Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
U sulmua pasi u zgjodh anëtar i GJK/ Lala i del në mbrojtje Asim Vokshit: Po i ben nder Kushtetueses
Me anë të një postimi në Facebook, Lala ka kujtuar një episod të ndodhur më parë, ku një magjistrat i ri nuk u emërua nga KLGJ, që drejtoheh në atë kohë nga Naureda Llagami, për shkak se e bënë agjent rus pa fakte.
10 November 2025, 18:11Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala i ka dalë në mbrojtje magjistratit Asim Vokshi, i cili u sulmua, pasi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një postimi në Facebook, Lala ka kujtuar një episod të ndodhur më parë, ku një magjistrat i ri nuk u emërua nga KLGJ, që drejtohej në atë kohë nga Naureda Llagami, për shkak se e bënë agjent pa fakte.
Lala ndër të tjera thekson në postimin e saj se Asim Vokshi është në ndër magjistratët që po i bën nder Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i Klodiana Lalës:
Nje magjistrat i ri (A.K) nuk u emerua nga KLGJ e Naureda Llagamit se e bene agjent me ca letra qe su hapen kurre. Tani qe Asim Vokshi u emerua ne Gjykate Kushtetuese pasi u rendit i pari nga KED duke lene pa karrige Naureden e bene "agjent" me letra.
Atehere e bejme keshtu: Nauredes i themi je agjente e ruseve (meqe eshte dhe bjonde)! Meqe jane barazim Asim Vokshi i ben nder Kushtetueses!/Dosja.al