Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Konkretisht, “Principotes” rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 71-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica. Kjo e fundit është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Emri i tij lakohet nga mediat franceze, për mënyrën se si, Bekim Bulica po pastron paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil.

KSAMIL- Resorti “Principotes” ku u gjet i vrarë me thikë 21-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ndodhet përballë tre ishujve të Ksamilit. Ky kompleks u "lye" me gjak mëngjesin e kësaj të marte, pasi 29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata, pas një sherri të bërë gjatë festës me portugezin, e la të vrarë në shezlonget e resortit. Por “Principotes” nuk është një resort i thjeshtë, pasi pas tij fshihen personazhe të njohura të botës së krimit.
Konkretisht, “Principotes” rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 71-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica. Kjo e fundit është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Emri i tij lakohet nga mediat franceze, për mënyrën se si, Bekim Bulica po pastron paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil.
Prania e ndikimeve franceze në aktivitetin e Bulicës duket veçanërisht e theksuar, pasi “Principotes” mban një emër francez “La Guerre” (Lufta). Në këtë resort, çdo të hënë organizohen “Netët franceze” dhe pikërisht mbrëmjen e kaluar, ishte i ftuar një DJ francez, ku po festonte edhe i riu portugez, ku fatkeqësisht pushimet iu kthyen në fundin e jetës së tij.

Bekim Bulica është ekstraduar nga Franca në shkurt të vitit 2021. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C. Megjithatë nuk dihet se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli.
Por në shtatorin e e vitit 2023, emri i Bekim Bulicës shfaqet sërish. Ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome.
Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”. Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.
Edhe në maj të maj 2024, emri i Belim Bulicës qëndron në tituj krysorë në mediat franceze. Gazeta prestigjoze franceze Le Monde publikoi artikullin “Overdose”, ku përshkruante një shqiptar të identifikuar me pseudonimin “Zamir”, i cili drejtonte një nga call center-at më të lulëzuar të kokainës në Paris.
“Zamir”, shkruan Le Monde, kishte rrëmbyer dhe rrahur me shkopa bejsbolli një prej shpërndarësve të tij që u largua me gjysmën e klientelës, e më pas e kishte përhapur videon e rrahjes në rrjetet sociale për të frikësuar të tjerët. Redaksia franceze ia ndërroi emrin Bekim Bulices sepse personi ishte nën hetim nga Brigada Franceze e Narkotikëve.
Bëmat e Bekim Bulicës nuk mbetën me kaq. Sot ai është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Lidhur me ngjarjen që tronditi Ksamilin, policia ka shoqëruar edhe 42 persona të tjerë.
Si ndodhi ngjarja në Ksamil?
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez, Miguel Mendes, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata. Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të tjerë të përfshirë, të cilët e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.
Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Lidhur me ngjaren policia ka shoqëruar 42 persona. Në kërkim është shpallur edhe pronari i 'Principotes', Bekim Bulica. Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.
Kush është autori, Sokrat Vata?
Sokrat Vata rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ndërsa, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.
Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa. Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi. Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit.
Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës./Dosja.al
KSAMIL- Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis M...
Tirana GREQI- Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar i ndërtimit dhe energjisë, u arrestua më 12 qershor në Selanik mb...
KSAMIL- Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil. Blutë bëjnë...
KSAMIL- 38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 21-vjeçarit protugez&...
pamjet KSAMIL- Pamje të reja janë publikuar nga vendi i ngjarjes, ku u vra 21-vjeçari portugez, Migel Mendes. Në pamje, shihen&n...
GJIROKASTËR- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar n&e...
foto ilustruese SHBA- Një 37-vjeçar, i cili aktualisht jeton në Shqipëri, është paditur nga drejtësia ameri...
pamjet BERAT- Një autobus është shkrumbuar nga flakët paraditen e kësaj të marte në Berat. Bëhet me dije...
KSAMIL- Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes&rs...
Pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës LEVAN- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës, autorit 29-vjeçar, i c...