Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit "Orange Club" dhe disa personave të tjerë.
SARANDË- Pamjet e plota janë publikuar nga sherri, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Mateo Bakalli, në një lokal në Sarandë. Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit "Orange Club" dhe disa personave të tjerë. Por, edhe pas ndërhyrjes së Bakalli, personat e pranishëm kanë vijuar përplasjen fizike. Ata madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili më pas ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë.
Në pamjet, shihet edhe momenti kur tre efektivë të njësisë ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të qetësuar situatën, pas thirrjes për ndihmë nga Bakalli. Lidhur me ngjarjen në pranga janë vënë 6 persona, Marjo Katiraj, Elgent Ndoj, Ardit Kasemi (Ushtarak), Faik Hoxha, Besnik Sullollari dhe Indrit Cullhaj, ndërsa në kërkim është shpallur Pjetër Doçi.
Ngjarja ka nxjerrë në pah edhe shkelje brenda radhëve të uniformave të plota, ku dy efektivë janë pezulluar nga detyra pasi punonin pa leje si roje në të njëjtit lokal dhe nuk ndërhynë për parandaluar përshkallëzimin. Mësohet se, Bakalli ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për dëmtimet e pësuara, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës./Dosja.al
foto ilustruese KORÇË- Një tërmet me magnitudë 3.1 të Shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm juglindje...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 m...
TIRANË- Sot mbahet protesta e 79-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Ura mbi lumin Ibër si simbol i lidhjes dhe ndarjes së Mitrovicës mes jugut e veriut KOSOVË- Ishte një ditë e zakonshme gushti...
pamjet VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Qishbardhë në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për për...
Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çm...
Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjith...
TIRANË- Cilat janë qytetet ku biznesi i qirasë afatshkurtër është më i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhënia sipas muaj...
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kth...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Shën...