Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Art&Argëtim
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez organizojnë "festën e pizhamave"/ Nga Kardashiant tek Ivanka Trump ja si u paraqitën të famshmit
Oprah Winfrey, Kylie dhe Kendall Jenner, nëna e tyre, Kris, Kim Kardashian, Ivanka Trump, Sydney Sweeney, Leonardo DiCaprio me partneren e tij, Vittoria Ceretti, dhe Usher ishin disa prej tyre.
29 June 2025, 12:12Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përmbyllën festimet e tyre tre-ditore të dasmës në Venecia me një festë të fundit të shtunën në mbrëmje, më 28 qershor. Personazhe nga më të famshëm u fotografuan duke shkuar në darkë, "festën e pizhamave", një ditë pas dasmës së çiftit në ishullin e San Giorgio Maggiore.
Oprah Winfrey, Kylie dhe Kendall Jenner, nëna e tyre, Kris, Kim Kardashian, Ivanka Trump, Sydney Sweeney, Leonardo DiCaprio me partneren e tij, Vittoria Ceretti, dhe Usher ishin disa prej tyre.
Kylie Jenner u fotografua në një varkë, teksa po shkonte drejt festës së shkëlqyer pas festës të shtunën në mbrëmje, e veshur me një bluzë të shkurtër argjendi Paul Aaron, një fund të bardhë dhe syze dielli të zeza. Në një atmosferë festive, ajo mbante një gotë verë, ndërsa motra e saj, Kendall Jenner bënte foton. Kjo e fundit zgjodhi një pamje më të sofistikuar për mbrëmjen, duke veshur një fustan vjollcë vintage Thierry Mugler.
Nëna e tyre, Kris Jenner, ishte po aq elegante teksa po largohej nga hoteli Gritti Palace me vajzat e saj. 69-vjeçarja kishte veshur një kostum me gri dhe të bardhë dhe syze dielli të errëta. Kim Kardashian zgjodhi një version më sensual të kodit të veshjes, duke u shfaqur me një korse, geta transparente dhe atraksione.
Ivanka Trump u shfaq me një fustan të zi Carolina Herrera për festën e fundit të festimit tre-ditor. Ajo e kompletoi pamjen me vathë dhe një çantë të vogël të zezë. Midis të ftuarve ishte Oprah Winfrey , e cila mori pjesë në festë e veshur me një kostum me pupla. Sydney Sweeney spikati me një fustan të zi me dantellë nga Galia Lahav që i shkonte për shtat trupit.
Leonardo DiCaprio u shfaq me një komplet pizhamash ngjyrë burgundy, të cilin e kombinoi me një xhaketë të zezë. Edhe një herë, ai u përpoq ta mbulonte fytyrën sa më shumë që të ishte e mundur me një kapelë. Partnerja e aktorit, Vittoria Ceretti, vodhi vëmendjen me një fustan të veshur më parë nga ish-e dashura e tij, Gisele Bundchen. Modelja 27-vjeçare e kombinoi fustanin vintage Dolce & Gabbana me një çantë dore që përshtatej me të.