15 July 2025, 16:04
Nga M.B
Pallati
VLORA- Policia e Vlorës ka bërë sot një njoftim që lidhet me pallatin ku dje u raportua se IKMT kreu kontrolle. Sipas njoftimit të policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për 53-vjeçarin Fatmir Halla dhe 51-vjeçarin Erjon Ahmataj të dy banues në Vlorë.
Bëhet me dije se ky procedim ndaj tyre erdhi pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, në Vlorë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Leja për këtë pallat me 8 kate ishte dhënë në korrik të 2021, ndërsa aktualisht punimet ishin në katin e dytë. Zhvillues është kompania "Armeer Konstruksion" dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”. "Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë.
vlora
Aktualitet
15 July 2025, 15:30
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një autobus në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë tunelit të Skërficës, &eum...
Aktualitet
15 July 2025, 15:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Administrata Tatimore ka bërë një njoftim ku informon se individët e regjistruar si “tregtarë a...
Aktualitet
15 July 2025, 15:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 67-vjeçar është arrestuar në Tiranë (rreth 1 javë më parë) nd&eum...
Aktualitet
15 July 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë një reagim lidhur me kontrollet e produkteve ...
Aktualitet
15 July 2025, 14:52
N.F
Foto
TIRANË- Çdo mall i blerë nga fermeri qoftë qumësht, mish, apo perime duhet të shoqërohet me faturë fiskale (...
Aktualitet
15 July 2025, 14:40
Green Coast
TIRANË- Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë ...
Aktualitet
15 July 2025, 14:23
N.F
Foto
TIRANË- Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të p...
Aktualitet
15 July 2025, 13:59
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë s&e...
Aktualitet
15 July 2025, 13:42
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar...
Aktualitet
15 July 2025, 13:30
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- I pandehuri i drejtësisë Skerdi Tase gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen &ldquo...