë.

Burimi:  Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali paolo giordano koronavirusi ne itali paolo giordano

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin